632 results

Page 22 / 53

Inovacionet në mësim – rëndësia e tyre

Luljeta Shala · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Duke pasur parasysh ndryshimet që janë bërë në Kosovë nga periudha e pasluftës deri me sot, shohim se sistemi edukativ është reformuar në një masë të konsiderueshme, mirëpo sa ka pasur sukses dhe sa kanë ecur me kohë, në hapa të sigurt, ende mbetet të shohim. Risitë janë të domosdoshme në çdo sistem…

Klasat e bashkangjitura, mundësi integrimi apo segregimi për fëmijët me nevoja të veçanta

Sahare Reçica
Arsimi special në Kosovë daton që nga vitet e pesëdhjeta. Deri para pak vitesh, në të kanë qenë të përfshirë një numër i kufizuar i nxënësve, kryesisht në shkolla speciale në disa qendra të arsimit special dhe në gjashtë klasa të bashkangjitura sa ishin në Kosovë deri në vitin 2000. Pas luftës, refo…

Gjendja socio-ekonomike në arsimin parauniversitar në Kosovë (2000-2010)

Bekim Morina · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Lufta e fundit në Kosovë, përveç humbjeve në njerëz, solli edhe shumë probleme sociale dhe ekonomike në shoqërinë kosovare, sidomos në fushën e arsimit. Si pasojë e kësaj, në 10 vitet e fundit, arsimi parauniversitar u ballafaqua me vështirësi të shumta socio-ekonomike: mungesë të infrastrukturës s…

Arsimi dhe aftësimi i të rriturve në Kosovë

Haxhere Zylfiu · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Arsimi gjatë gjithë jetës (arsimi dhe aftësimi i të rriturve si pjesë integrale e tij) është përgjigje ndaj ndryshimeve të mëdha, të shpejta dhe të vazhdueshme shoqërore, duke synuar që të jetë në funksion të plotësimit të nevojave të individit karshi këtyre ndryshimeve. Zhvillimet tekniko-teknologj…

Arsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë

Sahare Reçica · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Arsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë filloi në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XX, kur edhe u hapën klasat - shkollat speciale në katër qytete të vendit, të ndara sipas llojit të dëmtimeve, të cilat kanë funksionuar në bazë të modelit të shkollave speciale në ish- Jugosllavi. Sistem…
OA Univers SQ

Marrëdhëniet shqiptaro-austriake në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës (gjysma e dytë e shek. XIX dhe gjysma e parë e shek. XX)

Prof. dr. Mahir Hoti
Për Shqipërinë dhe shqiptarët, Austria përbën një emër disi të veçantë edhe në planin historik si faktor i jashtëm më i rëndësishmi në çështjen e Pavarësisë së Shqipërisë. Qëndrimi i Austro- Hungarisë spikat veçanërisht në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913 rreth kufijve tanë. Nuk është e …
OA Univers SQ

Kuvendi Kombëtar i Mukjes dhe rëndësia e tij historike

Uran Butka
Mbledhja e Mukjes, që ka dimensionet dhe vlerat e një kuvendi kombëtar, u zhvillua më datat 1–3 gusht të vitit 1943. Në një kapërcyell kohësh: në prag të kapitullimit të Italisë fashiste dhe të pushtimit gjerman të Shqipërisë; në një udhëkryq të historisë sonë: në prag të bashkimit kombëtar në luftë…