986 rezultate

Faqja 79 / 83

Çështje të receptimit të “letërsisë së sirtarëve” rasti i Zef Zorbës

Viola Isufaj
Gjatë hulumtimit të periodikëve, intervistave, artikujve publicistikë, shkencorë, antologjive si dhe kapitujve që i kushtohen Zef Zorbës brenda studimeve të tjera, gjetëm disa të dhëna, të cilat, të gjitha së bashku, të organizuara në një sistem, përbëjnë një dëshmi të pritjes së tij, -me të vërtetë…

Përbërësja e leksikut me burim nga gegërishtja në Shqipen e përbashkët letrare

Anila Omari
Artikulli ka për qëllim të tregojë se një pjesë e mirë e leksikut të shqipes standarde, e mbështetur mbi bazën e toskërishtes, e ka prejardhjen nga letërsia gege. Autorja është përpjekur, me mjetet gjuhësore që ka në dispozicion, të përcaktojë zanafillën gege të përhapjes së disa kategorive leksema…

Institucione themelore të antikitetit në përpilimet e shkrimtarinë e E. Haxhiademit

Evalda Paci
Në shqipërimet e E. Haxhiademit gjurmohen elemente të gërshetuara të botës antike, asaj greke dhe asaj romake. Formimi klasik i autorit reflektohet në aspekte të formës e të përmbajtjes, aq më tepër nëse kemi parasysh ndërtimin e vepërzave që mbajnë emrin e tij e që mbështeten në motive të njohura t…

Përkthimet dhe parapëlqimet letrare e kulturore, si tregues i pozicionimit estetik-letrar dhe paratopisë krijuese të poetit Vilson Blloshmi

Tomorr Plangarica
Studimi synon të sjellë të dhëna dhe të bëjë interpretime për një rast tejet specifik në letrat shqipe, për një poet, krijimtaria e të cilit u vu në kontakt me lexuesin veçse shumë vite pas largimit nga jeta të autorit të tyre. Bëhet fjalë për Vilson Blloshmin (i pushkatuar kur ishte 29 vjeç (1948-1…

Përvojat e perceptimit estetik të vetmisë në letërsinë shqipe

Arben Hoxha
Në këtë punim do t’i shtjellojmë modelet e përvojave të perceptimit estetik në letërsinë shqipe, objekt i të cilave është vetmia. Perceptimi estetik është një aftësi njohëse, e cila i zbulon cilësitë që përmbajnë objektet perceptuese, marrëdhëniet, si dhe kapacitetet e tyre për të prodhuar efektet n…

Poet i revoltës ekzistenciale dhe i dhimbjes sublime (Portreti krijues i Ali Podrimjes)

Sali Bytyçi
Krijimtaria letrare e poetit kombëtar Ali Podrimja shtrihet përgjatë një periudhe më shumë se gjysmë shekulli. Kjo krijimtari zë fill në kohën kur letërsia shqipe në ish-Jugosllavi, që kishte nisur të publikohej menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore (sapo kishte hyrë në dekadën e dytë të saj), krijo…

A ёshtё realizmi socialist njё arkiv ?

Raino Isto
Një sërë përpjekjesh studimore janë rrekur të përvijojnë joshjen që paraqet arkivi, jo vetëm nga ana e përmbajtjes, por edhe si formë (an)estetike, për modernizmin (dhe post-modernizmin). Megjithatë, derimë tani, përpjekjet për të kuptuar saktësisht marrëdhënien midis realizmit socialist dhe arkivit…

Hulumtim mbi lapidarёt e Shqipёrisё

Vincent Van Gerven Oei
Gjatë diktaturës komuniste, regjimi shqiptar ngriti një numër të konsiderueshëm lapidarësh në pothuajse çdo fshat, qytezë dhe qytet të vendit. Këto monolite prej betoni funksiononin si monumente që përkujtonin një sërë “dëshmorësh të kombit” rënë gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare (1944-5), dhe në të …

Nga kurimi i rastisjes te kurimi i shkatërrimit

Sonja Lau
E dashur SonjaUnё qё ju shkruaj jam Jonida Gashi, Pёrgjegjёse e Departamentit tё Studimit tё Artit pranё Institutit tё Antropologjisё Kulturore dhe Studimit tё Artit nё Tiranё, pjesё e Akademisё sё Studimeve Albanologjike. […] pati mirёsinё tё mё pёrcjelli adresёn tuaj tё email-it.Sё pari, shpresoj …

Politika e artit të instalacionit si politikë e arkivit

Jonida Gashi
Në këtë artikull shqyrtohen tri ekspozita që janё hapur vitet e fundit nё Tiranё, të cilat kanё nё fokus arkivat e periudhës komuniste të Ministrisë së Mbrojtjes (Bunk’Art I), Ministrisë së Brendshme (Bunk’Art II) dhe ish-Sigurimit të Shtetit (Shtëpia e Gjetheve). Ajo çka të bie në sy kur i sheh kët…