778 results

Page 3 / 65
OA Kosova SQ

Diplomacia Amerikane gjatë bombardimeve në Kosovë: Strategjia siguria dhe marrëdhëniet ndërkombëtare

Arbër Hadri
Ky studim shqyrton rolin e diplomacisë amerikane dhe ndërhyrjes së NATO-s gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, me theks të veçantë në strategjitë diplomatike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndikimin e tyre në zhvillimet politike, humanitare dhe rajonale. Konteksti historik li…

Lidhshmëria e gjuhës shqipe ndërmjet plan-programeve parauniversitare dhe atyre universitare

Shkelqim Millaku
Mësimnxënia dhe mësimdhënia e gjuhës shqipe, si në nivelin parauniversitar, ashtu edhe në atë universitar ka lidhshmëri, por në nivel vendi e kombi ka edhe dallueshmëri, si në plan-programet ‘kurrikulat’ parauniversitare, ashtu edhe në ‘programet’ universitare, të cilët përmes tyre, po krijojnë hapë…

Strategjitë e mësimdhënies që mundësojnë zhvillimin e të lexuarit të kuptimshëm: këndvështrimi i mësimdhënësve

Bardhyl Musai
Tema e të lexuarit të kuptimshëm në arsimin e obliguar ka fituar rëndësi të veçantë në kontekstin e reformave arsimore dhe vlerësimeve ndërkombëtare, sidomos në PISA, duke theksuar domosdoshmërinë për strategji mësimore ndërvepruese që fuqizojnë këtë shprehi themelore përmes të nxënit aktiv. Ky stud…

Instituti “Kyriaz” nga gur themeli i arsimit kombëtar shqiptar në tempull i trashëgimisë kulturore e historike, që ka nevojë për mbrojtje e konservim

Edlir Orhani
Kolegji Universitar “Qiriazi” e ka zanafillën që në vitin 1922, kur Parashqevi Qiriazi (1887–1971), Sevasti Qiriazi (1871–1949) dhe Kristo Dako (1876–1941) themeluan Institutin Femëror “Kyrias” në Kodër-Kamëz. Ky institut u krijua me synimin për të promovuar emancipimin e gruas, arsimimin, barazinë …

PËRDORIMI I GJUHËS SHQIPE NË EDICIONET E LAJMEVE NË RADIO-TELEVIZIONIN E MAQEDONISË SË VERIUT DHE NË ALSAT M

Adelina Xhaferri, Esmije Veseli
Gjuha shqipe, që nga lashtësia e deri më sot, mbetet një gjuhë e veçantë dhe me vlera të veçanta kulturore e kombëtare. Struktura dhe përmbajtja e saj kanë qenë gjithmonë objekt studimi për gjuhëtarë vendas dhe të huaj. Me kalimin e kohës, veçanërisht në hapësirat publike dhe mediatike, është rritur…

ALEKSANDËR XHUVANI, PERSONALITET I SHQUAR I ALBANOLOGJISË DHE I KULTURËS KOMBËTARE SHQIPTARE

Meleq Shopi, Rubin Zemon, Denis Himçi
Aleksandër Xhuvani, biri dhe qytetari i nderuar i Elbasanit, është një nga figurat më të shquara të gjuhësisë dhe arsimit shqiptar. Profesor, studiues dhe drejtues shkencor, ai dha kontribute themelore në normimin, pastrimin dhe zhvillimin e gjuhës shqipe. I përfshirë në jetën politike dhe shoqërore…

POLITIKA E JASHTME ITALIANE DHE PROGRAMI I ISMAIL QEMALIT PËR ARSIMIN NË SHQIPËRI

Erarba Çiraku
Në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, politika e jashtme e Italisë, në kuadër të interesave të saj gjeostrategjike në Ballkan, e pa Shqipërinë si aleate për të frenuar ndikimin grek dhe depërtimet sllave në brigjet e Adriatikut dhe Jonit. Në këtë kuadër, formimi i shtetit shqiptar …

SHQIPJA NËN EFEKTIN E GLOBALIZIMIT BRENDAETNIK DHE NDËRETNIK

Behar Hoxhaj
Ky artikull analizon statusin e gjuhës shqipe nën ndikimin e globalizimit brenda-etnik dhe ndëretnik, si pjesë e proceseve më të gjera të globalizimit botëror. Në këtë kuadër, shqipja përballet me dy sfida kryesore: (1) trysnia nga huazimet leksikore prej gjuhëve të huaja; dhe (2) globalizimi brenda…