947 results

Page 36 / 79

Shërbimi arkivor dhe mbrojtja e të dhënave personale

Ergyseda Shpataraku, Xhensila Çullhaj
Ligji për Arkivat përcakton rregullat bazë për organizimin e funksion shërbimit arkivor në Shqipëri, institucionet që kryejnë këtë shërbim , si dhe detyrimet e tyre ligjore për krijimin , ruajtjen dhe shfrytëzimin e pasurisë arkivore , si pjesë e trashëgimisë kombëtare. Arkivat shtetërore administro…
OA Kosova SQ

Krimet e Malit të Zi në lugun e Baranit dhe thyerja e flamurit malazez nga Selim (Ahmet) Gërvalla në vitin 1913

Luan Tetaj
Mali i Zi gjatë vitit 1913 ka kryer krime shumë të rënda në Lugun e Baranit. Ushtria dhe xhandarmëria malazeze në koordinim edhe me kishën ortodokse serbe bënin plane shumë të rënda për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre. Malazezët përpara se të fillojnë me procesion e konvertimit të popullatës…
OA Kosova SQ

Arsimimi i të rriturve në Kosovë pas luftës së dytë botërore

Arben Berisha
Arsimimi i të rriturve, ose siç është shkruar dhe njihet si lufta kundër analfabetizmit është temë që përfshinë periudhën e viteve të pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1990 kur sistemi arsimor në Kosovë mbyllet nga masat e dhunshme serbe. Në temë është përshkruar gjendja politike në vend pas…
OA Kosova SQ

Justifikimi i intervenimit të NATO-s në Kosovë në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare

Hamit Kaba
Artikulli merret me politikën e SHBA-së ndaj Kosovës në vitet 1998-1999, periudhë e shkurtër por me rëndësi shumë të madhe për fatin e shqiptarëve të Kosovës. Kjo çështje trajtohet në tri pjesë: përmes një hyrjeje apo begraundi historik që fokusohet në politikën amerikane ndaj Kosovës në vitet 1990-…
OA Kosova SQ

Vëzhgime të përgjithshme mbi procesin emancipues të grave Shqiptare në shekullin XX

Mrika Limani, Fatmir Arifi
Lëvizjet emancipuese të grave kanë lënë gjurmë të ndjeshme në historinë e zhvillimit të vetëdijes qytetare, por edhe në mënyrë specifike qoftë në pikëpamja teorike në shumë fusha disiplinore, siç është filozofia, sociologjia, letërsia, psikologjia e historia, deri të ato praktike me veprimtaritë k…
OA Kosova SQ

Ultimatumi i presidentit Bill Clinton dhe përgatitjet për intervenimin ushtarak në Kosovë

Arbër Hadri
Punimi shkencor “Ultimatumi i presidentit Bill Clinton dhe përgatitjet për intervenimin ushtarak në Kosovë (shtator-tetor 1998)”, trajton një temë shumë të rëndësishme për historinë më të re të Kosovës, përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe ecurinë e vendimit pë…
OA Univers SQ

Arsimi shqip në Kosovë, 1990-1999, shtëpitë-shkolla

Prof. Dr. Arian Kadiu
Studiuesi i njohur Bajram Shatri është një autor i njohur jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë e veçanërisht në Tiranë, si njohës i thellë dhe studiues i përkushtuar. Një kuadër i të gjithë përpjekjeve të pashembullta për vijimin e shkollës shqipe, paraqitet në librin e tij, kur ndonëse shkollat u …