1,031 rezultate

Faqja 29 / 86

Mario Roques (1875-1961), magister et philologus omnium temporum

Evalda Paci
Me profilin e tij kompleks Mario Roques (1875-1961) ka lënë gjurmë në disa disiplina, ndër të cilat spikasin filologjia e tekstit, gjuhësia romane, historia e gjuhës latine (latinishtja vulgare në veçanti), historia e teksteve më të hershme në disa gjuhë të Evropës. Rezulton një bibliografi e gjerë …

Arritje dhe perspektiva në fonetikën e shqipes së sotme

Valbona Sinanaj
Fonetika është një fushë studimore shumë e rëndësishme në Perëndim dhe kudo në botë. Rezultatet e saj gjejnë aplikim në shkencat mjekësore-teknike, në arritjet e inteligjencës artificiale, në kriminologji, në pedagogji, në gjuhësi e më gjerë. Në mesin e shek. XX kërkimet në fonetikë filluan të zhvil…

Prejardhja e gjuhës shqipe sipas gjuhëtarit Joachim Matzinger

Radu Crăciun
Gjuhëtari austriak Joachim Matzinger ka promovuar në pesëmbëdhjetë vitet e fundit idenë se gjuha shqipe nuk e ka prejardhjen në rajonin e Shqipërisë së sotme. Matzinger pohon po ashtu që gjuha shqipe nuk ka lidhje prejardhjeje as me gjuhën ilire as me atë trake, por vjen nga një gjuhë anonime, e pad…

Metodat dhe praktikat e përkthimit të letërsisë shqipe

Mimoza Pllana
Përkthimi i letërsisë shqipe në gjuhët europiane përfshin metodologji dhe praktika të ndryshme. Ky rezultat rrjedh nga një hulumtim empirik i realizuar nëpërmjet intervistave me përkthyes të letërsisë shqipe nga vendet si Gjermania, Austria, Mali i Zi, Rumani, Çekia, Suedia, Rusia dhe Holanda, si dh…

Metafora në konstruktet e strukturës argumentore në gjuhën shqipe

Anila Kananaj
Të folurit njerëzor në një masë të madhe përbëhet nga gjuha metaforike. Studimet mbi metaforën si një mjet konjitiv për të konceptuar ngjarjet abstrakte dhe fizike përbëjnë një ndër tematikat më të nxehta në gjuhësinë bashkëkohore. Metafora si trop dhe mekanizëm që shërben për të formuar kuptime të …

Successi d’alcuni nostri frati Minori Riformati Missionarij d’Albania, et altri fatti adherenti nelli travagli dell’Albania Scritto di mano propria dell’occulato testimonio p. Leone da Cittadella sacerdote missionario. Si racconta particolarmente la stess

Leone da Citadella, Lucia Nadin
Materiali që po botojmë në këtë numër është një tjetër dokument me rëndësi nga kujtimet e misionarëve italianë që erdhën për herë të parë në Shqipëri që nga viti 1634. Një paraqitje të përmbledhur të këtyre dokumenteve nga Lucia Nadin, zbuluese e këtyre dokumenteve në arkivin historik të Venecies, e…
OA Optime SQ

Trajtimi i anomalisë së klasës së III shoqëruar me kafshim të kryqëzuar anterior dhe kanin të impaktuar. Rast klinik.

Manjola Gusho, Erjo Shundi, Nikolin Ropi
Trajtimi i anomalisë së klasës së III është një sfidë për ortodontinë, për faktin që jo vetëm kërkohet të korrigjohet anomalia, por edhe komponenti estetik, i cili shpesh herë dëmtohet rëndë në këtë anomali. Nga ana tjetër, kafshimi i kryqëzuar është karakteristikë e anomalisë së klasës së III skele…
OA Optime SQ

Masat e sigurimit për të mitur

Mirela Fana
Caktimi i masave të sigurimit është një moment shumë i rëndësishëm për fatet e procesit penal e veçanërisht për të miturit që kanë kryer vepra penale e ndaj të cilëve do të merren ato. Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur ka sjellë përparësi në krahasim me Kodin e Procedurës Penale ekzistuese duke …
OA Optime SQ

Vlerësimi i shëndetit oral tek fëmijët dhe adoleshentët e rinj

Nilena Eriksen, Neviana Mani
Shëndeti oral tek fëmijët dhe adoleshentët dhe kujdesi ndaj tij është një sfidë me të cilën stomatologët përballen vazhdimisht në ditët e sotme. Patologjitë orale janë ndër sëmundjet jo të transmetueshme më të përhapura në të gjithë botën duke prekur rreth 3.5 miliardë njerëz, ku kariesi i patrajtua…
OA Optime SQ

Fusha magnetike dhe ajo elektrike, në linjat e transmetimit të energjisë elektrike të tensionit të lartë, ndikimi në mjedis

Fatmir Basholli, Lumturi Mërkuri, Adisa Daberdini
Në sistemin e transmetimit të energjisë elektrike në Shqipëri aplikohen linjat me nivel tensioni, 110 kV, 220 kV dhe 400 kV përkundrejt linjave të transmetimit me nivele të tjera të tensionit që aplikohen në disa vënde të tjera. Këto linja kanë një rëndësi shumë të veçantë në transmetimin e energjis…