Artikujt Revista Botuesit Lëndët

253 rezultate

Faqja 7 / 22
OA Univers SQ

Dilemat e sigurisë për mosshtimin e armëve strategjike në Lindjen e Mesme

Prof. Dr. Riad Kahvaxhi
Rajoni i Lindjes së Mesme ka qenë vazhdimisht një terren lufte për fuqitë e Perëndimit dhe të Lindjes gjatë kohës së Luftës së Ftohtë dhe për pasojë, ajo ka qenë një arenë e hapur, ku të dy fuqitë e mëdha kishin përfaqësuesit e vet që ndesheshin midis tyre. SHBA, udhëhiqte dhe mbështeste bllokun e v…
OA Univers SQ

Turqia dhe përtëritja e Islamit

Prof. Dr. Ramiz Zekaj
Një nga problemet kryesore, i cili i ka angazhuar si turkologët vendas dhe ata të huaj për pothuajse 250 vjet në fushën e historisë turke, ka qenë zanafilla dhe kuptimi i fjalës “Turk”, si dhe karakteristikat e popullit turk dhe atdheut të tyre. Studiuesit kanë paraqitur një shumëllojshmëri pikëpamj…
OA Optime SQ

Krahasimi i legjislacionit farmaceutik të Kosovës me kërkesat e bashkësisë evropiane

Fitim Alidema, Flakron Alidema, Arieta Hasani, Mirzade Krasniqi
Rëndësia e legjislacionit farmaceutik të një vendi konsiston në vendosjen e rregullave, ligjeve, akteve nënligjore dhe të vendimeve, në bazë të të cilave zhvillohet puna e përditshme në institucionet shëndetësore në përgjithësi dhe të sektorit farmaceutik, në veçanti. Struktura e legjislacionit farm…
OA Optime SQ

Analiza kimike e vajit esencial për helichrysum italicum nga veriu i Shqipërisë

Aurel Nuro, Jonida Salihila, Dorina Shëngjergji, Aurora Napuce et al.
Qëllimi i këtij studimi është të paraqesë të dhënat kimike për karakterizimin kimik të vajit esencial të bimës të llojit Helichrysum italicum nga verilindja e Shqipërisë. Bimët janë marrë në gusht 2014. Helichrysum italicum është një bimë e familjes të Asteraceaeteve. Ajo quhet ndonjëherë bimë “kerr…
OA Univers SQ

Vlera dhe rëndësia e Muhimme-i-Defterëve

Dr. Hatixhe Ahmeti
Defterët osmanë të quajtur “Muhimme Defter-i”, janë defterë apo fletushka që ngërthejnë problemet e sektorit ushtarak në Shtetin Osman. Këto ishin probleme të ndryshme aktuale që paraqisnin mënyrat dhe funksionimin e sistemit dhe punëve të tyre shtetërore në sektorë të ndryshëm. Këta janë defterët m…
OA Univers SQ

Mirësjellja gjuhësore dhe format e shprehjes së saj në shqipen e në italishten

Ma. Alessia Bergamin
Ky studim, i ndërmarrë nga një studim doktorate me mëtime jo vetëm përshkruese, por edhe përqasëse e kontrastive të lëndës nga dy gjuhë në kontakt: të shqipes dhe italishtes, synon pikërisht të vërë në dukje se në çfarë mase e shkalle njohja dhe përdorimi i këtyre strukturave mund të jenë thelbësore…