288 rezultate

Faqja 8 / 24

Përvojat e mësimdhënësve fillestarë në Kosovë

Selim Mehmeti
Me këtë studim kemi trajtuar çështjen zhvillimit të mësimdhënësve në fazën e hyrjes në profesion, gjegjësisht praktikat dhe zhvillimet në sisteme të ndryshme arsimore për fazën e hyrjes në mësimdhënie, si dhe mënyrën se si mësimdhënësit fillestarë në Kosovë e perceptojnë këtë fazë të zhvillimit në k…

Specifikat e mësimdhënies për nxënësit me aftësi të kufizuara intelektuale

Sahare Reçica
Punimi “Specifikat e mësimdhënies për nxënësit me aftësi të kufizuara Intelektuale’’ është realizuar përmes studimit të burimeve të ndryshme lidhur me problemin dhe hulumtimit në terren. Qëllimi i studimit ishte të identifikojë specifika të mësimdhënies së suksesshme të nxënësve me aftësi të kufizua…

Gjendja e përgjithshme në institucionet parashkollore private në Kosovë

Mevlude Gashi
Bazuar në rëndësinë që ka edukimi në fëmijërinë e hershme dhe në gjendjen aktuale, në të cilën ndodhet ky nivel i edukimit në Kosovë, është e domosdoshme që edukimi parashkollor të ketë një vend meritor në sistemin tonë të arsimit. Edhe pse është në rritje numri i institucioneve parashkollore publik…

Monitorimi i mësimdhënësve në mësim në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë

Bekim Morina
Hulumtimi kishte për qëllim të zbulojë praktikat e monitorimit të mësimdhënësve në mësim, në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Përmes këtij punimi, kemi synuar të kuptojmë se sa shpesh monitorohen mësimdhënësit në mësim, kush e bën monitorimin, cili është ndikimi në përmirësimin e re…

Ndikimi i moshës së edukatoreve në cilësinë e punës me fëmijët e moshës 0-3 vjeç

Zehrie Plakolli
Qëllimi i këtij studimi është vëzhgimi dhe vlerësimi i punës së edukatoreve të moshës mbi 55 vjeç, të cilat punojnë me fëmijët 0-3 vjeç, dhe niveli i cilësisë së punës së tyre. Që përmbajtja dhe rezultatet e këtij punimi të jenë më të plota dhe më konkrete, kemi shqyrtuar burime teorike/literaturë…

Roli i mësimdhënësit në motivimin e nxënësve për nxënie të suksesshme

Ismet Potera
Qëllimi i shqyrtimit të rolit të mësuesit, si faktor motivues i nxënësve për nxënie, është sheshimi i momenteve më të rëndësishme që ngërthen në vete vetë koncepti motivim për nxënie. Ky punim është ekskluzivisht një trajtim teorik, i bazuar në burimet që trajtojnë çështjen e motivimit dhe të mësimd…

Arsimi dual dhe mundësitë e zbatimit në shkollat profesionale në Kosovë

Agim Bujari, Bashkim Azemi
Arsimi dual është një modalitet i AAP-së, i cili ofrohet në shkollat profesionale në shumicën e shteteve evropiane dhe është treguar mjaft i suksesshëm, në bazë të praktikave evropiane. Meqenëse deri më tani nuk është bërë ndonjë hulumtim për këtë problematikë, mendojmë se ky hulumtim do të ndihmo…

Zhvillimi i aftësive dhe shkathtësive të nxënësve në shkrim

Lirije Beqiri
Të shkruarit është një ndër shkathtësitë themelore të gjuhës, të cilën nxënësit e përvetësojnë gjatë arsimit fillor. Është shumë e rëndësishme (thelbësore) që të gjithë nxënësit të shkruajnë mirë dhe pa gabime. Përmes hulumtimit, mblodhëm të dhëna lidhur me shkathtësitë e nxënësve në shkrim. Qëlli…

Analiza e teksteve shkollore të letërsisë shqipe në arsimin e mesëm të lartë në Kosovë

Safete Shala
Qëllimi i këtij studimi është që të analizojë tekstet shkollore të letërsisë në procesin edukativo-mësimor dhe qëndrimet e mësimdhënësve për cilësinë e teksteve shkollore të letërsisë, përputhshmërinë me planin dhe programin mësimor, pajisjen me detyrat, pyetjet, përshkrimet, shembujt, fjalët e panj…

Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë

Agim Bujari, Bekim Morina, Skender Mekolli
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiruara. Shkollat profesionale i kanë specifikat e tyre dhe ballafaqohen me shumë sfida, ndoshta edhe nga vetë fakti se …

Parathënie

Nezir Çoçaj
Viti 2021 ishte mjaft sfidues për të gjitha sferat e jetës, e në veçanti për fushën e arsimit. Zhvillimi i procesit edukativo–arsimor u përcoll me probleme ndër më të ndryshmet, ndër to edhe fusha e hulumtimeve dhe kërkimeve në edukim, të cilën e mbulon Instituti Pedagogjik i Kosovë…