Articles Journals Publishers Subjects

119 results

Page 6 / 10
OA Univers SQ

“Shqiptarët 1830-1908”, libër me stil të lehtë dhe gjuhë të kuptueshme për të gjithë

Anisa Hykaj
Historia e shqiptarëve daton mijëra vite më parë, duke kaluar në periudha të ndryshme historike, por një vend të veçantë në studimet e përgjithshme historike, zë periudha e ‘Zgjimit Kombëtar Shqiptar’, e njohur ndryshe si “Rilindja Kombëtare". Në librin e tij “Shqiptarët 1830-1908”, botim i tretë i …

Për receptimin e veprës së Emil Zolait në mjedisin kulturor shqiptar

Tomorr Plangarica
Artikulli synon paraqitjen sa më të plotë të veçantive të receptimit të veprës së Emil Zolait në mjedisin leximor/studimor shqiptar përgjatë shekullit XX, sidomos në vitet 1945-1990, periudhë kur u përkthyen në gjuhën shqipe disa prej romaneve e novelave të tij. Interpretimet në lidhje me vlerat e p…

Roli i arkivave dhe politikave arkivore në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Dorina Shaholli
Arkivat janë asete të paçmuara për shoqërinë pasi shërbejnë si urë lidhëse dhe komunikimi midis epokave të shoqërisë dhe gjeneratave të njerëzimit. Kjo vlerë e pamohueshme e tyre krijon një raport të ngushtë të arkivave me publikun, ndaj dhe institucionet arkivore duhet ta mbështesin kulturën e arki…

Ndikimi i pandemisë Covid-19 në ecurinë e zhvillimit normal të punës në arkivat e Kosovës

Fikrije Berisha
Bota në dy vjetët e fundit u përballë me pandeminë Covid-19, e cila la pasojat në të gjitha fushat, edhe në arkivistikë. Bazuar në përvojën e AShAK-së dhe përvojën time personale si punonjëse në këtë institucion, në kumte-sën time do të vë në diskutim pandeminë Covid-19 në përditshmërinë tonë, prani…

Fondet personale në arkivin e Kosovës

Sadik Mehmeti
Fondet arkivore personale përbëhen nga një numër i dokumenteve të krijuara në mënyrë organike gjatë jetës dhe punës së individëve të cilët kanë pasur rol me rëndësi në jetën shoqëro-politike të një komuniteti a të një vendi. Krahas fondeve dhe koleksioneve të përgjithshme, në Arkivin e Kosovës ruhen…

Metodologjia e riskut, një risi për mirëmenaxhiminin e veprimtarisë së trupës inspektuese të drejtorisë së përgjithshme të arkivave

Endrit Musaj, Ylber Ramaj
Inspektimi i institucioneve shtetërore, për ta kontrolluar ecurinë e punës me dokumente, është një detyrim ligjor si dhe një mekanizëm i rëndësishëm i cili ndikon në përmirësimin e shërbimit arkivor në subje-ktet shtetërore dhe në funksionimin normal të veprimtarisë institucionale të tyre. Veprimtar…

Qasja në dokumente publike dhe mbrojtja e të dhënave personale në Kosovë

Fatmir Arifi, Jeton Arifi
E drejta e privatësisë dhe e drejta për informim janë të drejta themelore të njeriut në shoqërinë moderne. Në pjesën më të madhe të kohës këto dy të drejta janë të ndërvarura dhe e përplotësojnë njëra-tjetrën për t’u dhënë përgjegjësi institucioneve në raport me qytetarin. Privatësia dhe liria e inf…

Teknologjia e numërizimit në arkivin qendror shtetëror

Adriana Shehu
Numërizimi është elementi bazë për modernizimin e arkivave shqiptare për ruajtjen dhe shfrytëzimin e informacionit. Për këtë arsye është ngritur grupi i informatizimit i përbërë nga specialistë të informatikës dhe arki-vistë me përvojë, të cilët u përballën me këtë proces bashkëkohor, duke krijuar k…

Arkivi dhe domosdoshmëria e arkivimit të mediave sociale

Fatjon Balliu, Rezart Mezani
Arkivat janë dëshmitare të së kaluarës. Ato u ofrojnë studiuesve, histo-rianëve dhe ekspertëve të fushave të ndryshme prova, shpjegime dhe arsyetime për veprimet e kaluara dhe komunikimin e brezave për vendi-met aktuale. Këto institucione, me qasjen në dokumentacion që i mundë-sojnë shoqërisë, ndiko…

Bashkëpunimi i agjencisë shtetërore të arkivave të Kosovës me arkivat në rajon pas vitit 1999

Shpresa Mekaj
Fatmirësisht në shumë vende është në rritje interesimi për bashkëpunim në mes të arkivave, bibliotekave dhe muzeve. Bashkëpunimi në mes të institucioneve të ndryshme sidomos ai në mes të arkivave është i një rëndësie të veçantë, pasi u ofron njerëzve qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në trashëgimi…