623 results

Page 25 / 52
OA Univers SQ

Fjalor i emërtimeve të shkurtuara në shqipe

Prof. As. Dr. Valter Memisha, Manjola Bregasi
Emërtimet e shkurtuara janë bërë një dukuri shumë e përhapur, veçanërisht në ditët e sotme. Ato janë shndërruar në realitete gjuhësore, sidomos në gjuhën e shkruar dhe tashmë shpesh flitet për to si realitete leksikografike. Dihet se krijimi i emërtimeve të shkurtuara është një prirje e brendshme e …
OA Optime SQ

Dallimet gjuhësorë në ligjërimin mediatik para dhe pas tranzicionit në Shqipëri

Elona Limaj
Qëllimi i këtij studimi është të identifi kojë dhe të analizojë dallimet në ligjërimin mediatik para dhe pas viteve ´90-të, duke u bazuar në artikujt e gazetave shqiptare në kohë të ndryshme. Është zgjedhur si objekt studimi gjuha e gazetave, pasi gjuha e medias ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e gju…
OA Optime SQ

Vlerësim teorik i rritjes së aftësisë mbajtëse të trarëve b/a duke përdorur përforcimin me FRP

Enio Deneko, Altin Bidaj, Anjeza GJINI
Gjatë jetës së tyre, aftësia mbajtëse e strukturave të betonit të armuar mund të mos jetë më adekuate për sa u përket funksioneve statike e dinamike të parashikuara në projekt, kjo për arsye të amortizimit të strukturës apo ndryshimit të destinacionit dhe qëllimit të përdorimit të saj. Për këtë ars…
OA Optime SQ

Ndërlidhja midis patologjive orale dhe sëmundjeve sistemike

Erda Qorri, Artan Mesi, Aida Ymeri, Rezart Qorri
Shumë sëmundje sistemime, siç janë diabeti, artriti, osteoporoza, AIDS, si dhe terapitë për sëmundjet sistemike, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi, mund të komprometojnë indet e buta të kavitetit oral. Si pasojë, në kavitetin oral shfaqen lezione të ndryshme patologjike, të cilat mund të je…
OA Optime SQ

Efektet e pandershmërisë akademike tek studentët

Drilona Llangos
Pandershmëria akademike e studentëve është një fenomen botëror, nga i cili nuk “shpëton” dhe sistemi ynë arsimor, por ndërsa rastet nga bota publikohen dhe për to merren masa ndëshkuese konkrete, në shkollat tona dëgjojmë përditë raste të kopjimit apo formave të tjera të pandershmërisë akademike dhe…
OA Optime SQ

Vlera e kortizolit të lirë urinar në diagnostikimin e sindromës Cushing: Eksperienca jonë

Blertina Dyrmishi, Taulant Olldashi, Gentian Vyshka, Elvana Rista et al.
Qëllimi i këtij studimi ka qenë vlerësimi i sensitivitetit të përdorimit të kortizolit të lirë urinar në diagnostikimin e sindromës Cushing dhe krahasimi i saj me testin e frenimit me dexametazon. Nëntëmbëdhjetë raste të diagnostikuar me sindromën Cushing, insufi ciencën adrenale kronike dhe incide…
OA Optime SQ

Rezultatet fillestare të politikës arsimore dhe kulturore të qeverisë së Vlorës

Nevila Mehmeti, Ndriçim Mehmeti
Studimi sjell në vëmendje një nga çështjet kryesore me të cilat u përball qeveria e përkohshme e Isamil Qemalit menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Duhet thënë që në fi llim se shqiptarët e kishin të ndaluar përdorimin e gjuhës shqipe nën sundimin e Perandorisë Osmane e për pasojë, …
OA Optime SQ

Kartat themelore të shtetit Shqiptar dhe rëndësia që ato i kanë dhënë parimit të laicizmit

Ismail Tafani, Fatmir Tartale
Nё Deklaratёn e Pavarësisë, edhe pse jo nё mёnyrё eksplicite, shprehet njё formё ndarjeje midis shtetit dhe besimit fetar, kjo pёr tё bёrё tё mundur qё shteti i ri tё mos kishte infl uencё osmane nёpёrmjet besimit islam. Statuti Organik i Mbretёrisё Shqiptare e parashikoi tё shprehur pёr herё tё par…
OA Optime SQ

Përcaktuesit makroekonomikë dhe bankarë të përfitimit të bankave në Shqipëri

Fatmira Kola, Erjon Sula
Sektori bankar ka një rol kyç në zhvillimin ekonomik të një vendi. Ekonomitë e vendeve në zhvillim karakterizohen nga kërkesa e lartë për kredi duke rritur investimet. Rritja e kreditimit gjeneron të ardhura nga interesat për bankat. Këto të ardhura janë edhe më të larta në rastet kur tregu karakter…
OA Optime SQ

Përdorimi i specialiteteve antigrip: Siguria dhe efikasiteti i tyre

Joana Mihani, Suela Këlliçi, Aida Dama, Besian Abazi
Qëllimi primar i këtij studimi është të paraqesë një vlerësim të konsumit të specialiteteve antigrip në Shqipëri përgjatë vitit 2013 dhe të bëjë një krahasim të treguesve të konsumit me incidencën e gjendjes gripale të raportuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Meqenëse, specialitetet antigrip jan…
OA Optime SQ

Studimi me teknikën e kromatografisë të gaztë i vajit esencial për popullatën e pinus nigra, Shqipëri

Aurel Nuro, Jonida Salihila, Elda Marku, Dorina Shëngjergji et al.
Pinus nigra nga zona të ndryshme të Shqipërisë ishte objekt i këtij studimi. Pinus nigra është një pemë e zakonshme e pyjeve të Mesdheut, gjendet në zonat pyjore dhe në zonat e shkurreve. Gjendet duke fi lluar nga niveli i detit deri 2000 m lartësi. Pinus nigra është një pemë e madhe halore me gjel…