Articles Journals Publishers Subjects

194 results

Page 3 / 17

Habitorja e shqipes – prototipia kategoriale dhe vendi i saj në sistemin foljor të shqipes

Leonard Dauti
Në këtë punim synohet të hidhet dritë mbi çështje teorike e metodologjike që lidhen me përcaktimin e statusit të habitores brenda sistemit foljor të gjuhës shqipe. Qëllimi i punimit është të ofrojë një qasje sa më të argumentuar në lidhje me vendin e habitores në raport me mënyrat e tjera të këtij s…

Që bota të mos mbetet pa muzikë…Vetëdija letrare e Xhevahir Spahiut përkundrejt shformimeve të metodës socrealiste

Viola Isufaj
Ky studim synon një shqyrtim sa më të plotë të veprës letrare të Xhevahir Spahiut, duke theksuar rolin e tij në formësimin e poezisë shqipe bashkëkohore përballë sfidave ideologjike dhe brezave të ndryshëm letrarë. Studimi thellohet mbi mënyrën se si Spahiu, me energjinë dhe risinë e tij unike, sfid…

Qëndrimet e drejtorëve të shkollave dhe të mësimdhënësve rreth ndikimit të menaxhmentit në krijimin e klimës pozitive në shkollë

Luljeta Shala
Ky studim shqyrton qëndrimet e drejtorëve dhe të mësimdhënësve lidhur me ndikimin e menaxhimit të shkollës në krijimin dhe mirëmbajtjen e një klime pozitive. Qasja metodologjike e përzier, sasiore dhe cilësore, u përdor për mbledhjen e të dhënave. Rezultatet tregojnë se përvoja e gjatë profesionale …
OA Univers SQ

Tipare të përhapjes së islamit në Shqipëri

Siri Hoxha
Historia e përhapjes së Islamit në territoret shqiptare, për shkak të veçorive të këtij procesi në krahasim me vendet e tjera të rajonit, lidhet me parahistorinë e përhapjes dhe shpërndarjes së të dy krahëve të Krishtërimit. Boshllëku i lënë nga Krishtërimi pikërisht në territoret shqiptare është nd…

Bektashizmi si model dhe metaforë e "Islamit Ballkanik"

Piro Rexhepi
Ky punim shqyrton në mënyrë kritike ndërveprimin midis Islamit dhe politikave të zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkan, duke u fokusuar në ndërtimin e një “Islami Ballkanik” të homogjenizuar. Duke përdorur një kornizë dekoloniale, studimi mbështetet në mendimin islamik dekolonial të Sirin Adlbi…

Dritëro Agolli për marrëdhëniet shkrimtar - gjuhë e veprës letrare

Valter Memisha
Dritëro Agolli është një nga personalitetet më të spikatura në kulturën tonë kombëtare bashkëkohore. Vepra e tij, me vlerat e shumta që mbart e me mesazhet domethënëse që shpërfaq, lehtësisht të drejton te lajtmotivi Mos i kërko vendit tënd se çfarë ka bërë ai për ty, por çfarë ke bërë ti për të. Je…
OA Optime SQ

Të drejtat e azilkërkuesve dhe refugjatëve në Shqipëri: Një krahasim me legjislacionin ndërkombëtar dhe evropian

Joana Koçi
Miliona njerëz në mbarë botën janë viktima të zhvendosjes së detyruar për shkak të konflikteve, persekutimit, shkeljeve të të drejtave të njeriut, fatkeqësive natyrore dhe degradimit të ekosistemit. Bashkimi Evropian është një zonë mbrojtjeje për njerëzit që ndjejnë persekutim ose dëmtim serioz në v…
OA Optime SQ

Procesi i çmuarjes së provave dhe krijimi i bindjes përtej çdo dyshimi të arsyeshëm

Eneja Allmuça, Eldorado Aga
Në procesin penal, organit të akuzës i kërkohet të provojë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, çdo element që përbën veprën penale, për të cilën akuzohet i pandehuri. Një sistem juridik i konsoliduar duhet të garantojë efektivisht këtë parim. Ky parim pasqyron vlerën e lartë shoqërore të sigurisë dhe l…
OA Optime SQ

Shkolla, mjedisi i shoqërizimit dhe mësimit

Natasha Poroçani, Helena Grillo
Shkolla është mjedisi ku nxënësit e mësuesit shoqërizohen me njëri tjetrin dhe mes tyre, por edhe vendi specifik për të siguruar procesin e të mësuarit, të cilin e ka prioritetin kryesor. Vlera e saj mjedisore perceptohet dhe aplikohet në tri akse: në mjedisin fizik (vendi konkret), biologjik (me ka…
OA Optime SQ

Pasqyrë e përgjithshme e jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese Shqiptare mbi objektivat sociale të sanksionuara në kushtetutë.

Enkeleda Petanaj, Fiona Qafzezi
Qëllimi i këtij neni është shqyrtimi i instancave të vendosura nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë që përfshijnë nisma kushtetuese në lidhje me përgjegjësinë e shtetit për të përmbushur objektivat sociale të përshkruara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Metodologjia e punës ë…