Artikujt Revista Botuesit Lëndët

218 rezultate

Faqja 6 / 19

Ndikimi i moshës së edukatoreve në cilësinë e punës me fëmijët e moshës 0-3 vjeç

Zehrie Plakolli
Qëllimi i këtij studimi është vëzhgimi dhe vlerësimi i punës së edukatoreve të moshës mbi 55 vjeç, të cilat punojnë me fëmijët 0-3 vjeç, dhe niveli i cilësisë së punës së tyre. Që përmbajtja dhe rezultatet e këtij punimi të jenë më të plota dhe më konkrete, kemi shqyrtuar burime teorike/literaturë…
OA Optime SQ

Tentativa për rimarrjen e Korçës (Puçi Grek i Korçës).

Ndriçim Mehmeti
Ngjarjet prag fillimit të Luftës së Parë Botërore e gjejnë Shqipërinë me një status juridik të përcaktuar nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, e cila u mbajt në vitet 1912-1913, por që vetëm në mars 1914, u bë e mundur ardhja e Princ Vidit në Durrës dhe formimin e qeverisë së re. Pavarësisht ang…
OA Optime SQ

Fusha magnetike dhe ajo elektrike, në linjat e transmetimit të energjisë elektrike të tensionit të lartë, ndikimi në mjedis

Fatmir Basholli, Lumturi Mërkuri, Adisa Daberdini
Në sistemin e transmetimit të energjisë elektrike në Shqipëri aplikohen linjat me nivel tensioni, 110 kV, 220 kV dhe 400 kV përkundrejt linjave të transmetimit me nivele të tjera të tensionit që aplikohen në disa vënde të tjera. Këto linja kanë një rëndësi shumë të veçantë në transmetimin e energjis…
OA Optime SQ

Analizat e pesticideve klororganike dhe mbetjeve të tyre në mostra ushqimore me yndyrë dhe pa yndyrë

Aurora Napuçe, Kleva Shpati, Aurel Nuro, Erda Qorri et al.
Në këtë studim janë sjellë të dhëna nga analizat e pesticidet klororganike dhe mbetjeve të tyre në produkte ushqimore nga marketet e vendit tonë. Përcaktimi i këtyre ndotësve u realizua me teknikën e kromatografisë të gaztë. Analiza e tyre është realizuar në matrica ushqimore të klasifikuara pa yndy…
OA Optime SQ

Masat e sigurimit dhe disa aspekte të zbatimit në praktikë

Holta Seferi
Masat e sigurimit janë veprime procedurale që heqin ose kufizojnë lirinë dhe të drejtat e personit ndaj të cilit zhvillohet procedimi penal. Ato kanë si qëllim të parandalojnë veprimtarinë e mëtejshme kriminale të atij që ka kryer një vepër penale, të pengojnë shmangien e tij nga procedimi, përpjek…
OA Optime SQ

Prototipi psikodinamik dhe psikolinguistika dinamike: Ndikimi i sistemit të ndërveprimit social në prototipin psikolinguistik të individit

Silva Ibrahimi, Vera Ostreni, Elisabeta Kafia
Fjalimi është një veprimtari kognitive-motore e thjeshtë, e cila dallon njerëzit nga speciet e tjera dhe zhvillohet brenda një rrjeti të gjerë të strukturave cerebrale, kortikale dhe nënkortikale. Gjuha nënkupton marrëdhënien e njeriut me botën e tij, ndërsa psikolinguistika është procesi dinamik gj…
OA Optime SQ

Aftёsia adaptuese e periodontit, shprehur nё relacione numerike tё gjerёsisё radiografike mesatare

Ilma Robo, Saimir Heta, Edlira Sadiku, Luan Mavriqi
Forcat qё janë brenda limitit tё kapacitetit durues, adaptues tё ligamentit periodontal shkaktojnë zgjerim tё ndjeshëm tё ligamentit periodontal, nё tё kundërt ndodh atrofia jofunksionale qё shoqёrohet me zvogëlim tё numrit dhe tё trashёsisё sё trabekulave kockore, me reduktim tё densitetit tё fibra…
OA Optime SQ

Paraqitjet dhe komunikimet në matematikë: Mundësitë që ofron moodle

Lekë Pepkolaj, Genta Rexha
Qëllimi i këtij punimi është të theksojë disa nga mundësitë e ofruara nga e-learning, në veçanti nga platforma informatike Moodle, që lidhen me paraqitjet dhe komunikimet në edukimin matematik. Në fillim diskutohen shkurtimisht lidhjet ndërmjet paraqitjes, komunikimit dhe edukimit matematik, duke u …
OA Optime SQ

Testet projektive grafike dhe zvillimi i kapacitetit grafik

Mariglena Gjoni
Objektivi i këtij studimi teorik është të paraqiten teknikat projektive grafike dhe zhvillimi i kapacitetit grafik te individi. Së pari, kjo trajtesë do të parashtrojë një panoramë të shkurtër ilustruese mbi teknikat projektive grafike dhe disa aspekte të dinamikave projektive që duhen pasur parasys…
OA Optime SQ

Zhvillimi urban i qytetit të Librazhdit

Eranda Shalsi, Sabina Bollano
Librazhdi, ashtu si shumë qytete të tjera të Republikës së Shqipërisë zgjodhën ta sfidonin kaosin dhe tranzicionin urban të këtyre viteve duke hartuar Planin e Përgjithshëm Vendor. Ky plan ishte një domosdoshmëri për zhvillimin e qëndrueshëm urban, duke sjellë një vizion të ri për bashkëpunimin mes …
OA Optime SQ

Agresiviteti në adoleshencë dhe lidhja e tij me atashimin

Eglantina Dervishi, Silva Ibrahimi
Qëllimi i këtij studimi është të eksplorojë shfaqjen e sjelljeve agresive në moshën e adoleshencës dhe lidhjen e saj me tipin e atashimit me figurat kujdestare, nënën dhe babain nisur nga këndvështrimi i adoleshentëve. Studimi është realizuar gjatë periudhës 2016 - 2017 në 6 gjimnaze të qytetit të T…