750 results

Page 27 / 63

Mësimi në distancë

Arbnesha Mexhuani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Kjo analizë paraqet një pasqyrë të mësimit në distancë, si metodë e re e mësimnxënies, që realizohet përmes teknologjisë së komunikimit, për të arsimuar njerëzit që ndodhen në vende të ndryshme. Po ashtu, analiza paraqet metodat e realizimit të arsimit në distancë dhe shkallën e zbatueshmërisë në Ko…

Hapat e zhvillimit dhe zbatimit të standardeve arsimore dhe vlerësimit në arsimin parauniversitar në Kosovë

Selim Mehmeti · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Qëllimi i kësaj analize është që t’i ofrojë Institutit Pedagogjik të Kosovës, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe partnerëve që mbështesin zhvillimin e arsimit në Kosovë, informata të përmbledhura për zhvillimet kryesore në fushën e standardeve dhe vlerësimit në arsimin parauniv…

Procesi i zhvillimit të Kurrikulit dhe i Planeve e Programeve mësimore në Kosovë 2001-2011

Hajrije Devetaku-Gojani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Ndryshimet në arsimin e përgjithshëm parauniversitar në Kosovë filluan me strukturën arsimore, e cila në qendër të reformimit kishte klasën e nëntë apo rritjen e arsimit të detyruar nga tetë në nëntë vjet. Përveç qëllimit të rritjes së arsimit të detyruar nga tetë në nëntë vjet, ishte edhe harmonizi…
OA Optime SQ

Inteligjenca emocionale si trajtesë psikometrike në zhvillimin e disiplinës së psikologjisë

Manuela Varoshi, Silva Ibrahimi, Eglantina Dervishi
Objektivi i kësaj trajtese është të eksplorojë bazat teorike dhe implementimin e Inteligjencës Emocionale (EI) në disiplinën e Psikologjisë duke u fokusuar në dy linja kryesore. Së pari, synohet të jepet një panoramë në kërkimin metanalitik sipas kërkimeve inovative në bazë të modelit Mayor dhe Slav…
OA Optime SQ

Marketing në internet

Genta Rexha, Tefta Debrova, Milisa Sharra, Suela Preci et al.
Me përhapjen e komunikimit global, internetit, bota e biznesit ka ndryshuar mënyrën e funksionimit të tij. Interneti ka luajtur dhe luan një rol shumë të madh në zhvillimin e bizneseve, duke e përdorur atë si një instrument, i cili transferoi dhe formoi një treg të madh global. Interneti ka krijuar…
OA Optime SQ

27 vjet ekografi tredimensionale

Sonila Pashaj, Eberhard Merz
Ekografi a tredimensionale (3D) si një metodë diagnostike joinvazive në diagnozën prenatale ka pësuar ndryshime të konsiderueshme si rezultat i zhvillimeve teknologjike në tre dekadat e fundit. Qëllimi i kësaj përmbledhjeje të literaturës është të paraqesë zhvillimet dhe rëndësinë e tyre klinike në …
OA Optime SQ

Përcaktuesit makroekonomikë dhe bankarë të përfitimit të bankave në Shqipëri

Fatmira Kola, Erjon Sula
Sektori bankar ka një rol kyç në zhvillimin ekonomik të një vendi. Ekonomitë e vendeve në zhvillim karakterizohen nga kërkesa e lartë për kredi duke rritur investimet. Rritja e kreditimit gjeneron të ardhura nga interesat për bankat. Këto të ardhura janë edhe më të larta në rastet kur tregu karakter…
OA Optime SQ

Eksperiencat traumatike të lidhura me divorcin

Eglantina Dervishi, Silva Ibrahimi, Fatbardha Myslimaj
Divorci duket se përbën për shumë çifte një ndër ato ngjarje jetësore që shkakton shumë stres dhe vuajtje. Ai mund të renditet ndër ngjarjet jetësore negative për individin e cila lë gjurmë të thellë në jetën e tij dhe që nxit dhe zhvillimin e eksperiencave traumatike. Përmes një analizë të literat…
OA Optime SQ

Punimi me lazer i qeramikave

Alma Jarani, Altin Bidaj, Enio Deneko, Anjeza Gjini
Laser-i (Light Amplifi cation by Simulated Emission of Radiation) është dritë me një veti të veçantë. Drita është valë elektromagnetike (EM) në diapazonin e dukshëm. Ishte një histori e gjatë për njerëzit të kuptonin dritën edhe si valë, edhe si grimcë. Në 1704, Njutoni karakterizoi dritën si një rr…
OA Optime SQ

Marrëdhënia mes izolimit në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe shfaqjes së problemeve mendore

Krisalda Sauli
Ky studim ndërmerret me qëllim që të eksplorohet më nga afër gjendja psikologjike e të dënuarve që janë duke vuajtur dënimin në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Republikën e Shqipërisë. Fokusi është pikërisht mbi faktorët që nxisin zhvillimin e problematikave psikologjike tek perso…
OA Optime SQ

Sëmundja e parkinsonit a ekzistojnë strategji të reja terapeutike?

Alba Laho
Prezantimi klinik i sëmundjes së Parkinsonit përfaqëson një kryqëzim të katër fushave kryesore: simptomat motorike, ndryshimet njohëse, ndryshimet neuropsikiatrike/të sjelljes dhe simptomat e lidhura me dëmtimet e sistemit nervor autonom. Faktorët e mjedisit mund të rritin ose të zvogëlojnë probabil…
OA Optime SQ

Efektet e përdorimit të barnave psikotrope në etiologjinë dhe parandalimin e sjelljes deviante

Silva Ibrahimi
Studimet psikiatrike, me qëllim ndryshimin e sjelljeve, janë natyrisht një nga gurë themelet më të rëndësishme të disiplinës së shëndetësisë së sotme. Të dhënat e grumbulluara nga studimi 6 mujor i rasteve të reja të adoleshentëve me impuls të pakontrolluar dhe ego resiliencë të ulët me përshkrim me…