Articles Journals Publishers Subjects

278 results

Page 8 / 24

Rreth terminologjisë së emërtimit të “blendeve” si proces i ri sociolinguistik

Mustafa Ibrahimi
Në gjuhën shqipe nuk ka një term të njësuar për procesin sociolinguistik të emërtimit të blendeve, prandaj, në studime të ndryshme përdoren terma të shumtë, që lidhen me këtë proces, si: shkrirje, ngjeshje, përputhje, hibridizim, shkrirje leksikore, përngjitje leksikore, përzierje leksikore, bashkim…

Sfidat në punën e koordinatorëve të cilësisë në shkolla

Bekim Morina, Luljeta Shala
Qëllimi i këtij hulumtimi ishte identifikimi i sfidave me të cilat përballen koordinatorët e cilësisë në realizimin e detyrave, në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Nëpërmjet këtij hulumtimi kemi synuar të vlerësojmë gjendjen aktuale në shkollat që kanë koordin…
OA Optime SQ

Protezimi mbi implante: Konsiderata estetike

Dorian Kostandini, Erda Qorri, Brunilda Cenkoglu, Brixhilda Kostandini
Çështja estetike është një shqetësim i rëndësishëm në dentistri, pasi arritja e estetikës në terapinë implanto- protetike është dukshëm më e vështirë se sa me restaurimet e mbështetura mbi dhëmbë. Restaurimi i mbështetur në implante duhet të harmonizohet me buzëqeshjen dhe fytyrën e individit. Për ç…
OA Optime SQ

Roli i mjekut të familjes në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve dermatologjike

Edlira Lashi, Ardida Ibraj
Diagnostikimi i saktë i sëmundjeve më të shpeshta dermatologjike dhe trajtimi i tyre mund të përmirësohet nëpërmjet trajnimit të mjekëve të familjes. Sistemi Shëndetësor Parësor në Shqipëri, mbështetet te roli i mjekut të familjes, i cili është porta e parë pritëse për shërbimet shëndetësore, duke k…
OA Optime SQ

Purpura thrombocitopenike idiopatike në tuberkuloz

Marsela Shani, Griselda Pelo
Tuberkulozi (TB) është një sëmundje ngjitëse si në vendet në zhvillim ashtu edhe në ato të zhvilluara. Incidenca është në rritje për shkak të bacileve rezistente ndaj shumë barnave dhe virusit të deficitit imunitar human (HIV). Që nga viti 2012, India ka incidencën më të lartë të sëmundjes me rreth …
OA Optime SQ

Përdorimi i fermenteve laktike si nje qasje e re në mbrojtjen e përbërësve natyralë dhe eleminimin e efekteve anësore në shëndetin e njeriut

Patricia Daliu, Roberto Ciampaglia, Antonello Santini
Në ditët e sotme interesi i vazhdueshëm në rritje i konsumatorëve për produkte bio dhe problemet që lidhen me përdorimin e pesticideve kimike dhe ruajtësve të ushqimit, e bën të nevojshme kërkimin e alternativave te reja efektive dhe të pa dëmshme per shëndetin e popullatës. Si njëqasje e re ky stud…
OA Optime SQ

Analizat e ndotësve klororganikë në mostrat e verës së kuqe nga tregu Shqiptar

Bledar Murtaj, Aurel Nuro, Aurora Napuçe, Ardit Shehu et al.
Qëllimi i këtij studimi është të paraqesë një metodë analitike për përcaktimin e komponimeve organike që gjenden te mostrat e verës së kuqe në tregun shqiptar. Këto mostra janë marrë nga prodhues tradicionalë dhe industrialë. Prodhimi i verës është mjaft i hershëm në vendin tonë. Vera është një nga …
OA Optime SQ

Sindroma e vezores policistike - Shkaku kryesor i infertilitetit

Alba Laho
Sindroma e vezores policistike (PCOS) është një sëmundje komplekse endokrine dhe renditet si shkaktari i dytë i infertilitetit sipas OBSH. Karakteristikat klinike të PCOS janë heterogjene dhe ndryshojnë duke filluar nga adoleshenca drejt menopauzës. Studime në kafshë sugjerojnë se ekspozimi i androg…
OA Optime SQ

Rëndësia e aderencës në trajtimin me barna

Aida Dama, Vera Halili, Joana Mihani
Në dekadat e fundit zhvillimet e shpejta të shkencave biomjekësore kanë sjellë zbulimin dhe përdorimin terapeutik të shumë barnave për mjekimin e patologjive të ndryshme. Por krahas zbulimeve befasuese të shkencave mjekësore, ka dalë në pah një problem shqetësues: një numër i madh pacientësh nuk e n…
OA Optime SQ

Sevoflurani dhe propofoli, anestetikë gjeneralë me ndikim nё statusin periodontal, tek pacientёt pediatrikë

Samir Heta, Ilma Robo, Spiro Sila, Dariel Thereska
Studimi ynё ka pёr qёllim të gjejë ndërlidhjen e mundshme të efektit të sevofluranit në shtimin e salivës dhe të ndikimit që ka ky efekt, tek statusi periodontal i fëmijëve. Këtë ndërlidhje e gjejmë edhe për krahasimin e dy anestetikëve të përgjithshëm, që janë sevoflurani dhe propofoli, por në kënd…