104 rezultate

Faqja 7 / 9
OA Univers SQ

Gjithëpërfshirja e komunikimit joverbal

Elona Zeraliu
Komunikimi sot përfaqëson një objekt studimi ndërdisiplinor dhe nuk ka grupim shkencor që të mos merret me komunikimin, duke adoptuar këndvështrimet e tyre. Sigurisht që një panoramë shkencore kaq e gjerë dhe shumëformëshe kërkon një fragmentim të dijeve disiplinore dhe secila prej tyre parashikon t…
OA Univers SQ

Vepra e Enes Karić, “Kurani në kohën e sotme”, në këndvështrimin e studiuesve bashkëkohorë

Dr. Ylber Dyli
Libri “Kurani në kohën e sotme”, i autorit Enes Karić, përbën një përmbledhje punimesh studimore rreth trajtimit bashkëkohor të çështjeve të trajtuara në Kuranin Famëlartë. Kjo përmbledhje është pjesa e parë e korpusit me studime me të njëjtin titull. Në artikullin e parë shpjegohet më së miri, se …
OA Antropologji SQ

Etnografia e të folmes së Rekës së Epërme

Bukurije Mustafa
Ana kuptimore e leksemave të etnokulturës në gjuhësi merr vlera të treguesit, i cili shfaqet jo vetëm si emërtues, por edhe në një funksion më të gjerë, në sferën e së ashtuquajturës etnosemantikë ose në “kuptimin kulturor”, që është trajuar edhe në antropologjinë e gjuhës apo në etnografinë e të fo…

“Ligji i pashkruar” në këndvështrimin e studiueses Margaret Hasluck

Ardita Dylgjeri
Ligji i pashkruar i shqiptarëve ka qenë (dhe akoma është) një corpus iuris unik në formën dhe organizimin e vet, një burim tërheqjeje i pafund për një numër të konsiderueshëm studiuesish shqiptarë dhe të huaj. Te grupimi i dytë i studiuesve mund të përmendet kontributi që kanë dhënë: Edith Durham, M…

Marrëdhëniet ndërmjet toponimeve dhe fjalëve të trashëguara të Shqipes sipas analizës së zhvillimit të tyre fonetik dhe faktorëve të tjerë ndikues

Genc Lafe
Toponimet dhe hidronimet e lashta në gjuhën shqipe sillen shpesh si argumente qoftë nga përkrahësit e teorisë së autoktonisë së shqiptarëve, qoftë nga kundërshtarët e saj. Janë të shumta punimet mbi këtë çështje dhe mbi gjendjen gjuhësore të Ballkanit të lashtë. Në disa ndihmesa të kohëve të fundit …

Vlera aspektore e të kryerës së gjuhës Shqipe

Leonard Dauti
Dalja e tri konstrukteve foljore, përkatësisht konstrukti i së pakryerës, i aoristit dhe i të kryerës, si konstrukte kohore paralele që karakterizohen nga i njëjti raport kohor në lidhje me çastin e ligjërimit për rastin e gjuhës shqipe, dhe jo vetëm për të, por edhe për gjuhët neolatine apo për gre…
OA Univers SQ

Burimet historike nën këndvështrimin e rilindasve dhe intelektualëve shqiptarë

Kujtim Nuro
Rilindësit dhe intelektualët shqiptarë gjithmonë kanë mbështetur mendimin se një popull që nuk ka historinë e vet, “zihet si i vdekur”. Njëkohësisht, në këtë kohë, edhe qarqet politike dhe kulturore të Europës, kur po shihnin se rënia e Perandorisë Osmane ishte shumë e afërt, filluan ta rrisnin gjit…
OA Univers SQ

TRAJTESË FILOZOFIKO RELIGJIOZE MBI DËSHIRAT (NEVOJAT) E SHPIRTIT NJERËZOR

Prof. Dr. As. Shaban Sulejmani, Dr. Rahim Jashari
Koncepti i shpirtit është objekt i kërkimeve të shkencëtarëve për shekuj me radhë. Ata kanë tentuar të gjejnë lidhjen ndërmjet trurit, mendjes dhe vetëdijes. Në shumë tradita fetare, filozofike dhe mitologjike, shpirti është thelbi i një qenieje të gjallë. Në varësi të sistemit filozofik, një shpirt…