Në këtë artikull trajtohet konteksti arkeologjik e historik i falsifikimit të monedhave, marrë për bazë kallëpin nga Ulpiana, i përdorur për prodhimin e emetimin e monedhave të paligjshme të kohës së Mark Aurelit. Gjatë gërmimeve arkeologjike të zhvilluara në vitin 1957, në lokalitetin e Ulpianës is…
Qëllimi i këtij hulumtimi ishte të identifikojë qasjet institucionale për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente, si dhe realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të institucioneve të përcaktuara me udhëzim administrativ (UA nr.14/2019) për këtë katego…
Rekuizimi, ishte fushatë plaçkitëse, ekonomike me pasoja psikike dhe shumë komplekse, të cilën e bënte vetë përzierja e shtetit në zbatimin dhe argumentimin e saj. Për të zbatuar këtë politikë rekuizuese, u përdorën edhe organet duke filluar nga këshillat vendorë e të rretheve, të cilat në mënyrë hi…
Rëndësia e këtij punimi qëndron në periodizimin historiografik të politikës së jashtme amerikane dhe të rolit të saj vendimtar në çështjen e Kosovës duke ndriçuar ndikimin e kësaj politike në historinë bashkëkohore të Kosovës dhe të kombit shqiptar. Ky studim argumenton se angazhim…
Artikulli trajton disa aspekte të lojërave dhe të argëtimeve mesjetare, të cilat ishin pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme e shoqërisë në Kosovë. Koha e trajtimit është një periudhë kur disa prej qyteteve të Kosovës të dalluara për zhvillimin e minierave, të zejtarisë dhe të tregtisë ishin të …
Ky studim paraqet një përmbledhje të perceptimeve të mësimdhënësve të arsimit fillor në Kosovë lidhur me praktikat e tyre gjatë punës me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë. Qëllimi i studimit është të identifikojmë sfidat e mësimdhënësve të arsimit fillor, me të cilat ballafaqohen gjatë punës me…
Si në gjithë Kosovën edhe në Komunën e Drenasit (Gllogocit) organizohen protesta dhe pas këtyre protestave fillojnë arrestimet dhe dënimet, qoftë individuale, qoftë grupore. Arrestimet përfshijnë pa përjashtim, mësues, studentë, mjekë, elektricistë, kimistë dhe tregtarë. Duke u baz…
Kurrikula e bazuar në kompetenca sot është tema bosht e çdo institucioni arsimor. Prandaj synimi i studimit është verifikimi i praktikave të mësimit në arsimin e detyruar në Kosovë dhe konstatimi se sa ato praktika janë të harmonizuara me kërkesat e kurrikulës së Kosovës, e cila ka për synim zhvilli…
Qëllimi i këtij hulumtimi është të identifikojë praktikat dhe nevojat e nxënësve dhe të mësimdhënësve të shkollës së mesme të lartë nga programet lëndore të fushës kurrikulare Jeta dhe puna, në veçanti programet e lëndës Teknologji e Informacionit dhe komunikimit në aftësimin e tyr…
Ky studim rasti cilësor kishte për qëllim të hulumtojë përvojat e mësimdhënësve fillestarë në Kosovë gjatë aplikimit të metodologjisë së mësimdhënies me bazë projektin, në realizim të kurrikulës së bazuar në kompetenca. Duke u fokusuar në strategjitë dhe metodat e përdorura për të lehtësuar procesin…