4,014 rezultate

Faqja 23 / 335
OA Univers SQ

Disa gabime në përkthimin e terminologjisë fetare dhe drejtshkrimin e tyre

Liridon Kadriu
Përmes këtij punimi, kam paraqitur shkurtimisht disa terma fetarë, të cilët, sipas mendimit tim, janë përkthyer gabimisht në shqip dhe po humbasin kuptimin e tyre thelbësor duke marrë një kuptim dytësor, madje në disa raste një kuptim krejtësisht të ndryshëm. Le të marrim si shembull fjalën “Haxh”:…

Analiza e strukturave usûl dhe makam të këngëve popullore turke të mbledhura në Kosovë ndërmjet viteve 1965 dhe 2020 me qasjen 'Bërthamë melodike'

Ümit Fışkın
Rajoni i Kosovës ka trashëguar një sasi të konsiderueshme të kulturës, artit dhe arkitekturës nga Perandoria Osmane, nën sovranitetin e së cilës qëndroi për shumë vite. Komunitetet që jetojnë në këtë rajon janë të ndikuara nga muzika makam pavarësisht dallimeve etnike. Në territoret në ndikimin e mu…

Bektashizmi si model dhe metaforë e "Islamit Ballkanik"

Piro Rexhepi
Ky punim shqyrton në mënyrë kritike ndërveprimin midis Islamit dhe politikave të zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkan, duke u fokusuar në ndërtimin e një “Islami Ballkanik” të homogjenizuar. Duke përdorur një kornizë dekoloniale, studimi mbështetet në mendimin islamik dekolonial të Sirin Adlbi…

Huazimet turke në studimet e Eqrem Çabejit

Liridona Bërkolli · University of Prishtina
Ky artikull analizon rolin e Eqrem Çabejit si studiues i ndikimeve të gjuhës turke në shqip. Liridona Bërkolli shqyrton kontributet e Çabejit në studimin e turqizmave, duke theksuar rëndësinë e këtyre huazimeve për të kuptuar ndërveprimet historike dhe gjuhësore midis shqiptarëve dhe osmanëve.

Dy dorëshkrime të panjohura të fjalorit turqisht-shqip “Dürre-i Manzûme”

Güler Doğan Aveberk · Marmara University
Në këtë studim është shqyrtuar një temë që deri më tani në Turqi nuk njihet mirë në studimet e fjalorit në vargje. Do të prezantohen dy kopje të reja dorëshkrimi të fjalorit poetik turqisht-shqip me emrin Dürre-i Manzûme, të cilat janë konfirmuar në Bibliotekën Kombëtare të Egjiptit, nga i cili der…

Dritëro Agolli për marrëdhëniet shkrimtar - gjuhë e veprës letrare

Valter Memisha
Dritëro Agolli është një nga personalitetet më të spikatura në kulturën tonë kombëtare bashkëkohore. Vepra e tij, me vlerat e shumta që mbart e me mesazhet domethënëse që shpërfaq, lehtësisht të drejton te lajtmotivi Mos i kërko vendit tënd se çfarë ka bërë ai për ty, por çfarë ke bërë ti për të. Je…
OA Optime SQ

Ri-ndërhyrja kirurgjikale, në zëvendësimin e valvulës aortale pas zëvendësimit të mëparshëm transkateteral(tavr) të valvulës aortale kundrejt atij kirurgjikal (savr): ç’na mëson eksperienca perëndimore

Arber Aliu, Klodiana Duriçi, Ira Lazo, Altin Veshti
Hyrje Nevoja për ri-ndërhyrje të valvulës aortale në Shqipëri sa vjen e rritet. Për faktin edhe të vetë rritjes së moshës mesatare rritja automatike e pacientëve me indikacion për kirurgjinë e valvulës së aortës është faktike. Vetëm në 2 vitet e fundit në qendrën tonë janë realizuar 8 (tete) …
OA Optime SQ

Pjesëmarrja e Shqipërisë në skuadra të përbashkëta hetimore me agjencitë ligjzbatuese të Bashkimit europian

Maend Kullaj
Një emërues i përbashkët i Bashkimit Europian dhe shteteve të treta është vullneti për të luftuar kriminalitetin e rëndë, veçanërisht atë në formën e organizuar, i cili nuk njeh kufij shtetërorë. Krijimi dhe funksionimi i organeve ligjzbatuese të pavarura në nivel europian si EUROPOL, EUROJUST, FRON…