Articles Journals Publishers Subjects

126 results

Page 7 / 11

Vendet e pushimit (mutationes) përgjatë “Via Egnatia” nga Durrësi në Ohër

Mario De Matteis
Ashtu si të gjitha rrugët e njohura romake, edhe via Egnatia ka pasur stationes ose mutationes, që shërbenin për qëndrimin dhe pushimin e udhëtarëve, por edhe të kuajve, shpesh me impiante termale, siç janë ato në Bradashesh (Elbasan), në afërsi të të cilave gjendeshin gati gjithmonë ndërtesa të veç…

Qëmtime rreth veprës së pabotuar të autorit elbasanas Shpëtim Karaj

Valbona Kalo
Për të gjithë shkrimtarët ekziston një marrëdhënie ndërvarësie e pandërprerë mes mjedisit gjeografik, social, letrar e kulturor dhe botëkuptimit e origjinalitetit të shprehjes, si faktorët përcaktues që i shërbejnë krijimit të një individualiteti të spikatur artistik. Nën dritën e një raporti të ti…

Jehona e periudhës së Skënderbeut në krijimet popullore të Elbasanit

Qemal Haxhihasani
Një nga trevat ku u ruajt lavdia e periudhës së Skenderbeut nëpër krijimet tradicionale ka qenë edhe Elbasani. Në këtë trevë, siç dëshmojnë dokumentet e kohës, u shtjelluan ngjarje të rëndësishme. Që në vitet ’30 të shekullit XV, me Arianitin, këtu ish ngritur një barrikadë e fuqishme kundër rrebesh…

Thesaret “e fshehura” të qytetit të Elbasanit

Riza Hasa
Nxitjen për këtë shkrim e kemi marrë nga pyetjet e shumta të qytetarëve për monumentin arkeologjik, bazilika paleokristiane ose e kristianizmit të hershëm, që është zbuluar te Bezistani. Bazilika është një tip ndërtimi i arkitekturës romake, në të cilën hapësira e brendshme ndahet për së gjati në tr…

Zhvillimet urbane të qytetit të Elbasanit në periudha të ndryshme historike

Zhulieta Daja
Pushtimi osman solli ndryshime të dukshme në Shqipëri, që u reflektuan edhe në tiparet e reja si në shtrirjen dhe kompozimin urbanistik të qyteteve. Një shembull mjaft i dukshëm në këtë drejtim është qyteti i Elbasanit. Fillesa e qytetit të Elbasanit dhe peizazhit të ri urbanistik, i përket vitit 14…