Articles Journals Publishers Subjects

112 results

Page 5 / 10
OA Kosova SQ

Vështrime demografike, ekonomike dhe të komunikacionit në Kosovë gjatë gjysmës së parë të vitit 1914

Fitim Rifati
Pushtimi dhe aneksimi i Kosovës nga Mbretëria e Serbisë dhe e Malit të Zi, më 1912-1913, veç tjerash u ndje edhe në strukturën demografike, në fushën ekonomike dhe të komunikacionit. Qenësia e strukturës demografike, zhvillimi dhe stabiliteti ekonomik në Kosovë u tronditën, sepse ruajtja e bërthamë…
OA Univers SQ

Vështrim mbi figurën, personalitetin dhe veprimtarinë e Aqif Pashë Elbasanit

Dr. Rudina Mita, Prof. Dr. Hysen Slinica
Për Aqif pashë Elbasanin (apo Biçakçiun(1 siç njihet jo rrallë herë në dokumente) si personalitet politik e historik, burrë shteti dhe si ndër figurat më në zë të lëvizjes kombëtare shqiptare para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, luftëtar i paepur për bashkimin e trojeve shqiptare në n…
OA Univers SQ

Vështrim mbi ndikimin e bashkëjetesës pesëshekullore Shqiptaro- Osmane në identitetin kombëtar Shqiptar

Esilda Luku
Bashkëjetesa e gjatë paqësore shqiptaro-osmane ishte rezultat i ndjekjes së politikave qeverisëse konsensuale dhe bashkëpunimeve shumëpërmasore politiko-ekonomike, ushtarake, social-kulturore e fetare të ngritura mbi bazën e interesave dhe përfitimeve reciproke. Këtë marrëdhënie e dëshmon procesi i …
OA Univers SQ

Kryetari i parë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Iljaz Pashë Dibra (Qoku)

Prof. Dr. Gazmend Shpuza
Kryetari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Iljaz Qoku vijohet të trajtohet, sipas skemave të mëparshme, si një nga udhëheqësit e moderuar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në të vërtetë, ai përfaqëson një nga figurat më të shquara të historisë sonë kombëtare jo vetëm të periudhës në të cilën ai u sh…
OA Univers SQ

Huazimet sllave jugore në gjuhën shqipe dhe ato shqipe në gjuhët sllave

Prof. Dr. Hasan Çipuri
Ardhja e sllavëve në Gadishullin Ballkanik pati pasojat e saj për popujt e kësaj treve. Në radhe të parë pati pasoja të mëdha politike dhe kulturore për vet sllavët, sepse ata përveç se u përzien me popullsitë autoktone ilire-Romakne, u futën përgjithmonë edhe në sferën e kulturës së kishës bizantin…

Gjurmimi i dokumenteve me rëndësi historike kombëtare si domosdoshmëri për pasurimin e fondit arkivor kombëtar

Fation Lalaj, Ylber Ramaj
Rrugëtimi i shtet formimit të shtetit Shqiptar ka qenë i gjatë, dhe i mundimshëm. Pjesë e këtij rrugëtimi kanë qenë personalitete dhe familje të shquara shqiptare, të cilët me punën dhe luftën e tyre bënë të mundur që Shqipëria të bëhej një shtet sovran dhe i pavarur në ekzistencën e vet shekullore…

Zhvillimi i njëtrajtshëm i rrjetit arkivor kombëtar përmes bashkëpunimit me komunitetin

Enkelejda Sejdini
Zhvillimi i njëtrajtshëm shihet në dy plane: zhvillim dhe përgatitje të vazhdueshme në rrafshin historik të botës profesionale, e parë kjo si në nivel kombëtar ashtu dhe ndërkombëtar dhe së dyti trajtimi i lëndës arkivore për të qenë e aksesueshme për publikun multidimensional. Zhvillimi i njëtrajt…

Dokumentet arkivore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të regjionit të Prizrenit

Elizabeta Krasniqi
Arkivi Regjional i Prizrenit në administrimin e vet ka Fondin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të regjionit tonë, të cilin e ka rregulluar dhe përpunuar me normat e kërkuara profesionale dhe ka një përkujdesje të posaçme për të. Mbështetur në dokumentet e këtij fondi që përbëhet nga 24 kuti arki…
OA Kosova SQ

Vendosja e administratës shqiptare në Kosovën e liruar

Jeton Idrizi
Në përgjithësi, Ballkani kishte një pozitë shumë të volitshme gjeostrategjike për çdo pushtues. Kjo ishte edhe arsyeja se pse u sulmua Shqipëria në prill 1939, pastaj Greqia në tetor 1940 si dhe Jugosllavia në prill të vitit 1941. Në terma strategjikë, ekonomikë por edhe ushtarakë, Kosova ka qenë çd…
OA Kosova SQ

Ndikimi i revolucionit xhonturk në nacionalizmin Shqiptar

Gentrit Smakaj
Studimi ynë do të shqyrtojë dhe vlerësojë ndikimin e Revolucionit Xhonturk të vitit 1908 në nacionalizmin shqiptar. Për të analizuar në mënyrë gjithëpërfshirëse Lëvizjen Nacionaliste Shqiptare gjatë periudhës së dytë kushtetuese dhe ndikimin e Revolucionit Xhonturk, është i nevojshëm një shqyrtim i …