589 rezultate

Faqja 27 / 50

Gjurmë të vendbanimit parahistorik dhe antik në zonën e Vojdullit

Berat Ademi
Në këtë punim trajtohet një vendbanim disa-shtresor i zbuluar së fundmi, gjurmët e të cilit përkojnë me epokën para-historike (bronz i hershëm, bronz i vonë dhe hekur i hershëm) dhe antike të vonë. Ky vendbanim, që ndodhet në zonën e Vojdullit, është mjaft i veçantë për shkak të lartësisë së madhe m…

Faktori ushtarak shqiptar në Bokë të Kotorit, Zeta, Hercegovinë: Stradiotët, Fran Dukagjini, vojvoda Mazrreku

Ylber Hysa
Shqiptarët ishin një faktor ushtarak relevant me histori të shënueshme gjatë mesjetës në hapësirat e Bokës të Kotorit, Zetës, Dubrovnikut e Hercegovinës. Një traditë e tillë që nga Bizanti, shënohet dhe në kohën e Nemanjiqëve, Balshajve, despotit serb Stefan Lazarevic, dubrovnikasve dhe sidomos gjat…
OA Univers SQ

Ditari i Haxhi Hasan koplikut si burim me rëndësi për shoqërinë shqiptare të shek. XVIII

Dr. Ardian Muhaj
Në arkivin e familjes Kopliku të Shkodrës gjendet një dokument me vlera për historinë sociale të fillimit të shekullit XVIII. Ditari është mbajtur në osmanishten e kohës me ndonjë dua në arabisht, sidomos kur shënon lindjen e një fëmije, martesën e një djali apo vajze apo vdekjen e ndonjë personalit…
OA Univers SQ

“Shqiptarët 1830-1908”, libër me stil të lehtë dhe gjuhë të kuptueshme për të gjithë

Anisa Hykaj
Historia e shqiptarëve daton mijëra vite më parë, duke kaluar në periudha të ndryshme historike, por një vend të veçantë në studimet e përgjithshme historike, zë periudha e ‘Zgjimit Kombëtar Shqiptar’, e njohur ndryshe si “Rilindja Kombëtare". Në librin e tij “Shqiptarët 1830-1908”, botim i tretë i …
OA Univers SQ

Vështrim krahasimor i rrëfimit te “Një ambasadë e zullëve në Paris” dhe në esenë “Shqipëria si m’u duk”

Alba Gega
Rrëfimi është kuintesenca analitike në tregime dhe ese, e cila shkapërdredh fijet multifunksionale semiotike-semantike të tij. Si i tillë, ai na lejon që të analizojmë nga pikëpamja narrative edhe semantikat analitike-tregimtare dhe rrëfimore si tregimin “Një ambasadë e zullëve në Paris” madje në kë…
OA Univers SQ

Një rishikim i studimit të Sociologjisë në medresetë e Bosnjë-Hercegovinës

Assoc. Prof. Dr. Mensur Husić
Një tipar shekullor i shoqërisë boshnjake është përmbajtja e saj shumëpalëshe e njohur për natyrën e saj multikulturore, multifetare dhe shumëkombëshe. Në periudhën para luftës, kundër shtetit dhe shoqërisë së Bosnjë-Hercegovinës, studimi i sociologjisë ishte njëpërmasor, i mbushur vetëm me ideologj…
OA Univers SQ

Raporti mes tekstit të shenjtë dhe atij laik në librat shkollorë të gjuhës arabe

Mersiha Čaušević
Një analizë e teksteve arabe të njëqind viteve të fundit ka treguar se libri shkollor i një grupi autorësh: Sikiriç, Pashiç dhe Hanxhiç ka mbetur në përdorim për një kohë mjaft të gjatë, aq sa gjuha në të cilën është shkruar gramatika, është e vjetruar. Në periudhën pas viteve 1990, mësimi në medres…

Semantika dhe termat

Idriz Metani
Artikulli i pranishëm ka si objekt studimi terminologjinë e semantikës leksikore, për të cilën, me sa dimë deri tani, nuk ka ndonjë trajtesë të veçantë, ku të vihet në dukje gjendja, zhvillimet e reja të kësaj terminologjie dhe vendi që zë ajo në gji të terminologjisë së gjuhësisë në përgjithësi. Si…

Ndikimi i anglishtes në leksikun e të folurit të mësimdhënësve në Kosovë

Hajrije Devetaku Gojani
Në këtë punim trajtohet ndikimi i anglishtes në fushën e edukimit, në leksikun e të folurit të mësimdhënësve të Kosovës. Gjithashtu, pjesë e këtij shqyrtimi janë edhe disa aspekte sociolinguistike që kanë ndikuar në përvetësimin e fjalëve nga gjuha angleze. Qëllimi i hulumtimit është identifikimi i …
OA PHOENIX SQ

Gjeniu pa varr

Mergim Korça
Shekulli XIX po u afrohej grahmave të fundit. Luftrat që i patën shtrirë tentakulat e tyre rrëmbyeshëm mbi Ballkan e qenë afruar derinë Vjenë me qëllim paranojak pushtimin e gjithë Europës, ia thithën nga trupi Perandorisë Osmane gjithë gjakun dhe energjinë e saj. Kësisoj truri dhe trupi i perandori…
OA PHOENIX SQ

Unifikimi gjuhësor në Shqipni

Odile Daniel, Niketa Stefa
Gjuha shqipe asht vulosun prej shtetit totalitar qi sundoi Shqipnin gjatë periudhës staliniane. Tue u frymëzue prej praktikës staliniane, politikanët shqiptarë, tue dashtë me plazmue nji shtet homogjen në binarët e komunizmit, zbatuene sloganin "njëkomb, një gjuhë" e imponuen në të gjithë vendin "gj…
OA PHOENIX SQ

Refleksione mbi renjen e diktatorit

Sami Repishti
Me 31 mars 2001, policia serbe arrestoi dhe burgosi ish-presidentin e Serbisë, diktatorin Slobodan Millosheviq, kasapin e Ballkanit, kriminelin shkaktar të katër luftrave të humbura për Serbinë, vrasësin e më shumë se gjysëm miljoni njerëzish të pafajshëm në Slloveni, Kroaci, Bosnje-Herzegovinë, dhe…