218 results

Page 6 / 19

Qëndrimi i mësimdhënësve ndaj kurrikulës së re

Ismet Potera, Luljeta Shala
Me këtë hulumtim synuam vlerësimin e qëndrimit të mësimdhënësve lidhur me kurrikulën e re, sfidat e zbatimit, si dhe çështje të procesit para zbatimit, siç janë trajnimet për përgatitjen e tyre për zbatim. Hulumtimin e realizuam nëpërmjet qasjes sasiore dhe cilësore. Të dhënat sasiore i grumbulluam …

Sigurimi dhe përmirësimi i cilësisë në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë

Haxhere Zylfiu
Studimi trajton aspekte të sigurimit dhe përmirësimit të cilësisë në institucionet e AAP-së në Kosovë, me fokus vlerësimin e brendshëm të institucionit dhe integrimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të dala nga ky proces në planifikimin e zhvillimit të institucionit/shkollës. Studimi ka për qëllim ofri…

Përdorimi dhe zbatimi i progremeve mësimore të hartuara në bazë të kurrikulës së bazuar në kompetenca

Selim Mehmeti, Osman Buleshkaj
Zhvillimi i kurrikulës së bazuar në kompetenca dhe zbatimi i saj është një temë aktuale, me rëndësi të veçantë në hulumtimet e fundit në Kosovë. Edhe pse reforma kurrikulare e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës ka filluar para tetë vjetësh, ende nuk është bërë zbërthimi i plotë i saj në…

Roli udhëheqës i drejtorit të shkollës në zbatimin e kurrikulit të ri

Luljeta Shala
Roli udhëheqës i drejtorit të shkollës në zbatimin e politikave arsimore në shkollë është i pazëvendësueshëm, por edhe detyrim ligjor. Një ndër politikat kryesore, pas Ligjit për arsimin parauniversitar, është Korniza e Kurrikulit dhe Kurrikulat Bërthamë. Me Kornizën e Kurrikulit (rishikimi,2016), j…

Zhvillimi i aftësive dhe shkathtësive të nxënësve në shkrim

Lirije Beqiri
Të shkruarit është një ndër shkathtësitë themelore të gjuhës, të cilën nxënësit e përvetësojnë gjatë arsimit fillor. Është shumë e rëndësishme (thelbësore) që të gjithë nxënësit të shkruajnë mirë dhe pa gabime. Përmes hulumtimit, mblodhëm të dhëna lidhur me shkathtësitë e nxënësve në shkrim. Qëlli…

Analiza e teksteve shkollore të letërsisë shqipe në arsimin e mesëm të lartë në Kosovë

Safete Shala
Qëllimi i këtij studimi është që të analizojë tekstet shkollore të letërsisë në procesin edukativo-mësimor dhe qëndrimet e mësimdhënësve për cilësinë e teksteve shkollore të letërsisë, përputhshmërinë me planin dhe programin mësimor, pajisjen me detyrat, pyetjet, përshkrimet, shembujt, fjalët e panj…

Ndikimi i moshës së edukatoreve në cilësinë e punës me fëmijët e moshës 0-3 vjeç

Zehrie Plakolli
Qëllimi i këtij studimi është vëzhgimi dhe vlerësimi i punës së edukatoreve të moshës mbi 55 vjeç, të cilat punojnë me fëmijët 0-3 vjeç, dhe niveli i cilësisë së punës së tyre. Që përmbajtja dhe rezultatet e këtij punimi të jenë më të plota dhe më konkrete, kemi shqyrtuar burime teorike/literaturë…

Sjelljet etike të mësimdhënësve ndaj nxënësve në klasë (dilemat etike)

Bashkim Azemi
Ky hulumtim mëton të japë një kuptim më të mirë për perceptimet e mësimdhënësve rreth dilemave etike gjatë sjelljeve të tyre me nxënësit në klasë. Qëllimi i hulumtimit ishte të pasqyronte tensionet etike të përfshira në menaxhimin e dilemave etike gjatë procesit mësimor, në mënyrë që të fitohet nj…
OA Optime SQ

Analiza e kujtimeve të hershme si metodë për vlerësimin e diferencimin mes kategorive të ndryshme të ndryshme të çrregullimeve të ankthit

Irena Hysenaj, Elisabeta Kafia
Adler theksoi në këndvështrimin e tij se mënyra e jetesës së një individi zhvillohet shumë herët. Si rezultat, ajo filloi në një moshë të re dhe përfundoi rreth moshës gjashtë vjeç. Kur flasim për stilin e jetesës, kemi të bëjmë me një vizion të idealizuar jo vetëm se si e shohim veten, por edhe se …
OA Optime SQ

Vlerësimi i kënaqësisë në punë të stafit akademik në albanian university si një komponent i rëndësishëm në progresin e tij.

Rozarta Nezaj, Eglantina Merkaj, Elona Zyka, Erda Qorri et al.
Ky studim ka për qëllim vlerësimin e kënaqësisë në punë të stafit akademik të Albanian University (AU) në Tiranë, Shqipëri, me synim marrjen e një feedback-u për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike në Albanian University si një komponent i rëndësishëm i progresit të tij.