1,369 results

Page 35 / 115

Diellina, një bimë Trako-Dake me emër Proto-Albanoid

Radu Crăciun
Termi trako-dak diellina, i cili i referohet emërtimit shqip “madërgonë, madërgonë e zezë (Hyoscyamus niger) dhe përmendet nga farmacisti grek Pedanius Dioskorides në listë ne tij të bimëve mjekësore, jo vetëm shfaq një lidhje të qartë etimologjike me fjalën shqipe diell, por shërben edhe si dëshmi …

Anila Omari: Studime rreth shqipes së vjetër (shek. XV-XVIII), Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2022

Evalda Paci
Studime rreth shqipes së vjetër (shek. XV-XVIII), përmbledhje studimore me kontribute të përzgjedhura të koleges Anila Omari përbën një prej botimeve më të fundit reflektuese të veprimtarisë shkencore të saj. Në lëndën e kësaj përmbledhjeje tërheq vëmendjen një konfigurim i arsyetuar trajtesash, që …

Për receptimin e veprës së Emil Zolait në mjedisin kulturor shqiptar

Tomorr Plangarica
Artikulli synon paraqitjen sa më të plotë të veçantive të receptimit të veprës së Emil Zolait në mjedisin leximor/studimor shqiptar përgjatë shekullit XX, sidomos në vitet 1945-1990, periudhë kur u përkthyen në gjuhën shqipe disa prej romaneve e novelave të tij. Interpretimet në lidhje me vlerat e p…

Konferencë shkencore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120-vjetorin e lindjes”

Evalda Paci
Më datën 15 maj 2023, në sallën “Europa” të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës u zhvillua konferenca shkencore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120-vjetorin e lindjes”, e organizuar nga Qendra e Studimeve dhe e Publikimeve për arbëreshët dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë …
OA PHOENIX SQ

Rreth disa pikëpamjeve të shprehura në revistën "Studime Filologjike", 1-2,1998 për politikën gjuhësore në Shqipërinë e pasluftës

Bahri Beci
Pikëpamjet tona për disa aspekte të historisë së formimit të gjuhës së sotme letrare ose më mirë standarte dhe për politikëngjuhësore të ndjekur në Shqipëri në periudhën e pasluftës i kemi shprehur gjerësisht përmes disa artikujve, intervistave dhe replikave të botuara në revista e botime shkencore,…

Katekizmi i Elbasanit me alfabetin e Todhrit nga mesi i shekullit XIX

Yll Rugova
Në mesin e kodikëve që ndodhen në AQSH është edhe një fletore nga Elbasani me shkrime në gjuhën greke, në mesin e të cilave janë edhe disa faqe në shqip me alfabetin e Todhrit. Përmbajtja e shkrimit është një katekizëm i botuar nga Adamantios Korais (1748–1833) përkthyer në shqip nga një autor i pan…
OA PHOENIX SQ

Kënga qytetare Shkodrane

Tonin Zadeja
Repertori i këngës qytetare shkodrane është shumë i pasur dhe i larmishëm. E lindur në një ambient e në rrethana të caktuara historike, kjo këngë ka fituar tipare të përcaktuara mirë si gjuhë muzikore. Ashtu si filigramat, meloditë e bukura shkodrane janë punuar me mjeshtri, janë lëmuar në rrjedhen …
OA PHOENIX SQ

Pedagogu Luigj Gurakuqi dhe abetaret e tij

Njazi Kazazi
Në historinë e Shqipërisë Luigj Gurakuqi ka hyrë si një figurë shumëplanëshe: si politikan dhe diplomat; gjuhëtar, poet, prozator,estet, kritik letrar dhe përkthyes; pedagog e tekstolog; ministër arsimi në Qeverinë e parë Shqiptare, drejtor i Normales sëElbasanit. Në fushën e arsimit shqiptar ai ka …