2,690 rezultate

Faqja 30 / 225
OA Optime SQ

Efekti estetik i shembëlltyrave letrare në ligjërimin gojor

Hajri Mandri
Përdorimi i shembëlltyrave letrare, (parabola), në ligjërimin gojor nuk është vetëm një art, por është edhe një lloj magjie që transformon fjalët e thjeshta në një udhëtim plot kuptim dhe bukuri. Një histori të vogël që mbart një mesazh të thellë, të tillë që të bën të mendosh dhe të ndjehesh si një…
OA Kosova SQ

Formimi i Komitetit Nacional të Shqiptarëve të Kosovës dhe të Metohisë dhe veprimtaria e tij deri në korrik të vitit 1945

Fehmi Pushkolli
Komiteti Krahinor i PKJ-së për Kosovë dhe Metohi gjatë Luftës Nacionalçlirimtare (1941—1944) në Kosovë bëri përpjekje të vazhdueshme për unitetin e masave dhe përfshirjen e tyre në luftë kundër pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Platforma e Luftës Nacionalçlirimtare, e përgatitur nga Partia Ko…
OA Kosova SQ

Mëditjet punëtore në Kosovë në raport me shpenzimet e jetës ndërmjet dy luftërave botërore (1918—1941)

Ramiz Abdyli
Nëpërmjet pagës nominale, përkatësisht shumës së parave për fë cilën punëtori shitet te kapitalisti dhe pagës reale, që do të thotë sasisë së mallrave që ai mund të blejë me ato para, pasqvrohet njëri ndër elementet kryesore të gjendjes ekonomike të klasës punëtore. Paga dhe shpenzimet e jetës kusht…
OA Optime SQ

(Mos) Komunikimi në mjekësi - Barrierat gjuhësore mes doktorit dhe pacientit

Elona Limaj, Matilda Hyka
Një nga faktorët që ndikojnë në suksesin e një trajtimi mjekësor është edhe qartësia e komunikimit mes pacientit dhe doktorit. Parandalimi, vendosja e diagnozës dhe efikasiteti i trajtimit pas konsultës me doktorin lidhet ngushtë me komunikimin. Shumica e mjekëve mendojnë se janë komunikues të mirë …
OA Optime SQ

Ndotja e ajrit nga automjetet në kryqëzimet urbane dhe rreziqet shëndetësore (Rast studimi)

Asllan Hajderi, Gerti Dajci
Studimi ka për qëllim të analizojë burimet kryesore të ndotjes së ajrit të shkaktuar nga automjetet dhe rëndësinë që ato kanë për shëndetin e njeriut. Ato që kanë ndikim më të madh janë grimcat PM, oksidet e azotit, monoksidi i karbonit, dioksidi i karbonit dhe ozoni, të cilat në varësi të koncetrim…

Çështje të kujtesës

Dimitra Gkitsa
Ky artikull mban në fokus vendet e braktisura postindustriale të Shqipërisë ndërsa heton çështjet dhe materialitetin e kujtesës kolektive që gjenden në peizazhe të deindustrializuara. Artikulli fillon me një analizë të përshkrimeve dhe perceptimeve të natyrës gjatë regjimit socialist, të cilat ishin…

Hyrje

Jonida Gashi
Ky numër i Studimeve për artin shqyrton temën e revizionizmit, kuptuar njëkohësisht si një dukuri historike, për aq sa lufta kundër të ashtuquajturit “revizionizëm modern” (fillimisht sovjetik por më pas edhe kinez) luajti një rol vendimtar në rrugën e ndjekur nga Partia e Punës së Shqipërisë nga fi…

Nga kinemaja shëtitëse e popullit te konsumi digjital

Tong Lam
Dikur një spektakël i modernitetit, kinemaja shëtitëse i ofronte publikut të saj mundësinë e rrallë për të përjetuar magjinë e teknologjive audiovizive, sidomos për ata që kishin patur shumë pak kontakte me kësi mrekullish teknologjike më parë. Kjo ishte e vlefshme edhe për zonat e pamata rurale të …

“Një valle e lashtë që vazhdon të kërcehet”

Raino Isto
Ky artikull shqyrton debatet artistike mbi kulturën popullore dhe realizmin socialist, që u zhvilluan në Shqipërinë e socializmit shtetëror të viteve 1970. Artikulli fillon me fjalimin famëkeq të diktatorit Enver Hoxha në Plenumin e Katërt dhe eksploron ndikimin e tij mbi artet pamore dhe kulturën m…

Fasada urbane, nuanca politike

Dorina Pllumbi
Ky artikull shqyrton përdorimin e narrativave nacionaliste në arkitekturë në qytetet shqiptare, duke u përqendruar më shumë në Tiranë, si pasqyrim i ndryshimit të dinamikave të pushtetit, të ideologjisë dhe të identitetit kombëtar përgjatë regjimeve të ndryshme politike. Që nga fillimi i shekullit X…