233 rezultate

Faqja 3 / 20
OA Kosova SQ

Shtrirja e hekurudhës së Rumelisë në vilajetin e Kosovës (Selanik-Mitrovicë) gjatë viteve 1869-1875

Mead Osmani, Fitim Rifati
Gjatë mesit të shekullit XIX, hekurudhat u bënë gjithnjë e më shumë një nga alternativat jetike për integrimin e shteteve kombëtare, perandorive shumëkombëshe dhe kolonive në të gjithë botën. Ato shërbyen si një mjet strategjik për zhvillimin e zonave deri në atë kohë të prapambetu…

Ndikimi i mësimit bazuar në projekte në motivimin e nxënësve për ngritjen e rezultateve të të nxënit

Vlora Bunjaku
Ky hulumtim krahason ndikimin e Mësimit Bazuar në Projekte (MBP) në motivimin dhe mësimnxënien e nxënësve të klasave të katërta dhe të pesta. Qëllimi final është identifikimi i metodave të përshtatshme të MBP dhe ndikimi i tyre në përmirësimin e rezultateve akademike të nxënësve. Hulumtimi zhvillohe…

Pikëpamjet e nxënësve dhe të studentëve për rolin e shkollimit paraprak në përgatitjen e tyre për jetë dhe punë

Ismet Potera, Osman Buleshkaj
Ky punim studimor shqyrton nevojat e papërmbushura të nxënësve dhe të studentëve në kontekstin e shkollimit të tyre paraprak. Punime të ndryshme kanë identifikuar se shumica e nxënësve ndiejnë se teoritë e mësuara në shkolla shpesh nuk lidhen me praktikat reale të jetës dhe tregut …

Mësimdhënia me bazë projektin: përvojat e mësimdhënësve fillestarë në kosovë

Osman Buleshkaj
Ky studim rasti cilësor kishte për qëllim të hulumtojë përvojat e mësimdhënësve fillestarë në Kosovë gjatë aplikimit të metodologjisë së mësimdhënies me bazë projektin, në realizim të kurrikulës së bazuar në kompetenca. Duke u fokusuar në strategjitë dhe metodat e përdorura për të lehtësuar procesin…

Praktikat e nxënësve dhe mësimdhënësve në zbatimin e lëndës Teknologji me TIK në gjimnazet e Kosovës

Safete Shala
Qëllimi i këtij hulumtimi është të identifikojë praktikat dhe nevojat e nxënësve dhe të mësimdhënësve të shkollës së mesme të lartë nga programet lëndore të fushës kurrikulare Jeta dhe puna, në veçanti programet e lëndës Teknologji e Informacionit dhe komunikimit në aftësimin e tyr…

Nevojat për zhvillim profesional të drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë të shkollës në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët

Agim Bujari
Një sistem kualitativ dhe efikas i arsimit është një ndër mjetet themelore për zhvillimin e përgjithshëm të një vendi. Shkollat dhe stafi i tyre kanë rol vendimtar sa u përket shkollimit, arsimimit, trajnimit të kuadrove të reja, duke i mundësuar vendit të përmbushë standardet dhe t’i bashkohet fam…

Roli i aktiveve profesionale në arsimin fillor në ngritjen e cilësisë në mësimdhënie

Lirije Beqiri
Ky hulumtim paraqet sistemin e funksionimit të aktiveve profesionale (departamenteve) në shkolla. Fokusi i hulumtimit është në organizimin, detyrat dhe përgjegjësitë e aktiveve profesionale (departamenteve) të arsimit fillor. Qëllimi i hulumtimit është të ofrojmë një analizë të detajuar mbi funksion…
OA Univers SQ

Toleranca në vështrimin psikokulturor e socialfetar dhe realitete të sotme

Prof. as. dr. Qazim Dushku
Gjithandej: në media, shkolla, komunitet, familje dhe mjedise shoqërore, institucione dhe administratë apo gjatë zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe konflikteve, në biseda mes shokëve dhe shoqeve, ballafaqohemi me fjalët: tolerancë, tolerant, më shumë tolerancë, të jemi më tolerant gjatë diskutimeve, …
OA Optime SQ

Pasqyrë e përgjithshme e jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese Shqiptare mbi objektivat sociale të sanksionuara në kushtetutë.

Enkeleda Petanaj, Fiona Qafzezi
Qëllimi i këtij neni është shqyrtimi i instancave të vendosura nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë që përfshijnë nisma kushtetuese në lidhje me përgjegjësinë e shtetit për të përmbushur objektivat sociale të përshkruara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Metodologjia e punës ë…
OA Optime SQ

Efikasiteti i ankorueseve skeletik palatal tad me mini vida si zgjerues dhe distalizues në epokën post puberale

Amela Koto
Deficiti trasversal i maksiles është prezent më cdo grup moshe, që nga dhembët e qumështit ashtu edhe ato permanent. Nëqoftese ai nuk trajtohet në kohë mund të agravoje dhe te shfaqi nje malokluzion kompleks. Përvec problemeve okluzale mund të shfaqi edhe probleme serioze respirato…