1,369 rezultate
Faqja 31 / 115Refleksione mbi monografinë "Dhimitër Kamarda – për një shqipe të gjithakushme edhe të gjithakundme” të tjera vepërza” të Dhori Q. Qirjazit"
Ky studim trajtohet në kujtim të filologut të shquar arbëresh, Dhimitër Kamarda, vështruar si një ndër pararendësit e veprimtarëve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, për idetë e përpjekjet e tij për një gjuhë të përbashkët të letërsisë shqipe, në funksion të bashkimit të shqiptarëve, autor i të parav…
Veçori semantike të pasthirrmave në gjuhën shqipe
Në këtë punim janë trajtuar karakteristikat semantike të pasthirrmave të gjuhës shqipe, duke filluar qysh nga klasifikimi i tyre sipas kriterit semantik që, në gjuhën shqipe, ashtu si në anglishte e gjuhë të tjera, është bazuar në funksione të veçanta komunikuese që kryejnë pasthirrmat, thënë më sak…
Shteti dhe gjuha amtare në vështrimin e Prof. Eqrem Çabej
Profesor Eqrem Çabej njihet kryesisht si historian i gjuhës shqipe, por ai ka qenë gjithnjë i lidhur edhe me ecurinë e zhvillimit të shqipes letrare dhe mori pjesë në të gjitha veprimtaritë e rëndësishme të organizuara nga Instituti i Shkencave (1946-1957), dhe më pas nga Universiteti i Tiranës e ng…
Revista “Përpjekja shqiptare”: tribunë e rëndësishme për diskutimin e problemeve gjuhësore
Çështjet e ndryshme të gjuhës shqipe, që rilindësit i trajtuan me përkushtim të madh, u vazhduan edhe pas tyre nga studiues e shkrimtarë të brezit që erdhi. Një nga format më të zakonshme, në të cilat trajtoheshin çështje të ndryshme, përfshirë edhe ato gjuhësore, përveç në botime të veçanta që ishi…
Ndikimi i anglishtes në leksikun e të folurit të mësimdhënësve në Kosovë
Në këtë punim trajtohet ndikimi i anglishtes në fushën e edukimit, në leksikun e të folurit të mësimdhënësve të Kosovës. Gjithashtu, pjesë e këtij shqyrtimi janë edhe disa aspekte sociolinguistike që kanë ndikuar në përvetësimin e fjalëve nga gjuha angleze. Qëllimi i hulumtimit është identifikimi i …
Semantika dhe termat
Artikulli i pranishëm ka si objekt studimi terminologjinë e semantikës leksikore, për të cilën, me sa dimë deri tani, nuk ka ndonjë trajtesë të veçantë, ku të vihet në dukje gjendja, zhvillimet e reja të kësaj terminologjie dhe vendi që zë ajo në gji të terminologjisë së gjuhësisë në përgjithësi. Si…
Studime për gjuhën dhe gjininë në gjuhësinë shqiptare
Fakti se njerëzit janë të veçantë e kanë tipare dalluese, dallime këto që shfaqen gjatë sjelljes së tyre në shoqëri, i ka shtyrë shumë studiues t’i trajtojnë faktorët shoqërorë qenësorë, që ndikojnë në këto dallime, e ndër to edhe dallimet gjuhësore që lidhen me gjininë. Vitet ’70 konsiderohen si vi…
Kolë Ashta hulumtues I përkushtuar dhe dorëmbarë I leksikut historik të gjuhës shqipe
Para pas kohësh, pas një pune vullnetmadhe e të frytsh- me shumëvjeçare si pedagog dhe si studiues i gjuhës shqipe, u nda së gjallësh prof. Dr. Kolë Ashta, njëri nga hulumtuesit më të zellshëm e më të përkushtuar të fjalës shqipe, njohës i mirë i teo- risë dhe i praktikës filol…