Articles Journals Publishers Subjects

160 results

Page 7 / 14

Arkivat mjedisi natyror dhe katastrofat mjedisore

Hamit Shala
Në këtë punim trajtohet paraqitja e mundshme e katastrofave natyrore të cilat mund ta godasin arkivin, po ashtu do të trajtohet edhe plani emergjent i masave të ndërmarra në raste të goditjes nga katastrofat. Më pastaj punimi trajton qëllimin e mbrojtjes dhe marrjen e masave urgjente, rekomandimet s…

Mendimi arkivor shqiptar. Probleme dhe zgjidhje teorike – praktike

Enkelejda Sejdini
Punimi që paraqesim ka në themel një tematikë që deri më sot është studiuar pak në arkivistikën shqiptare. Përpjekja e parë në fushën e mendimit arkivistik shqiptar është realizuar nga Dr. Kujtim Nuro “Aspekte të mendimit arkivor në Shqipëri 1506-1912”.Lindja e mendimit arkivor modern në gjysmën e p…

Editorial

Skënder Asani
Pas dy konferencave të përbashkëta organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, të cilat u kurorëzuan me botimin e organit të përbashkët të arkivistikës “Arkivat Shqiptare” më 2017 dhe 2018, stafeta e bashkëpunimit mes arkivistëve shqiptarë mbërri…

Bashkëpunimi i agjencisë shtetërore të arkivave të Kosovës me arkivat në rajon pas vitit 1999

Shpresa Mekaj
Fatmirësisht në shumë vende është në rritje interesimi për bashkëpunim në mes të arkivave, bibliotekave dhe muzeve. Bashkëpunimi në mes të institucioneve të ndryshme sidomos ai në mes të arkivave është i një rëndësie të veçantë, pasi u ofron njerëzve qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në trashëgimi…

Riti i humbur i llazoreve i “gjallë” ndër arkivat e numerizuara

Jonida Sela
Ndër ritet e ciklit pranveror, siç janë Dita e Verës, Shën Gjergji, Novruzi, Rusticat, etj., praktikohej edhe riti i Llazoreve. Ky rit me karakteristika pagane, të cilin e ndeshnim shpesh në zonat rurale, nuk praktikohet më. Kjo për një sërë arsyesh me të cilat ndeshet trashëgimia kulturore jomateri…

Përballja e dy gjeneralëve: Pirro Mani – Serafin Fanko

Driada Dervishi
Teatri Kombëtar, me një arkiv të shfaqjeve të vënë në këtë teatër që prej vitit 1945, disponon një numër të madh dosjesh të shfaqjeve teatrale, ku janë të shënuar titulli i shfaqjes, autori, regjisori dhe viti. Në këtë arkiv, Dosja “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” përmban materiale të rëndësishme pë…

Terminologjia arkivore në dokumentim: rasti i Arkivave Shqiptare

Erena Haska
Gjuha terminologjike në procesin e riprezantimit arkivor është studiuar jo mjaftueshëm në arkivistikën shqiptare. Riprezantimi arkivor është një nga proceset themelore në institucionet arkivore. Ky proces përfshin dy aspekte të rëndësishme, sistemimin dhe dokumentimin e njësive arkivore, bazuar në s…

Fjalë përshëndetëse

Ramë Manaj
I nderuar Kryetar i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu,I nderuar Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup- Maqedoni e Veriut, z. Skënder Asani,I nderuar Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, z. Ardit Bido,I nderuar Ambasador i Rep…

Përqasje historike e zhvillimit arkivor në Kosovë

Fikrije Berisha
Lindja e dokumenteve historikisht ka ndodhur atëherë kur edhe ka lindur shkrimi si mënyrë komunikimi në shoqëri, si kërkesë objektive e zhvillimit shoqëror dhe si nevojë për funksionimin dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme njerëzore. Dokumentet e para i gjejmë herët, diku në mijëvjeçarin e tretë …

Pasurimi i arkivave shtetërore vendore me dokumente nga institucionet shtetërore fondkrijuese

Fjoralba Vukatana
Çdo institucion shtetëror ose vendor, i madh ose i vogël, funksionon duke lënë gjurmë përmes dokumenteve zyrtare / arkivore dhe të veprimtarisë së tij. Kjo gjurmë përcaktohet nga dokumentet që prodhon, nga sekretaria- arkivat e tyre. Këto dokumente, pasi prodhohen, në shumicën e rasteve i shërbejnë …