Artikujt Revista Botuesit Lëndët

178 rezultate

Faqja 7 / 15
OA Optime SQ

Efektet anësore të rirrezatimit në konkomitancë me kimioterapinë tek pacientët me kancer rekurent të kokë-qafës

Elvisa Kozma, Agim Sallaku
Nga viti 2012-2015 janë ritrajtuar 20 pacientë me kancer rekurent të parezekueshëm të kokë-qafës pas një trajtimi të mëparshëm me kirurgji dhe/ose radiokimioterapi. U ritrajtuan 16 meshkuj dhe 4 femra me moshë mesatare 58 vjeç (47-75vjeç). Pacientët u paraqitën me Karnofsky Performance State 60-80%.…
OA Optime SQ

Nevoja për të debatuar përpara miratimit të ligjit “Për provimin e shtetit për profesionin e juristit”

Lulzim Lelçaj
Profesioni i juristit në Shqipëri është ndër më të kërkuarit. Kjo degë studimi universitare është ndër më të preferuarat për maturantët, si dhe për të diplomuarit në një degë tjetër universitare. Shtrirja e këtij profesioni është e gjerë dhe përfshin sistemin e drejtësisë, prokurorinë, agjencitë lig…
OA Univers SQ

Fjalor i emërtimeve të shkurtuara në shqipe

Prof. As. Dr. Valter Memisha, Manjola Bregasi
Emërtimet e shkurtuara janë bërë një dukuri shumë e përhapur, veçanërisht në ditët e sotme. Ato janë shndërruar në realitete gjuhësore, sidomos në gjuhën e shkruar dhe tashmë shpesh flitet për to si realitete leksikografike. Dihet se krijimi i emërtimeve të shkurtuara është një prirje e brendshme e …

Mësimi në distancë

Arbnesha Mexhuani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Kjo analizë paraqet një pasqyrë të mësimit në distancë, si metodë e re e mësimnxënies, që realizohet përmes teknologjisë së komunikimit, për të arsimuar njerëzit që ndodhen në vende të ndryshme. Po ashtu, analiza paraqet metodat e realizimit të arsimit në distancë dhe shkallën e zbatueshmërisë në Ko…

Arsimi dhe aftësimi i të rriturve në Kosovë

Haxhere Zylfiu · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Arsimi gjatë gjithë jetës (arsimi dhe aftësimi i të rriturve si pjesë integrale e tij) është përgjigje ndaj ndryshimeve të mëdha, të shpejta dhe të vazhdueshme shoqërore, duke synuar që të jetë në funksion të plotësimit të nevojave të individit karshi këtyre ndryshimeve. Zhvillimet tekniko-teknologj…
OA Optime SQ

Dallimet gjuhësorë në ligjërimin mediatik para dhe pas tranzicionit në Shqipëri

Elona Limaj
Qëllimi i këtij studimi është të identifi kojë dhe të analizojë dallimet në ligjërimin mediatik para dhe pas viteve ´90-të, duke u bazuar në artikujt e gazetave shqiptare në kohë të ndryshme. Është zgjedhur si objekt studimi gjuha e gazetave, pasi gjuha e medias ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e gju…
OA Optime SQ

Rezultatet fillestare të politikës arsimore dhe kulturore të qeverisë së Vlorës

Nevila Mehmeti, Ndriçim Mehmeti
Studimi sjell në vëmendje një nga çështjet kryesore me të cilat u përball qeveria e përkohshme e Isamil Qemalit menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Duhet thënë që në fi llim se shqiptarët e kishin të ndaluar përdorimin e gjuhës shqipe nën sundimin e Perandorisë Osmane e për pasojë, …
OA Univers SQ

Kuvendi Kombëtar i Mukjes dhe rëndësia e tij historike

Uran Butka
Mbledhja e Mukjes, që ka dimensionet dhe vlerat e një kuvendi kombëtar, u zhvillua më datat 1–3 gusht të vitit 1943. Në një kapërcyell kohësh: në prag të kapitullimit të Italisë fashiste dhe të pushtimit gjerman të Shqipërisë; në një udhëkryq të historisë sonë: në prag të bashkimit kombëtar në luftë…
OA Univers SQ

Eposi i kreshnikëve si përmendore madhështore e kulturës ligjërimore të shqipes

Prof. dr. Gjovalin Shkurtaj
Artikulli është marr nga studimi “Etnografia e të folurit në eposin e Kreshnikëve”, mbajtur edhe si punim në Konferencën shkencore kushtuar eposit të Kreshnikëve, në Prishtinë, gusht 2010. Eposi i Kreshnikëve përbën një përmendore të mrekullueshme të kulturës së gjuhës, një trashëgimi të paçmueshme …
OA Univers SQ

Program i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit -“kushtetuta” e “vilajeteve të bashkuara”

Prof.dr. Gazmend Shpuza
Në këtë artikull trajtohet programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në të autori me prejardhje lumjane, Sulejman Kylçe, na jep të dhëna fundamentale mbi zhvillimin e Kuvendit të Prizrenit të datave 15-17 qershor 1878. Atë ditë, delegatët e Kuvendit deklaruan: "Mallkuar qoftë kush mendon vetëm pë…