1,045 results

Page 48 / 88
OA Univers SQ

Raportet shqipe standarde-dialekt te nxënësit e disa shkollave të mesme të Prishtinës

Msc. Lumturije Nuredini
Qëllimi i këtij punimi është që të nxjerr disa të dhëna për raportet gjuhë standarde-dialekt te nxënësit dhe studentët në disa nga institucionet e arsimit të mesëm dhe atij universitar në Kosovë. Hulumtimin e kam realizuar duke anketuar nxënës dhe studentë për raportet gjuhë standarde-dialekt. Për s…
OA Univers SQ

Ullmar Kvik dhe libri i tij “Më shumë heroizma, se sa grurë”

Viron Kona
Në këtë studim, dëshmohet me dashamirësi për mikun e shquar të shqiptarëve, suedezin Ullmar Kvik. Në pjesën e parë tregohet se Ai ka lindur më 13 qershor 1934, pra më shumë se 82 vjet më parë, në një familje punëtorësh. Gjatë viteve të studimeve shfaqi interes për gjuhët e huaja, ndër të cilat ishte…

Bahri Beci, gjuhëtari me kontribute të shquara në fushën e Studimeve Albanologjike

Tomorr Plangarica
Më 20 gusht 2023 u nda nga jeta gjuhëtari me kontribute të shquara në fushën e studimeve albanologjike, akademik Bahri Beci (lindur në Shkodër më 6 mars 1936). Profesor B. Beci ia kushtoi jetën e tij studimit të gjuhës shqipe, duke u angazhuar në fusha e kahe shqyrtimesh nga më të larmishmet. Prurje…

“Doktor Gjëlpëra” dhe gazeta “Dielli”, lexime të kryqëzuara

Laura Smaqi
Në një mënyrë të pazakontë për letrat shqipe, proza e Konicës Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit, kujton që në titull një ngjarje reale historike, vrasjen e dy shtetasve amerikanë në Mamurras, më 6 prill 1924. Në literaturën studimore ka pasur mjaft diskutime në rrjedhë të kohës p…

“Studime mbi autorë e vepra të patrajtuara në letërsinë shqipe”, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2022

Evalda Paci
Përmbledhja me titull “Studime mbi autorë e vepra të patrajtuara në letërsinë shqipe” përmban disa punime që kanë objekt të vëmendjes autorë a vepra që prej vitesh janë pjesë e kërkimeve dhe e interesave studimore të kolegëve të Departamentit të Studimeve Letrare të Institutit të Gjuhësisë dhe të Le…

Romani “Sofia kominiate” i Santorit dhe “të fejuarit” e Manzonit: ngjashmëri dhe dallime

Klara Kodra
Santorin mund ta konsiderojmë të parin romancier shqiptar falë veprës së tij të pabotuar arbërisht (romanin “Sofia Kominiate”), të cilësuar pozitivisht dhe nga De Rada në revistën e tij “Fjamuri i Arbërit”. Cilësimi i De Radës tërheq vëmendjen ndaj veçantisë së këtij përpilimi të Santorit, i cili gr…

Konferencë shkencore “studime letrare në proces, perspektiva e qasje të reja zhvillimi”

Evalda Paci
Më datën 29 qershor 2023, pranë Muzeut Arkeologjik të Akademisë së Studimeve Albanologjike u mbajt konferenca shkencore “Studime letrare në proces, perspektiva e qasje të reja zhvillimi”, si një veprimtari e përvitshme e organizuar nga Departamenti i Studimeve Letrare i Institutit të Gjuhësisë dhe t…

Roli i shkencave albanologjike për njohjen e shqipes dhe të Shqipërisë në Itali

Giuseppina Turano
Në këtë shkrim të shkurtër do të flasim për studimet që kanë shënuar përhapjen e njohjes së gjuhës shqipe dhe të Shqipërisë në Itali. Këtu do të kufizohemi vetëm tek studiuesit italianë dhe arbëreshë që janë marrë me botën shqiptare dhe do të lëmë mënjanë veprat kushtuar dialekteve arbëreshe të Ital…

Kronikë veprimtari studimore mbi përkthimin: disa qasje hermeneutike dhe vëzhgime të procesit të të përkthyerit

Evalda Paci
Më datën 15 shtator 2023, pranë Bibliotekës së Institutit të Arkeologjisë (ASA) u mbajt veprimtaria studimore mbi përkthimtarinë dhe qasje hermeneutike në procesin e përkthimit. Në këtë veprimtari të organizuar nga Departamenti i Studimeve Letrare (Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë) u mbajtën dy…