1,108 rezultate

Faqja 28 / 93

Arritje dhe perspektiva në fonetikën e shqipes së sotme

Valbona Sinanaj
Fonetika është një fushë studimore shumë e rëndësishme në Perëndim dhe kudo në botë. Rezultatet e saj gjejnë aplikim në shkencat mjekësore-teknike, në arritjet e inteligjencës artificiale, në kriminologji, në pedagogji, në gjuhësi e më gjerë. Në mesin e shek. XX kërkimet në fonetikë filluan të zhvil…

Struktura argumentore e predikatit foljor dhe kundërvënia formë veprore – formë joveprore

Leonard Dauti
Objekt i këtij artikulli është shqyrtimi i strukturës argumentore të predikatit foljor e parë në ndërvarësi me formën foljore, përkatësisht me kundërvënien formë veprore - formë joveprore të saj. Nisur nga arritjet e studimeve në lëmin e valencës së foljes, e përkatësisht të strukturës argumentore t…

Nga “fjalori i kuq” te projekti i papërfunduar për botimin e veprave të plota të profesor Androkli Kostallarit

Begzad Baliu
Punimi synon të sjellë një pamje të plotë të botimit të veprave në fushë të leksikografisë, në një periudhë kur po bëheshin përpjekje të veçanta për standardizimin e gjuhës shqipe. Karakteristikë e këtyre botimeve është edhe përfshirja në këtë kohë edhe e leksikografisë bashkëkohore, asaj në fushë t…

Shaban Sinani, Akademikë dhe vepra të tyre në albanologji, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2022

Evalda Paci
Përmbledhja studimore me titull Akademikë dhe vepra të tyre në albanologji, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, 2022 përbën një prej silozhave më përfaqësuese të kontributeve të Shaban Sinanit në disa disiplina studimore në albanologji, ndër të cilat historia e shkrimit, historia e…

Metafora në konstruktet e strukturës argumentore në gjuhën shqipe

Anila Kananaj
Të folurit njerëzor në një masë të madhe përbëhet nga gjuha metaforike. Studimet mbi metaforën si një mjet konjitiv për të konceptuar ngjarjet abstrakte dhe fizike përbëjnë një ndër tematikat më të nxehta në gjuhësinë bashkëkohore. Metafora si trop dhe mekanizëm që shërben për të formuar kuptime të …

Metodat dhe praktikat e përkthimit të letërsisë shqipe

Mimoza Pllana
Përkthimi i letërsisë shqipe në gjuhët europiane përfshin metodologji dhe praktika të ndryshme. Ky rezultat rrjedh nga një hulumtim empirik i realizuar nëpërmjet intervistave me përkthyes të letërsisë shqipe nga vendet si Gjermania, Austria, Mali i Zi, Rumani, Çekia, Suedia, Rusia dhe Holanda, si dh…

Mario Roques (1875-1961), magister et philologus omnium temporum

Evalda Paci
Me profilin e tij kompleks Mario Roques (1875-1961) ka lënë gjurmë në disa disiplina, ndër të cilat spikasin filologjia e tekstit, gjuhësia romane, historia e gjuhës latine (latinishtja vulgare në veçanti), historia e teksteve më të hershme në disa gjuhë të Evropës. Rezulton një bibliografi e gjerë …
OA Optime SQ

Roli i përrallave në edukimin dhe rritjen e fëmijëve; Shqyrtim literature

Lorela Garuli
Motivet ekzistenciale dhe konfliktet e trajtuara në përralla shprehin ngjarjet dhe bindjet e hershme të një populli, që pasi vishen me simbole dhe fantazi, më pas u transmetohen fëmijëve. Përralla nuk është vetëm universale; nuk është e njëjta thelb dhe e njëjta histori me fytyra të ndryshme, por pë…
OA Optime SQ

Acidi abscisik molekula dhe hormoni më i ri në parandalimin e diabetit melitus.

Patricia Daliu, Elisabetta Schiano, Giuseppe Anunzziata
Sindroma metabolike ku përfshin një rreth vicioz midis diabetit, hipekolesterolemisë dhe hipertensionit është shndërruar në një problem global e cila po prek shumicën e popullatës. Sfidat e fundit të industrisë farmaceutike po orientohen drejt gjetjes së molekulave të reja kosto efektive dhe pa efek…
OA Optime SQ

Prevalenca e problematikave të shëndetit oral në fëmijë të grupmoshave 12-15 vjeç në disa shkolla të Tiranës

Enxhi Subashi
Studimi përfshiu 322 nxënës të disa shkollave 9 vjecare,të moshave 12-15 vjeç nga zonat urbane dhe rurale, të Tiranës. Pyetësori përfshinte të dhëna demografike, gjininë, patologjite e dhëmbëve, higjienën orale, dietën, pastrimin e dhëmbëve me pe dhe zakonet e përditshme të pastrimit të dhëmbëve. Re…
OA Optime SQ

Përshtatja e bllokut të ushqimit të kompjuterit në pajisje laboratorike

Fatmir Basholli, Jozef Kola
Idea për përdorimin e blloqeve të ushqimit të kompjuterit ose siç njihen ndryshe PC Power Supply, në blloqe ushqimi laboratorikë lindi si nevojë e pasurimit të bazës didaktike e mësimore me synim krijimin e klasave - kabinet për çdo grup mësimor e çdo grup lëndësh të degëve inxhinierike dhe zgjerimi…