Artikujt Revista Botuesit Lëndët

236 rezultate

Faqja 7 / 20

Arsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë

Sahare Reçica · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Arsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë filloi në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XX, kur edhe u hapën klasat - shkollat speciale në katër qytete të vendit, të ndara sipas llojit të dëmtimeve, të cilat kanë funksionuar në bazë të modelit të shkollave speciale në ish- Jugosllavi. Sistem…

Gjendja socio-ekonomike në arsimin parauniversitar në Kosovë (2000-2010)

Bekim Morina · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Lufta e fundit në Kosovë, përveç humbjeve në njerëz, solli edhe shumë probleme sociale dhe ekonomike në shoqërinë kosovare, sidomos në fushën e arsimit. Si pasojë e kësaj, në 10 vitet e fundit, arsimi parauniversitar u ballafaqua me vështirësi të shumta socio-ekonomike: mungesë të infrastrukturës s…
OA Optime SQ

Krahasimi i legjislacionit farmaceutik të Kosovës me kërkesat e bashkësisë evropiane

Fitim Alidema, Flakron Alidema, Arieta Hasani, Mirzade Krasniqi
Rëndësia e legjislacionit farmaceutik të një vendi konsiston në vendosjen e rregullave, ligjeve, akteve nënligjore dhe të vendimeve, në bazë të të cilave zhvillohet puna e përditshme në institucionet shëndetësore në përgjithësi dhe të sektorit farmaceutik, në veçanti. Struktura e legjislacionit farm…
OA Optime SQ

Inteligjenca emocionale si trajtesë psikometrike në zhvillimin e disiplinës së psikologjisë

Manuela Varoshi, Silva Ibrahimi, Eglantina Dervishi
Objektivi i kësaj trajtese është të eksplorojë bazat teorike dhe implementimin e Inteligjencës Emocionale (EI) në disiplinën e Psikologjisë duke u fokusuar në dy linja kryesore. Së pari, synohet të jepet një panoramë në kërkimin metanalitik sipas kërkimeve inovative në bazë të modelit Mayor dhe Slav…
OA Optime SQ

Dallimet gjuhësorë në ligjërimin mediatik para dhe pas tranzicionit në Shqipëri

Elona Limaj
Qëllimi i këtij studimi është të identifi kojë dhe të analizojë dallimet në ligjërimin mediatik para dhe pas viteve ´90-të, duke u bazuar në artikujt e gazetave shqiptare në kohë të ndryshme. Është zgjedhur si objekt studimi gjuha e gazetave, pasi gjuha e medias ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e gju…
OA Optime SQ

Degradimi i strukturave betonarme

Erdit Leka, Altin Bidaj, Hektor Cullufi
Betoni ka qenë materiali më i përdorur në ndërtim në shekullin e fundit. Pritet që të ngelet i tillë edhe për dekadat që do të vijojnë. Në ndërtesat e ndryshme të banimit apo të infrastrukturës janë përdorur forma të ndryshme të betonit. Si një material shumë i përdorur në ndërtim, betoni është elem…
OA Univers SQ

Fjala dhe bota orientale në poezinë popullore shqiptare

Prof. Dr. Emil Lafe
Është e njohur se në gjuhën shqipe, ashtu si edhe në gjuhët e tjera të Ballkanit, kanë hyrë një numër i konsiderueshëm fjalësh me burim nga gjuhët orientale të fesë islame: arabishtja, turqishtja, persishtja. Depërtimi i tyre lidhet, në radhë të parë, me shtrirjen e Perandorisë Osmane në Ballkan, me…
OA Univers SQ

Figura e Ali efendi Jakupit, shembulli i muslimanit të shquar të shek. XX

Ramadan Shkodra
Për të njohur figurën shumëdimensionale e poliedrike të Ali efendiut, mjafton të shohim mendimet që ai jep për dy dijetarët e njohur, Mustafa Sabri dhe Hasan el-Bena. Vetë njohja e shoqërimi, si dhe bashkëpunimi me personalitete të tilla të Botës Islame, më së miri flasin për thellësinë e mendimit t…
OA Univers SQ

Riorganizimi dhe shkatërrimi i bashkësive islame në Shqipëri gjatë regjimit antifetar (1945 – 1967)

Ali M. Basha
Pas marrjes së pushtetit, komunistët ngritën në sistem ideologjinë e tyre antifetare, duke e shndërruar administratën shtetërore në një aparat represioni kundër fesë. Pushteti komunist e gjeti Komunitetin Musliman me një organizim institucional që i imponoi regjimi fashist. Sipas një procesverbali t…
OA Univers SQ

Qëmtime për jetën dhe veprën e veprimtarëve pedagogjiko-arsimore të fesë islame në Ulqin

Dr. Maksut Haxhibrahimi
Jeta dhe vepra e Hafëz Ali Riza Ulqinakut (1855 – 1913) Në Ulqin, si krijues vlerash kulturore dhe shkollore përmendet hafëz Ali Riza Ulqinaku, i cili ka shkruar “Mevludin”. Në gjuhën shqipe e kanë shkruar “Mevludin”, edhe shkrimtarë shqiptarë, si Hasan Zyko, Ismail Floqi, Haxhi Çiçkaj, Avdullah Kon…