524 results

Page 8 / 44
OA Optime SQ

Përdorimi i gjuhës standarde Shqipe në arsimin e lartë (Vërejtje)

Valbona Kalemi
Dihet që norma drejtshkrimore është pasqyra më e mirë dhe më e prekshme e zotërimit dhe e përdorimit të shqipes standard si sistemi me shtrirjen më të madhe funksionale. Shkolla shqiptare është vatra themelore e formimit gjuhësor të brezave të rinj, që i edukon me dashuri për gjuhën amtare dhe zbulo…
OA Optime SQ

Njohja e emocioneve: Rruga drejt mirëqenies individuale

Edvaldo Begotaraj, Elpiniqi Mërkuri, Uarda Kavaja, Ana Xheka
Proceset komplekse të përfshira në rregullimin psikologjik të emocioneve vazhdojnë të jenë subject interesimi dhe hulumtimi në psikologjinë bashkë kohore. Ky abstract ofron një pasqyrë të shkurtër të kuptimit actual të mekanizmave të menaxhimit emocional te individëve. Rregullimi emocional përfshin …
OA Optime SQ

Trajtimi i malokluzionit të klasës së III nëpërmjet kirurgjisë ortognatike të realizuar me piezokirurgji

Aurora Isufi, Renato Isufi, Virgjini Mulo, Lidja Kanurkova
Kirurgjia ortognatike është pjesë e kirurgjisë maksilofaciale që konsiston në prerjen e kujdesshme të nofullave që janë në raport të ngushtë me struktura anatomike të rëndësishme. Përgjatë viteve për prerjen (osteotomine) e nofullave janë përdorur freza, sharra dhe daltat, pavarësisht se këto instru…
OA Optime SQ

Procesi i akreditimit – Një konfirmim i ofrimit të standardeve të cilësisë së arsimit të lartë në “Albanian University” me një eksperiencë të shkëlqyer 20-vjeçare në Shqipëri.

Eglantina Merkaj, Rozarta Nezaj, Elona Zyka, Erda Qorri et al.
Akreditimi është një proces shumë i rëndësishëm për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së një institucioni të arsimit të lartë. Menaxhimi i cilësisë së arsimit të lartë nuk është një proces i lehtë. Kërkon përpjekje, kohë dhe menaxhim të duhur të të dhënave, mund të shumëfishojë ngarkesën e anët…
OA Optime SQ

Analizë mbi vështrimin e psikologjisë pozitive dhe dimensionet e mirëqënies sipas Martin Seligman

Arbjola Halimi
Shumë studiues dhe kërkues të sotëm në shkencën e Psikologjisë, veçanërisht në ato disiplina të cilat janë të lidhura drejtpërsëdrejti me shëndetin mendor dhe shërimin kanë kuptuar se ka pasur një vëmendje të pamjaftueshme drejt aspekteve pozitive, kapaciteteve dhe fuqisë njerëzore të njerëzve pavar…
OA Art Studies SQ

Recension i librit

Ana Grgić
Shumë pak dihet jashtë kufijve për kinemanë shqiptare dhe karakteristikat e saj, për shkak të mosnjohjes së gjuhës shqipe nga studiues të huaj, botimeve të pakta në gjuhën angleze dhe qasjes së kufizuar në filma me titra anglisht, ndërkohë që shumë prej kineastëve të epokës post-komuniste që janë vl…
OA Kosova SQ

Promovimi i librit te Elez Qerimajt “Malesia e Gjakoves (Tropoja) ne rrjedhen e historise Kombetare”

Jusuf Bajraktari
Jam i nderuar që para jush të fias e të shpreh mendimet e mia për librin e Elez Qerimajt “Malësia e Gjakovës (Tropoja) në Rrjedhën e Historisë Kombëtare” botuar këtë vit në Tiranë. Botimi i librave të tillë, siç është ky libër që po promovojmë sot, ka rëndësi dhe peshë të madhe për studimet historik…
OA Kosova SQ

Proklamata e atdhetarit Adem Selimi-Gllavica (tetor 1945) tronditi pushtetin e brishtë komunist

Sulltane Ukaj
Ngjaijet e rëndësishme kombëtare, varësisht nga rrethanat e kohës, u përfolën në mënyra të ndryshme nga historianë e publicistë. Në këto kushte, pa dyshim nuk ka qenë lehtë që shumë atdhetarëve dhe ngjaijeve historike t’u jepet vendi meritor në historinë tonë kombëtare dhe të mos i mbulojë pluhuri i…
OA Kosova SQ

Veprimtaria shkencore e Departamentit te Historisë së Kosovës në Institutin e Historisë - Tiranë dhe bashkëpunimi me Institutin e Historisë dhe Institutin Albanologjik Prishtinë (1979-2005)

Marenglen Verli
Shekulli i 20-të është vlerësuar si shekulli i konflikteve të përbotshme. Si gjithë të tjerët edhe kombi shqiptar përjetoi pasojat e përgjakshme të dy lufitërave të nxehta botërore në gjysmën e parë të shekullit dhe cfilitjen e zgjatur të Luftës së Ftohtë që pasoi, në gjysmën e dytë të shekullit. Gj…

Vlerësimi i disa vakëfeve të themeluara në Kosovë gjatë Periudhës Osmane

Fahri Avdija
Vakëfet e para në Kosovë u themeluan menjëherë pas ardhjes së osmanëve. Këto institucione luajtën një rol të rëndësishëm jo vetëm në transmetimin e kulturës osmane, por edhe në islamizimin e shqiptarëve. Krahas sektorit fetar, përmes institucionit të vakëfit gjithashtu u siguruan dhe mbështetën edhe…

Vlerësim i strukturave ekzistuese brenda kalasë së Elbasanit të ndërtuara gjatë periudhës osmane

Brunilda Basha, Zafer Sağdıç
Qëllimi i këtij studimi është të identifikojë strukturat e mbetura të ndërtuara midis shekujve XV-XIX brenda mureve të Kalasë së Elbasanit dhe të analizojë arkitekturën e tyre atëherë dhe tani, si dhe të vlerësojë nivelin e punës së ruajtjes së tyre. Disa prej tyre kanë pësuar disa restaurime dhe fu…