Articles Journals Publishers Subjects

460 results

Page 5 / 39
OA Optime SQ

Lidhja e vendimeve juridike me standartet nga gjykata europiane e të drejtave të njeriut

Pjereta Agalliu, Alem Bedhija
Çdo shtet demokratik synon të ndërtojë dhe zbatojë një shtet të së drejtës si bazë të funksionimit të duhur të tij. Të drejtat dhe liritë e njeriut janë po aq komplekse, sa edhe ndërluftuese. Miratimi i Kushtetutës sonë në vitin 1998, sanksionoi një rol të rëndësishëm kyç në marrëveshjet ndërkombëta…
OA Optime SQ

Kuptimi i së drejtës civile: parimet dhe zbatimi

Erjona Bezatlliu
E drejta civile, si një shtyllë themelore e sistemeve juridike në mbarë botën, mishëron një sërë parimesh dhe praktikash që synojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe rregullimin e ndërveprimeve shoqërore. Në thelbin e saj, e drejta civile thekson mbrojtjen e të drejtave individuale dhe zgjidhjen e an…
OA Optime SQ

E drejta për një gjykim të drejtë sipas ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar

Luan Hasneziri
Në një gjendje të së drejtës, njohja dhe sigurimi efektiv i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut përbëjnë themelin e ekzistencës së tij. Rendi i brendshëm ligjor i çdo shteti demokratik, krahas akteve ndërkombëtare, vendos mekanizma që sigurojnë ekzistencën e vërtetë dhe ushtrimin praktik të …
OA Optime SQ

Politikat arsimore dhe përmirësimi i mësimdhënies për të ardhmen në një qasje globale.

Albana Tahiri
Arsimi si fusha kyçe në edukimin dhe emancipimin e brezit të ri, ёshtё elementi themelor i kulturës dhe i shoqёrisё së një vendi. Elemente të rëndësishme për realizimin e këtij misioni janë politikat arsimore, kuadri ligjor, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit të sistemit a…
OA Optime SQ

A do të kontribuojë këshilli fiskal në financat e shëndosha publike të cilat e afrojnë Shqipërinë me BE-në?

Vanina Kalemi (Jakupi)
Metodologjia e zgjeruar e zgjerimit, e miratuar në vitin 2020, e vuri grupin e Themeleve në qendër të negociatave të pranimit. Në këtë mënyrë, Shqipërisë do t’i duhet të përqafojë dhe zbatojë plotësisht reformat në fushat themelore të sundimit të ligjit, në veçanti reformën gjyqësore dhe luftën kund…
OA Optime SQ

Konventa e Nikozisë, përqasja në legjislacionin shqiptar

Erlanda Agaj
Punimi synon të trajtojë detyrimet e ligjvënësit shqiptar që burojnë nga Konventa e Këshillit të Evropës për veprat penale që lidhen me pronën kulturore, miratuar në Nikosia më 19 maj 2017, që njihet si “Konventa e Nikozisë”. Në cilësinë e traktatit të parë ndërkombëtar dedikuar për kriminalizimin e…

Përpjekjet e Ismail Qemalit për ndryshime politike pas kongresit të parë xhonturk

Gentrit Smakaj
Kongresi i Parë xhonturk u mbajt në Paris më 4-9 shkurt 1902. Ky kongres përbënte një pikë kthese kritike në marrëdhëniet e shqiptarëve me Perandorinë Osmane. Refuzimi i vazhdueshëm i kërkesave të shqiptarëve për autonomi gjatë sundimit të Sulltan Abdyl Hamitit II bëri që ata t’i drejtoheshin lëvizj…

Vështrim trajtimit të krimeve serbe ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1912-1913

Nuridin Ahmeti
Nga ngjarjet më tragjike në historinë e popullit shqiptar është edhe ajo e luftërave ballkanike, të zhvilluara gjatë viteve 1912-1913. Tragjike vlerësohet për faktin se në këto vite llogaritet se, nga forcat e Aleancës Ballkanike, u vranë dhe u masakruan mbi 20 mijë shqiptarë, pa kursyer as moshë e …

Xhamia e Hasan pashë Gjakovalisë në Pécs të Hungarisë

Elza Shipoli
Periudha e Perandorisë Osmane solli me vete ndryshime në shumë aspekte kulturore, sociale, juridike dhe ekonomike. Kjo periudhë pati rëndësi të madhe për shumë qytete të Evropës në përgjithësi, duke përfshirë edhe Hungarinë në veçanti. Shumë shqiptarë zunë poste të rëndësishme në Perandorinë Osmane,…

Bandat serbe në vilajetin e Kosovës dhe në vilajetin e Manastirit gjatë viteve 1903-1908

Shpend Avdiu
Në këtë punim studimor janë shqyrtuar organizimi, financimi dhe format e veprimeve të bandave serbe në Vilajetin e Kosovës dhe në Vilajetin e Manastirit në fillim të shekullit XX. Po ashtu, do të trajtohen krimet e shumta të çetnikëve ndaj popullsisë civile si dhe luftimet e tyre me bandat bullgare,…