Artikujt Revista Botuesit Lëndët

511 rezultate

Faqja 5 / 43

Ikona e letërsisë shqipe për fëmijë: Adelina Mamaqi

Meliza Krasniqi
Ky punim trajton krijimtarinë për fëmijë të Adelina Mamaqit, me ç’rast analizohen veprat e saj të botuara deri në vitin 1990. Në qendër të punimit është mënyra se si autorja ndërthur elementet poetike, fabulën dhe mesazhet edukative, duke krijuar një letërsi të veçantë që i flet drejtpërdrejt botës …

Shprehësia sintaksore në romanin “Aksidenti” të Ismail Kadaresë

Majlinda Bushaj
Proza e Kadaresë ka lënë gjurmë të mëdha në letërsinë botërore, por krahas vlerave letrare ka edhe vlera të mëdha gjuhësore. Arsyeja ka qenë dhe mbetet befasimi aq i këndshëm që përjetojnë lexuesit nga stili dhe formësimi gjuhësor që ndjen shkrimtaria e këtij autori. Romani “Aksidenti” në tërësinë e…

Figura e nënës në poezinë e frederik rreshpjes

Eriola Çoçaj
Frederik Rreshpja, i cili si poet jetoi në një periudhë kur në të gjitha fushat kishte shtrirë krahët e saj ideologjia komuniste, shfaqet në letërsinë shqipe si autor autentik, i shkëputur tërësisht nga letërsia në shërbim, për t’i ofruar lexuesit një botë letrash artistike e estetike. Ai njihet për…

Rrënjët që fluturojnë

Osman Gashi
Për letërsinë shqiptare, për historinë e saj, për studimet letrare shqipe, vështruar në kontekstin diakronik e sinkronik, tema e migrimit, e diasporës letrare apo e letërsisë së diasporës, është e një rëndësie të veçantë, për shkak të produkteve letrare, për shkak të tematikës si dhe për shkak të im…

Mësimdhënia e letërsisë në edukimin e nxënësve në arsimin e mesëm të lartë në Kosovë

Safete Shala
Qëllimi kryesor i këtij studimi është të dalë në pah rëndësia thelbësore që ka lënda e Letërsisë, veçanërisht në shkollimin e mesëm të lartë, për shkak të moshës më të ndjeshme të nxënësve në edukimin dhe në formimin e përgjithshëm të tyre, në formimin e personalitetit të nxënësve dhe në të kuptua…

Analiza e teksteve shkollore të letërsisë shqipe në arsimin e mesëm të lartë në Kosovë

Safete Shala
Qëllimi i këtij studimi është që të analizojë tekstet shkollore të letërsisë në procesin edukativo-mësimor dhe qëndrimet e mësimdhënësve për cilësinë e teksteve shkollore të letërsisë, përputhshmërinë me planin dhe programin mësimor, pajisjen me detyrat, pyetjet, përshkrimet, shembujt, fjalët e panj…

Përmbajtjet në tekstet shkollore të letërsisë, në funksion të komunikimit efektiv të nxënësve të shkollave të mesme të ulëta

Safete Shala
Është fakt i ditur që kulturën e përgjithshme të komunikimit nxënësit e marrin nga leximet e ndryshme dhe burimi më thelbësor mbeten tekstet shkollore, ngase qasja në këto tekste është e përditshme dhe e domosdoshme në procesin e mësimnxënies. Përmbajtjet e njësive letrare e kanë rolin thelbësor në …

Ndikimi i edukimit estetik dhe i artit letrar në formimin e personalitetit të nxënësit

Zehrie Plakolli
Objektivë esenciale e këtij punimi, është rëndësia e edukimit estetik dhe e letërsisë në veçanti, në formimin e personalitetit dhe në suksesin e përgjithshëm të nxënësit. Në kuadër të kësaj çështjeje, në këtë punim, përveç veçantive të përgjithshme të edukimit estetik dhe letërsisë për fëmijë, në më…