1,045 results

Page 61 / 88

Kontributi i Joklit për etnogjenezën e shqiptarëve në një analizë kritike të veprës së Seliščevit

Anila Omari
Në fillim të shek. XX ndryshoi qasja ndaj autoktonisë së shqiptarëve në trojet e tyre aktuale, e cila në shek. XIX nuk vihej në dyshim. Sidomos me studimet e romanistit e ballkanologut G. Weigand, midis gjuhëtarëve u përhap teza trake e prejardhjes së shqiptarëve, që nënkuptonte një imigrim nga troj…

Tryezë shkencore “Qasje shkencore mbi veprën e Etëhem Haxhiademit: Ftesë e shtysë për një rilexim të dramatikës së tij”

Evalda Paci
Më datën 27 prill 2022, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Departamentin e Studimeve Letrare të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë (ASA), organizoi tryezën shkencore me temë ”Qasje shkencore mbi veprën e Etëhem Haxhiademit: ftesë e shtysë për një rilexim të dramatikës së tij”…

Rreth veprës për një shqipe “të gjithakushme edhe të gjithakundme” & të tjera vepërza, përkujdesja e botimit dhe studimi krahasues nga Dhori Qiriazi

Anila Omari
Vepra e vëllimshme e përgatitur nga Dhori Qirjazi u kushtohet disa kontributeve minore të Kamardës, që kanë mbetur në hijen e veprave të tij madhore “Saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese” (Livorno, 1864) dhe “Appendice al saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese” (P…
OA Pleiades SQ

Tekste të vjetra arbëreshe

Titos Jochalas
Është e njohur se studimi i gjithanëshëm e një gjuhe është i lidhur ngushtë me gjurmimet e djalekteve, që paraqiten në atë gjuhë. Shumë herë bile djalektet e periferisë dhe ato jashtë shtetit ashtu të papërpunuara janë shumë me rëndësi jo vetëm për arësye të fjalorit të tyre, por edhe për strukturën…
OA Pleiades SQ

Humbja e Prof. Alois Schmaus

Martin Camaj
Me njizet e shtatë korrik të këtij vjeti vdiq në München mbas nji sëmundje të randë e të rrufeshme Alois Schmaus, profesor i universitetit të München-it ku drejtonte studimet e slavistikës e të filologjisë të Evropës Juglindore. Lexuesit tanë e njohin të ndiemin nga shkrimet e botueme herë mbas here…
OA Pleiades SQ

At L. Viezzoli (1887-1970)

Karl Gurakuqi
E kam njoftë At Lorenc Viezzoli-n kur ishim të rij. Kush nuk e ka njoftë ket Jezuit të shkëlqyem në Shkodër? Ndonsè qysh i ri pat qenë ngarkue me detyra përgjegjsije dhe mësimi n'Itali dhe në Gjermani, mun të thuhet se vjetët mâ frytdhânse të jetës së vet i a pat kushtue me energji veprës së Jezuitv…

Kah një shtetgrafi e Kosovës? Një diskutim hyrës mbi premisat e një antropologjie të shtetit

Arsim Canolli
Në këtë shkrim do të jap një pasqyrë të shkurtër të leximeve politologjike e antropologjike në kontekst të shtetit dhe shtetndërtimit të Kosovës. Eseja është një përpjekje për të nisur një lexim më të thukët e një kërkim më të gjerë të tipit të “etnografisë së shtetit” apo “shtetgrafisë” që ndërlidh…

Shtypi shqiptar në epokën e dytë kushtetuese dhe qëndrimi i Portës së Lartë ndaj tij

Gentrit Smakaj
Pas rishpalljes së Monarkisë Kushtetuese, më 23 korrik 1908, zhvillime të rëndësishme ndodhën ndërmjet Perandorisë Osmane dhe shqiptarëve, si dhe në rajone dhe me elementë të tjerë etnikë. Në ditët e para kur u përdorën gjerësisht parimet e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë, objektivi kryesor ishte b…

Këndvështrime politike dhe kulturore të Hil Mosit gjatë vitit 1910

Shpend Avdiu
Në fillim të këtij studimi është dhënë një program kombëtar i botuar nga Hil Mosi në Stamboll, në vitin 1910. Po ashtu, është analizuar edhe një letër të hapur që iu drejtohej deputetëve shqiptarë në Parlamentin Osman. Përveç këtyre, shtjellohen edhe këndvështrimet e Hil Mosit mbi çarmatosjen e shqi…