Articles Journals Publishers Subjects

113 results

Page 7 / 10

Mjedisi shkollor dhe ndikimi I tij në procesin mësimor

Safete Shala · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Mjedisi shkollor është njëri ndër faktorët më të rëndësishëm në mësimdhënie dhe mësimnxënie. Për të vlerësuar gjendjen reale të mjedisit shkollor në shkollat tona dhe për të parë se sa ndikon në arritjet e nxënësve në mësim dhe në shëndetin e tyre, kemi bërë një hulumtim, në të cilin janë përfshirë…

Qendrat për arsim në distancë – alternativë e re për zhvillimin e arsimit në Kosovë

Mehrije Halitaj · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Ky hulumtimi është bërë në atë mënyrë që të japë të dhëna për nevojën e krijimit të qendrave për arsim në distancë, që të ndihmojë dhe të orientojë gjithë komunitetin kosovar për mundësinë e arsimimit në distancë, si formë e re studimi te ne, dhe mundësitë e vazhdueshme që sjellë kjo formë studimi p…

Vlerësimi I nxënësve – praktikat dhe treguesit

Hajrije Devetaku, Selim Mehmeti · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Hulumtimit është kryer nga Sektori i Planifikimit Mësimor/Zyra për Standarde dhe Vlerësim, në kuader të projekteve inicuese të Institutit Pedagogjik të Kosovës 2007/2010. Hulumtimi përfshin praktikat aktuale të vlerësimit të brendshëm. Rezultatet e hulumtimit do të ofrojnë tregues dhe argumente për …

Efekti i teknologjisë informative në procesin e të mësuarit

Arbnesha Mexhuani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Kompjuteri po bëhet pjesë e domosdoshme e jetës, i cili jo vetëm që ndikon, por edhe e ndryshon atë. Kompjuteri është revolucion elektronik, i cili krahas anëve të veta pozitive ka edhe anët negative. Përdorues të kompjuterit ka nga të gjitha grupmoshat shoqërore, por ata që ndikohen më shumë nga ai…

Mbipopullimi I klasave – reflektimi në procesin mësimor

Luljeta Shala · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Arsimi i mesëm i lartë në Kosovë ka pësuar ndryshime të rëndësishme në vitet e fundit, duke përfshirë kohëzgjatjen e viteve të shkollimit , strukturën organizative, kurrikulat lëndore si dhe mënyrën e diplomimit të nxënësve. Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë vazhdimisht ka ardhur duke u r…

Planifikimi dhe organizimi i mësimit në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë

Safete Statovci - Shala · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Qëllimi i arsimit fillor dhe të mesëm të ulët është bazë fillestare për planifikim të mësimit dhe aktivitet e tjera të nxënësve, si dhe për zhvillim të programeve për punë në shkollë. Planifikimi është pjesë e rëndësishme e çdo mësimdhënësi, i cili duhet të jetë organizator, por edhe zendimmarrës r…

Procesi i zhvillimit të Kurrikulit dhe i Planeve e Programeve mësimore në Kosovë 2001-2011

Hajrije Devetaku-Gojani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Ndryshimet në arsimin e përgjithshëm parauniversitar në Kosovë filluan me strukturën arsimore, e cila në qendër të reformimit kishte klasën e nëntë apo rritjen e arsimit të detyruar nga tetë në nëntë vjet. Përveç qëllimit të rritjes së arsimit të detyruar nga tetë në nëntë vjet, ishte edhe harmonizi…

Arsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë

Sahare Reçica · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Arsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë filloi në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XX, kur edhe u hapën klasat - shkollat speciale në katër qytete të vendit, të ndara sipas llojit të dëmtimeve, të cilat kanë funksionuar në bazë të modelit të shkollave speciale në ish- Jugosllavi. Sistem…

Mësimi në distancë

Arbnesha Mexhuani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Kjo analizë paraqet një pasqyrë të mësimit në distancë, si metodë e re e mësimnxënies, që realizohet përmes teknologjisë së komunikimit, për të arsimuar njerëzit që ndodhen në vende të ndryshme. Po ashtu, analiza paraqet metodat e realizimit të arsimit në distancë dhe shkallën e zbatueshmërisë në Ko…

Arsimi dhe aftësimi i të rriturve në Kosovë

Haxhere Zylfiu · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Arsimi gjatë gjithë jetës (arsimi dhe aftësimi i të rriturve si pjesë integrale e tij) është përgjigje ndaj ndryshimeve të mëdha, të shpejta dhe të vazhdueshme shoqërore, duke synuar që të jetë në funksion të plotësimit të nevojave të individit karshi këtyre ndryshimeve. Zhvillimet tekniko-teknologj…

Hapat e zhvillimit dhe zbatimit të standardeve arsimore dhe vlerësimit në arsimin parauniversitar në Kosovë

Selim Mehmeti · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Qëllimi i kësaj analize është që t’i ofrojë Institutit Pedagogjik të Kosovës, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe partnerëve që mbështesin zhvillimin e arsimit në Kosovë, informata të përmbledhura për zhvillimet kryesore në fushën e standardeve dhe vlerësimit në arsimin parauniv…