Në këtë studim shqyrtojmë njësinë sintaksore të përbërë prej dy (ose më shumë' njësish predikative, njëra prej të cilave tregon një pasojë, një rrjedhim a efekt të asaj aë thuhet në njësinë tjetër. Veç mjeteve të tjera, si mjet kryesor i vartësisë së fjalisë shërbejnë lidhëzat. Një njësi e tillë e p…
Linguisti francez, Mario Roques, i bani një shërbim të madh gjuhës shqipe kur ribotoi në v jetin 1932 — gati 300 vjetë pas botimit të parë Fjalorin latin-shqip të Frang Bardhit. Sipas parathanies, Mario Roques kishte në mend të bante një edicion të ri të teksteve të vjetra shqipe, por përfaqësuesi i…
Në kumtesën tonë që u lexua në Konferencën e parë të Studimeve Albanologjike ne përmendëm shkarazi si veçori të toskërishtes veriore edhe disa tipare që paraqesin pika kontakti me gegërishten jugore. Kësaj here këtë problem duam ta bëjmë objekt të një vështrimi të veçantë për t ’i parë në mënyrë më …
Tematika e planit të punës shkencore të Institutit të Historisë e të Gjuhësisë për vitin 1964 ishte mjaft e gjerë. Ajo përfshinte një varg detyrash, kryerja e të cilave shënon në disa drejtime hapa të reja përpara për shkencat tona albanologjike. Në vargun e sukseve dhe realizimeve të përbashkëta të…