Articles Journals Publishers Subjects

163 results

Page 5 / 14

Vlerësimi i jashtëm i performancës së shkollës si mekanizëm për sigurimin e cilësisë, gjendja dhe perspektiva

Selim Mehmeti
Vlerësimi i jashtëm i performancës së shkollës në arsimin parauniversitar në Kosovë ka filluar të realizohet nga Inspektorati i Arsimit, në bazë të politikave arsimore, procedurave dhe qasjes ndaj vlerësimit të përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Përvoja fillestare me…

Rezultatet në testin PISA 2018 dhe mosleximi i letërsisë si dukuri te nxënësit kosovarë të moshës 15 vjeçe1

Murteza Osdautaj
Leximi dhe kultura e leximit (reading literacy) kanë qenë fushat e vlerësimit të nxënësve kosovarë në testin PISA. Ngaqë rezultatet ishin dekurajuese, Instituti Pedagogjik i Kosovës ka ndërmarrë punën për një hulumtim për ta analizuar gjendjen aktuale të leximit, me fokus në leximi…

Perceptimet e nxënësve për rolin edukativ të televizioneve të Kosovës

Arbnesha Mexhuani
burim i informacioneve edukative për nxënësit ? Pjesëmarrësit e përfshirë në hulumtim janë nxënësit e klasave të teta, mosha e të cilëve është 13-15 vjeç. Hulumtimi është realizuar në periudhën mars-qershor. Mostra e studimit është 260 nxënës të 12 shkollave, të komunave t…

Format e zhvillimit profesional të parapëlqyera nga mësimdhënësit përgjatë fazave të karrierës sipas Modelit të Huberman

Ismet Potera, Luljeta Shala
Zhvillimi profesional i mësimdhënësve është bërë politikë dhe nevojë e vazhdueshme. Zhvillimet e hovshme në teknologji, në përmbajtje mësimore dhe në metodologji të mësimdhënies, rrisin nevojën për zhvillim të mësimdhënësve. Gjithashtu, ndryshimi cilësor i përgatitjes së nx…

Vlerësimi i performancës së drejtorëve - një analizë e praktikës së vlerësimit në shkollat publike në Kosovë

Selim Mehmeti, Luljeta Shala
Qëllimi i këtij studimi ishte të hulumtojë dhe të analizojë praktikën e vlerësimit të performancës së drejtorëve të shkollave publike në Kosovë, të reflektuar nga raportet e vlerësimit të drejtorëve dhe nga perceptimet e drejtorëve të vlerësuar dhe vlerësuesve të tyre. Duke p…
OA Optime SQ

Ndërhyrje parandaluese lidhur me përdorimin dhe abuzimin me substanca në adoleshencë

Jonida Haxhiu, Elisabeta Kafia
Shumë sjellje jo të shëndetshme shpesh fillojnë gjatë adoleshencës dhe përfaqësojnë sfida të mëdha të shëndetit publik. Abuzimi i substancave ka një ndikim të madh te individët, familjet dhe komunitetet, pasi efektet e tij janë kumulative, duke kontribuar në probleme të kushtueshme të shëndetit soci…
OA Optime SQ

Modernizimi urban me tipare socialiste i qyteteve tradicionale shqiptare

Agron Mesi
Në këtë tekst, vëmendje studimore do të marrë periudha e modernizimit socialist të Shqipërisë, dhe pikërisht një nga dukuritë më përfaqësuese të saj, siç qe ajo e trajtimit të trashëgimisë urbane të së kaluarës dhe e planifikimit për rimodelimin urban të saj me tipare socialiste. Në tërësinë e tij, …
OA Optime SQ

Migrimi dhe varfëria në vendet e evropës qëndrore dhe lindore: Një zbatim i modelit të gravitetit (2007-2016)

Emi Malaj, Visar Malaj
Vendimi për të migruar është një funksion i disa variablave, të cilat ndihmojnë ose pengojnë migrimin dhe mund të shënohen me shenja pozitive ose negative. Faktorët negativë përfshijnë problemet sociale dhe ekonomike në vendet e origjinës, siç janë varfëria, shkelja e të drejtave, konfliktet politi…
OA Optime SQ

Analizë mbi problematikat e TIK në arsim

Besjana Tosuni
Rritja e përdorimit dhe efektivitetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në arsim është një prioritet i qartë i qeverisë shqiptare. Strategjia për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar (SZHAPU) 2014-2020, ka si qëllim rritjen e fondeve për fuqizimin dhe përmirësimin e digjitalizim…
OA Optime SQ

Analizë mbi procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes së mësuesve përgjatë viteve në Shqipëri

Valbona Habili, Eglantina Dervishi, Silva Ibrahimi
Një sistem arsimor është cilësor, dhe si cilësor e efektiv ai ka mësuesit e vet. Ky studim synon të identifikojë dhe përshkruajë problemet e procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes së mësuesve në Shqipëri gjatë viteve, veçanërisht në legjislacion, me qëllim që të kuptojë dhe të përcaktojë politikat …

Perspektiva të vlerësimit të problemeve emocionale dhe të sjelljes te fëmijët parashkollorë

Merita Shala, Labëri Luzha
Problemet emocionale dhe të sjelljes te fëmijët e moshës parashkollore mund të jenë të shpeshta dhe të paraqesin pengesa në zhvillimin e shëndoshë psikologjik të fëmijëve, prandaj studimi dhe pasqyrimi i tyre ka një rëndësi të posaçme në zhvillimin e gjithanshëm të fëmijës. Zbulimi i hershëm i shen…