300 results

Page 4 / 25
OA Optime SQ

Politikat arsimore dhe përmirësimi i mësimdhënies për të ardhmen në një qasje globale.

Albana Tahiri
Arsimi si fusha kyçe në edukimin dhe emancipimin e brezit të ri, ёshtё elementi themelor i kulturës dhe i shoqёrisё së një vendi. Elemente të rëndësishme për realizimin e këtij misioni janë politikat arsimore, kuadri ligjor, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit të sistemit a…
OA Optime SQ

Shkolla, mjedisi i shoqërizimit dhe mësimit

Natasha Poroçani, Helena Grillo
Shkolla është mjedisi ku nxënësit e mësuesit shoqërizohen me njëri tjetrin dhe mes tyre, por edhe vendi specifik për të siguruar procesin e të mësuarit, të cilin e ka prioritetin kryesor. Vlera e saj mjedisore perceptohet dhe aplikohet në tri akse: në mjedisin fizik (vendi konkret), biologjik (me ka…
OA Optime SQ

Raportim rasti: ekstraksionet dentare për qëllime të trajtimit ortodontik

Donieta Shabanllari, Flavina Vata, Elma Elezi
Ekstraksioni i dhëmbëve për qëllime ortodontike është një temë shumë e diskutueshme nga pro-fesionistët. Lloji i malokluzionit dhe faktorët individual të pacientit luajnë një rol të rëndësishëm për vendimin për këtë procedurë. Ky studim paraqet një rast klinik të trajtimit ortodontik përmes ekstr…

Ibn Rushd dhe legjitimimi i filozofisë në Islam

Sead Zimeri
Ky artikull shqyrton përpjekjen e Ibn Rushdit për të legjitimuar filozofinë në mendimin islam, duke u fokusuar në veprën e tij thelbësore Fasl al-Maqāl. Ibn Rushdi mbron idenë se filozofia është në harmoni me Islamin dhe argumenton se kërkimi filozofik është jo vetëm i lejueshëm, por një obligim fet…

Detarët e Bokës së Kotorrit me origjinë shqiptare

Ylber Hysa
Tregtia dhe lundrimi mes Bokës së Kotorrit dhe limaneve shqiptare ka një traditë të gjatë mesjetës dhe në kohën e re. Drithi, kripa, druri, lëkurët dhe produktet e tij janë ndër artikujt më me interes që ka ofruar Shqipëria në mesjetë dhe që kanë shënuar tregtinë e Bokës me të. Përveç tregtisë, duhe…

Gjendja politike në Mitrovicë, Kolashin, Pazar tëRi dhe Pejë sipas kryetarit të Komitetit të Kosovës, Bedri Pejanit (27 janar 1942)

Haxhi Ademi
Ky studim bazohet në një analizë të hartuar më 27 janar 1942 nga kryetari i Komitetit të Kosovës, Bedri Pejani. Dokumenti ndodhet në Arkivin Qendror Shtetëror të Republikës së Shqipërisë, në Fondin e Ministrisë së Tokave të Liruara. Në këtë dokument analizohet gjendja politike, etnike dhe sociale në…
OA Kosova SQ

Relacionet ne mes te qyteteteve bregdetare shqiptare dhe Republikës së Venedikut gjatë viteve 1396-1404

Teuta Shala
Më marrjen e Durrësit, Lezhës, Shkodrës dhe Drishtit venedikasit u bën zot të qyteteve dhe qendrave më të rëndësishme ekonomike e politike të asaj kohe në Shqipëri. Mirëpo, nuk kaloi shumë kohë nga kjo dhe rrethanat e zhvilluara në Shqipëri i binden feudalët vendas se gabuan kur shpresonin në ndihmë…
OA Kosova SQ

Reflektimi i informbyrosë në veprimtarinë e emigrantëve Shqiptarë në Kosovë në vitet 1948-1953

Sulltane Ukaj
Rrethanat ndërkombëtare të krijuara gjatë Luftës Dytë Botërore dhe pas mbarimit të saj, si dhe vendimet e marra në konferenca e takime të ndryshme të niveleve të larta botërore si: Karta e Atlantikut, Konferenca e Teheranit, Jaltës e Moskës, ndikuan në përcaktimin e fateve dhe të ardhmen e kombeve, …
OA Kosova SQ

Toleranca nderfetare dhe ndëretnike Shqiptare si paradigmë e mbijetesës kombëtare

Islam Lauka
Këto ditë. kombi shqiptar festoi me krenari të ligjshme 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Një shekull në jetën e një shteti. aq më tepër në Ballkan. nuk është pak për të bërë analiza dhe arritur në përfundime. por edhe për të reflektuar dhe nxjerrë mësimet përkatëse. Gjatë këtyre…
OA Optime SQ

Proçesi psikoterapeutik dhe ndikimet tek terapisti

Arbjola Halimi, Gisela Goleci
Në mënyrë të zakonshme pjesa më e madhe e studimeve të cilat lidhen me proçesin e psikoterapisë fokusohen tek klienti si dhe tek ndikimet e tij mbi të. Të pakta janë ato studime të cilat lidhen me impaktin që ka psikoterapia si një proçes tepër dinamik dhe thellësisht njerëzor tek terapisti. Meqenës…