Articles Journals Publishers Subjects

280 results

Page 8 / 24

Marrëdhëniet ndërmjet toponimeve dhe fjalëve të trashëguara të Shqipes sipas analizës së zhvillimit të tyre fonetik dhe faktorëve të tjerë ndikues

Genc Lafe
Toponimet dhe hidronimet e lashta në gjuhën shqipe sillen shpesh si argumente qoftë nga përkrahësit e teorisë së autoktonisë së shqiptarëve, qoftë nga kundërshtarët e saj. Janë të shumta punimet mbi këtë çështje dhe mbi gjendjen gjuhësore të Ballkanit të lashtë. Në disa ndihmesa të kohëve të fundit …

Diateza si mekanizëm gjuhësor kompleks për të formuar konstrukte alternuese në gjuhën Shqipe

Anila Kananaj
Diateza përbën një nga kategoritë më të vështira dhe jo pak të rrahura në gjuhësi. Për të nuk ka një përkufizim dhe shpjegim të njëjtësuar, të kënaqshëm, të pranuar nga të gjithë gjuhëtarët. Në traditën e studimeve gramatikore, trajtimi i diatezës kryesisht si kategori morfologjike, dhe deri diku se…

Botimi i librit hyrje në gjuhësi nga prof. Anastas Dodi, një arritje e shënuar në fushën e studimeve gjuhësore

Enver Hysa, Seit Mansaku
Kohët e fundit ka dalë nga shtypi libri Hyrje në gjuhësi i prof. Anastas Dodit, botuar nga shtëpia botuese “Naimi”, Tiranë 2019 (303 faqe). Prof. Anastas Dodi është një emër i mirënjohur në gjuhësinë shqiptare. Ai e ka filluar veprimtarinë e tij pedagogjike dhe kërkimore shkencore që me mbarimin e s…

Nekrologji

Tomorr Plangarica
Është tejet e dhimbshme në çdo rast humbja e largimi nga jeta e një njeriu të afërt, e një shoku a miku, humbje që shkakton boshllëk e trishtim për familjarët, shokët e miqtë; por kjo dhimbje fiton përmasë edhe më të madhe kur njeriu i larguar nga jeta lë një vepër në shërbim të njerëzve e kontaktet…

Prof. Dr. Mehmet Çeliku – një jetë kushtuar Shqipes dhe arsimit të lartë

Resul Telhaj
Më 30 dhjetor 2020 u nda nga jeta profesori i mirënjohur, Mehmet Çeliku, një nga figurat më të rëndësishme të gjuhësisë shqiptare dhe të arsimit të lartë në vend. Ai ishte vazhdues i denjë i traditës elbasanase në gjuhësi e radhitet përkrah gjuhëtarëve më të njohur elbasanas, si Kristoforidhi, Xhuva…

Ludmill Stankov

Emil Lafe, Rusana Bejleri
Më 21 dhjetor u nda nga jeta albanologu i njohur bullgar Ludmill Stankov. Në njoftimin e Katedrës së gjuhësisë së përgjithshme të Universitetit të Sofjes, ku punonte i ndjeri si pedagog i gjuhës shqipe, thuhet ndër të tjera: “Me gjithë vullnetin e optimizmin e tij, me gjithë përkrahjen dhe ngrohtësi…

Mbi vendin dhe natyrën e prurjeve shkencore të gjuhësisë së zbatuar në shkencat e ligjërimit

Tomorr Plangarica
Synimi për të shqyrtuar vendin dhe natyrën e prurjeve shkencore të gjuhësisë së zbatuar në shkencat e ligjërimit, pra synimi për të përcaktuar statusin e kësaj disipline në mendimin gjuhësor të tanishëm në raport me dijen e njohuritë e përvijuara në një fushë të caktuar të kërkimit shkencor (shkenca…

Mbi alomorfinë e prapashtesave fjalëformuese në gjuhën Shqipe

Leonard Dauti
Ndajshtesimi, si rruga më prodhimtare e pasurimit të leksikut në gjuhën shqipe, mbetet edhe një ndër mënyrat më të studiuara të fjalëformimit në gjuhësinë shqiptare. Jo vetëm për larminë e mjeteve përkatëse morfologjike, parashtesave dhe prapashtesave, por para së gjithash për kompleksitetin e dukur…