Artikujt Revista Botuesit Lëndët

191 rezultate

Faqja 7 / 16

Përgatitja mësimdhënësve para shërbimit në kosovë: sfidat dhe mundësitë

Selim Mehmeti
Ky studim shqyrton programet universitare për përgatitjen e mësimdhënësve para shërbimit në Kosovë. Përdor qasjen cilësore në hulumtim, modelin studim rasti, për analizë të Programit Fillor dhe Programit Master për Mësimdhënie Lëndore në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë. Janë shqyrtuar aspektet e …

Kuptimësia mitike e ngjyrave në përmbajtjen e eposit heroik (Sipas shembujve të ngjyrës së zezë dhe të bardhë)

Izaim Murtezani
Ngjyrat paraqesin një element tejet të rëndësishëm në kuadër të sistemit të kulturës tradicionale. Ato gjithsesi se reflektojnë bindjet dhe besimet e ndryshme që njeriu i lashtë ka manifestuar kundrejt perceptimit të realitetit objektiv. Meqenëse bëhet fjalë për një vetëdije arkaike atëherë edhe kup…
OA Kosova SQ

Një vështrim mbi përzgjedhjen gjenetike të popullit në nacionalsocializëm dhe shqiptarët brenda këtij botëkuptimi gjatë luftës së dytë botërore

Mrika Myrtaj
Duke marrë për bazë burimet arkivore gjermane dhe literaturën ndërkombëtare dhe kombëtare, të cilat shtjellojnë temat e eugjenikës në kontekst të ideologjisë nacionalsocialiste, dhe pjesërisht brenda asaj fashiste, punimi tenton të shtjellojë pozitën e shqiptarëve brenda kësaj tabloje ideologjike.…
OA Dritëhije SQ

Muzeologjia shqiptare midis muzeut socialist dhe muzealizimit të trashëgimisë komuniste pas ’90

Oltsen Gripshi
Në shumë shtete-kombe kufiri midis lirisë dhe nënshtrimit është shumë i hollë; kalimi nga një sistem monarkik në një regjim autokratik, deri në një diktaturë të vërtetë, mund të ndodhë përmes modifikimeve aq të pandjeshme, sa të mos e bëjnë atë të perceptueshme as nga subjektet, as nga pushteti në d…
OA Dritëhije SQ

“Hylli i Dritës” revista e françeskanëve të dënuar nga regjimi komunist

Alma Mile
"Censura ishte një fenomen i zakonshëm gjatë shek. XX. E hasur gjatë regjimit të Mbretit Zog, por që kulmoi gjatë regjimit komunist. Në shenjestër ishin intelektualët dhe mendimi ndryshe. Revista “Hylli i Dritës” ishte një nga ato organe që u censurua si gjatë regjimit të Zogut aq edhe gjatë diktatu…
OA Univers SQ

Raporti ndërmjet filozofisë dhe teologjisë në Islam konsiderata të përgjithshme

Prof. Dr. Gjergj Sinani
Për të kuptuar mendimin metafizik dhe teologjik të mendimtarëve humanistë islamikë, duhet të ndalemë në dy terma: falsafa dhe kalam. Falsafa (filozofia) ka qenë një lëvizje intelektuale në Islam, e cila solli personalitete si al-Kindi, al-Farabi, Ibn Sina (Avicena) dhe Ibn Rushd (Averroes). Falsafën…

Kultura dhe veprimtaria arkivore

Jusuf Osmani
Çdo periudhë, çdo kohë, çdo shtet dhe bashkësi njerëzore e ka kulturën e vet. Kultura është forcë lëvizëse e zhvillimit dhe i ndryshimeve pozitive në çdo shoqëri, temë fisnike të cilat njërzit iu bëjnë njerëzve dhe i japin kuptimin e jetës së tyre. Kultura është tërësi e ndërlikuar e cila përfshin n…
OA Kosova SQ

Historiku i veprave të letërsisë së vjetër Shqipe, një premisë e rëndësishme në trajtimin analitik e njohës të tyre

Evalda Paci
Në këtë trajtesë sintetike nënvizojmë rëndësinë e njohjes së thelluar të rrethanave të përvijimit apo inicimit të veprave të letërsisë së vjetër shqipe, të lidhura ngushtë dhe me institucione të shtypshkrimit në areale të caktuara të zhvillimeve kulturore në Evropë. Një argument i tillë ka tërhequr …