Articles Journals Publishers Subjects

3,494 results

Page 6 / 292
OA Kosova SQ

Veprimtaria politike dhe diplomatike e familjes Vlora në prag të Pavarësisë së Shqipërisë

Majlinda Peza Perriu, Kaceli-Demirlika Ilirjana
Ky punim trajton veprimtarinë politike dhe diplomatike të familjes Vlora në prag të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në nëntor të vitit 1912, duke u ndalur veçanërisht tek dy figurat më të spikatura të kësaj familjeje: Syrja bej Vlora dhe Ismail Qemal bej Vlora. Duke qenë dy personalitete kyçe …

Edukimi dhe Emancipimi i Femrës në Kosovë (1945-1975): Politikat arsimore dhe sfidat shoqërore

Arben Berisha, Behxhet Dibrani
Qëllimi i këtij studimi është të krijojë mekanizma për ndikimin e reformave rregullatore dhe ligjore dhe iniciativave arsimore në transformimin e statusit shoqëror të grave shqiptare në Kosovë në kontekstin e modernizimit socialist jugosllav. Studimi zbatoi parimet e historicizmit, objektivitetit dh…

Lidhshmëria e gjuhës shqipe ndërmjet plan-programeve parauniversitare dhe atyre universitare

Shkelqim Millaku
Mësimnxënia dhe mësimdhënia e gjuhës shqipe, si në nivelin parauniversitar, ashtu edhe në atë universitar ka lidhshmëri, por në nivel vendi e kombi ka edhe dallueshmëri, si në plan-programet ‘kurrikulat’ parauniversitare, ashtu edhe në ‘programet’ universitare, të cilët përmes tyre, po krijojnë hapë…

Shkrimet për burgun politik: Trajtat e një teme të re letrare në paskomunizëm

Rafaela Marteta
Ndër të gjitha përvojat nën komunizëm, përvojat e burgut kishin krijuar te njerëzit që e kishin përjetuar një gjendje njerëzore krejt të veçantë e të dallueshme. Të dhënit zë historive të burgut kthehet në shërbim për të dëshmuar të padukshmen dhe të pazëshmen. Në mungesë të një angazhimi domethënës…
OA Art Studies SQ

Paraziti i përkryer jeton në pallatin nr. 176

Anxhela Çikopano
Ky punim shqyrton Pallatin 176, komedinë më të shfaqur në historinë e teatrit shqiptar, si një hapësirë përmbysjeje ideologjike dhe kulturore rreth fundit të socializmit shqiptar. Premiera e vitit 1986 dhe popullariteti masiv i shfaqjes (me mbi 500 të tilla), lidhen me batutën e shkathët, natyrshmër…

Elemente të biografisë dhe të autobiografisë në përpilime të autorëve të letërsisë romake (vështrim mbi shqipërime e përshtatje)

Evalda Paci
Në studimet letrare të kohëve të fundit vërehet sërish një vëmendje e qartë ndaj veprave që përmbajnë elemente biografie dhe autobiografie, duke bërë të mundur dhe të rishtrohen pikëpamje mbi profilizimin e një prirjeje të qartë zhanrore, për fillimet e së cilës jepen mendime jo përherë të njëjta. B…

Rregulla drejtshkrimore që i ka shkelur koha

Emil Lafe
Në përcaktimin e rregullave të drejtshkrimit të shqipes, po ashtu edhe të përjashtimeve nga rregullat, është marrë parasysh dendur ecuria e praktikës gjuhësore. Disa çështje për të cilat nuk ka pasur rregulla unike, janë njësuar më parë në praktikë dhe janë sanksionuar më pas në kodin e drejtshkrimi…