439 results
Page 32 / 37Dëshmi të oralitetit në sistemin narrativ të prozës së Mitrush Kutelit
Është besuar e thënë në studimet e derisotme se letërsia kuteliane (proza veçanërisht) është e strukturuar më së shumti si një letërsi moderne. Si një ndër shfaqjet e këtij lloj moderniteti është parë edhe prania në thurjen stilistike të saj, e disa dukurive e aspekteve të oralitetit. Në fakt, vetëm…
Prej shekullit të iluminizmit gjuhësor në shekullin e nacionalizmit gjuhësor
Shekulli XVIII nisi me një ngjarje historike-epokale për shqiptarët: pikërisht në vitin 1700, për herë të parë qysh prej fillimeve të Krishterimit, në krye të Selisë së Shenjtë u zgjodh një Papë me origjinë shqiptare: Giovanni Francesco Albani, i njohur gjerësisht si Papa Clemente XI, i cili apostul…
Nga fillimet e shkrimit shqip te ideja e një gjuhe të përbashkët letrare shqipe
Për të arritur te fillimet e shkrimit shqip, në shekullin XVI, gjuha shqipe ka kaluar përmes ndikimeve kulturore të ndryshme, sipas pushteteve që qeverisnin në territoret shqipfolëse. Këto ndikime, të shprehura përmes gjuhëve zyrtare dhe kulturore që përdoreshin në trojet shqiptare, nuk mund të mos …
Doktrina e Kërshtenë e Bellarminos në një variant të shqipëruar nga atë Guagliata S.I., (1845)
Varianti doktrinar i gatitur nga G. Guagliata S.I., botuar në Romë në vitin 1845, përbën një tekst kryesisht dygjuhësh që merr përsipër shtjellimin e disa elementeve të rëndësishme që trajtohen në variante të ngjashme që kanë në themel të tyre Doktrinën e kërshtenë të Bellarminos. Sa i përket ndërti…
Bardhyl Demiraj “Shqiptar dhe shqa. Histori popujsh përmes dy emrave etnikë”, Naimi, Tiranë, 2014, 248 f.
Bardhyl Demiraj na paraqitet gjithnjë e më shumë si studiues i shumanshëm në fusha të ndryshme të albanologjisë: histori e gjuhës shqipe, gjuhësi krahasuese-historike, filologji e teksteve të vjetra, histori e shkrimit të shqipes dhe së fundi etnolinguistikë. Libri i fundit është një triptik studime…
50- vjetori i revistës “Studime Filologjike” - Ngjarje e shënuar në historinë e Studimeve Albanologjike
Viti 2014 përkon me një ngjarje të shënuar në historinë e shkencave gjuhësore e letrare në fushë të shqipes, 50-vjetori i themelimit të revistës shkencore “Studime filologjike”. Revista shkencore “Studime filologjike” u themelua në vitin 1964. Ajo ishte vijuese e pjesës filologjike të revistës së më…
Probleme gjuhësore të terminologjisë në revistën “Studime Filologjike”
Revista jonë, bashkudhëtarja jonë në rrugën e vështirë të formimit si studiues të gjuhës sonë na dha mundësinë që, në artikujt e botuar, të gjenim përgjigje për probleme për të cilat interesoheshim, të gjenim zgjidhje për probleme të ndërlikuara të teorisë së gjuhësisë, të këmbenim mendime për probl…
Qasjet mbi letërsinë në revistën “Studime Filologjike”
Studimet mbi letërsinë janë pjesë e rëndësishme e veprimtarisë shkencore të botuar në revistën “Studime filologjike”. Të përfaqësuara me vetëm një artikull në dy vitet e para (1964, 1965), gradualisht është shtuar pesha e pranisë, rolit e cilësisë së studimeve letrare, të cilat mund të themi se janë…
Rreth një tradite të hershme Studimesh Filologjike: rasti i Viktor Volajt
Fillimet e filologjisë shqipe të tekstit shenjohen në dekadat e para të shekullit XX. Imzot Paolo Schirò, me një transkriptim të plotë të Mesharit të Gjon Buzukut, që pritet të botohet së shpejti; mund të konsiderohet themeluesi i filologjisë moderne shqiptare. Àt Justin Rrota, me Monumenti mâ i vje…
Një vështrim bibliografik-statistikor për lëndën gjuhësore të revistës “Studime Filologjike” (1964–2013)
“Studime filologjike” si vijuese e revistave pararendëse “Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës - Seria e shkencave shoqërore” (1957–1963) dhe “Buletin i Institutit të Shkencave” (1948–1957), është revista qendrore filologjike në Shqipëri. Ajo ka luajtur një rol të veçantë në zhvillimin të gj…
Pikëpamje të Zamputit mbi vendin e “Mesharit” në historinë e letërsisë së shkruar shqipe
Injac Zamputi spikat në studimet tona si një kërkues këmbëngulës që nuk bëri dallim mes disiplinave që i shërbejnë sistemimit dhe kontekstualizimit të ngjarjeve historike më të rëndësishme të mesjetës së vonë shqiptare dhe periudhave që e pasojnë atë.
Gjurmues serioz i një dokumentacioni që dëshmon…