Articles Journals Publishers Subjects

1,045 results

Page 87 / 88

Selman Riza - Gjuhëtar kritik

Bahri Beci
Selman Riza kulmin e veprimtarisë së tij shkencore në fushën e gjuhësisë e arriti në periudhën ndërmjet viteve 1956- 1967. Ishte e vetmja periudhë “e qetë” në veprimtarinë e tij shkencore. E qetë në thonjëza, sepse pikërisht gjatë kësaj periudhe u përgatit kalvari i vuajtjeve të fundit që e ndoqën e…

Vladimir Dervishi

Emil Lafe, ferd Leka, Agron Duro
Pas një sëmundjeje të rëndë e të gjatë, më 25 maj 2010 ndërroi jetë në San-Diego të Kalifornisë (SHBA) Vladimir Dervishi, punonjës i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë në vitet 1981-1991. V. Dervishi lindi në Tiranë më 2 gusht 1958. Kreu shkollën e mesme të gjuhëve të huaja (dega e anglishtes)…

Selman Riza për kohët e foljeve

Linditë Rugova, Bardh Rugova
Studimi i funksionit dhe i mënyrës së përdorimit të kohëve të foljeve në një gjuhë, bashkë me studimin e kategorisë së mënyrës, të aspektit dhe të diatezës në studimet e vonshme sintaksore dhe ato të gjuhësisë së tekstit janë faktor qenësor për realizimin e suksesshëm të një analize dhe të një inte…

Wir Sind Die Deinen. Studien zur albanischen sprache, literatur und kulturgeschichte, dem gedenken an Martin Camaj (1925-1992) gewidmet

Anila Omari
Kur në vitin 2005 zhvillohej në Mynih konferenca kushtuar 80 vjetorit të lindjes së Martin Camajt, themeluesit të katedrës së Albanologjisë pranë Universitetit Ludwig-Maximilian të Mynihut, një studente e mbylli tubimin duke premtuar një dhuratë-surprizë të veçantë që ish studentët dhe kolegët e tij…

Gjeneza e tekstit dhe Camaj

Rexhep Ismajli
Gjatë shekullit të tij të punës, poeti kontemplativ dhe gjuhëtari Martin Camaj, gati në mënyrë të vazhdueshme ka lëvizur paralelisht në dy binarë të ndryshëm krijimtarie: në binarët e krijimtarisë poetike dhe letrare, që për medium të saj ka gjuhën, në një anë, dhe në krijimtarinë hulumtuese shkenco…

Menella Totoni

Remzi Përnaska
Para pak kohësh, u nda nga jeta njëri prej gjuhëtarëve të shquar shqiptarë të pas Luftës së Dytë Botërore, dialektologu dhe sintaksologu vrojtimprehtë, miku dhe kolegu ynë i paharrueshëm, fjalëpak dhe bukëshumë, Menella Marko Totoni. Lindi në Përmet më 25 mars 1935 dhe vdiq në Aurora të Ontarios në …

Vendi i Martin Camajt në studimet buzukiane

Seit Mansaku
Krijimtaria letrare, filologjike dhe gjuhësore shkencore e Martin Camajt bën pjesë në trashëgiminë e zgjedhur të letërsisë, të gjuhës dhe të kulturës sonë kombëtare të gjysmës së dytë të shekullit XX. I larguar nga vendi i tij për më se një gjysmë shekulli, jetoi në Perëndim, jetoi gjithë kohën me k…