Artikujt Revista Botuesit Lëndët

220 rezultate

Faqja 9 / 19

Vepra letrare e Helena Kadaresë

Meliza Krasniqi
Helena Kadare është një nga zërat më të veçantë të letërsisë së shkruar nga gratë, që nga vitet e ’60-ta. Në harkun e disa dekadave, Kadare ka kontribuar ndjeshëm në portretizimin letrar të gruas, për botëkuptimin e saj, ecjen e saj në jetë, por edhe për pengesat që hasë e kapërcen. Vepra letrare e …

Çështje të botimit të veprave leksikografike në Prishtinë gjatë periudhës 1966-1981

Begzad Baliu
Punimi synon të sjellë një pamje të plotë të botimit të veprave në fushë të leksikografisë, në një periudhë kur po bëheshin përpjekje të veçanta për standardizimin e gjuhës shqipe. Karakteristikë e këtyre botimeve është edhe përfshirja në këtë kohë edhe e leksikografisë bashkëkohore, asaj në fushë t…

Për receptimin e veprës së Emil Zolait në mjedisin kulturor shqiptar

Tomorr Plangarica
Artikulli synon paraqitjen sa më të plotë të veçantive të receptimit të veprës së Emil Zolait në mjedisin leximor/studimor shqiptar përgjatë shekullit XX, sidomos në vitet 1945-1990, periudhë kur u përkthyen në gjuhën shqipe disa prej romaneve e novelave të tij. Interpretimet në lidhje me vlerat e p…

Arkivat, vlera dhe rëndësia e tyre sipas Rexhep Qosjes

Bedri Zyberaj
Rexhep Qosja është ndër të rrallët intelektualë bashkëkohorë që ka shpre-hur interesim të merret pothuajse me çdo gjë që ka të bëjë me gjuhën, histo-rinë, letërsinë, artin, historinë e letërsisë, publicistikën e lëmenj të tjerë të kulturës shqiptare. Në cilëndo fushë që e ka sprovuar veten, me përja…

Njohja e Atë Gjergj Fishtës në arkivin e institutit të gjuhësisë dhe letërsisë pranë akademisë së studimeve Albanologjike, Tiranë

Rovena Mikeli
Atë Gjergj Fishta, personaliteti më i rëndësishëm jo vetëm i letërsisë në veçanti, por edhe i historisë kombëtare në përgjithësi, i njohur si “Homeri shqiptar”, është shkrimtari i letërsisë shqipe që lëvroi disa aspekte të rëndësishme të saj.Atë Gjergj Fishtën pa mëdyshje mund ta quajmë ‘arkeolog’ t…

Gjeçovi, etnolog dhe studiues i shquar i kulturës popullore

Theodhora Lena
Ky punim synon t’i identifikojë disa prej çasteve më të rëndësishme të jetës së Shtjefën Gjeçovit bazuar në dorëshkrime të dokumenteve të botuara që ruhen në Fondin 58 të Arkivit Qendror Shtetëror. Shqyrtimi i sipërfaqshëm i dokumenteve të këtij fondi krijon përshtypjen se kemi të bëjmë me një perso…
OA Univers SQ

Konsulta gjuhësore e Prishtinës, 1968

Melihate Zeqiri
Në këtë trajtesë, është bërë një studim empirik i mënyrës sesi është organizuar Konsulta Gjuhësore, kontributi dhe ndikimi që është dhënë nga intelektualët e kohës, për të vazhduar më tej implementimin e sloganit “Një komb-një gjuhë letrare kombëtare”. Puna e bërë nga studiuesit e mirëfilltë, i hapi…
OA Univers SQ

Dy dimensionet ku jetësohet poezia e Fatos Arapit

Kujtim Mateli
Poeti Fatos Arapi, realitetin e jetës njerëzore që lidhet me atdheun dhe dashurinë, e ngriti në realitete estetike me përmasa universale duke na e dhënë këtë anë të shpirtit njerëzore me një bukuri të pashoqe në letërsinë shqipe dhe më gjerë. Vargu ka një përthyerje origjinale nga pesha e metaforave…
OA Univers SQ

Rrugëtim në romanet e Agron Tufës

Emine Boriçi
Agron Tufa është ndër autorët që ka kontribuar shumë në letërsinë bashkëkohore shqiptare. Ai ka përdorur në veprat e tij teknika të ndryshme dhe të veçanta rrëfimore, sidomos në elementin kohë. Përmes tyre ai veçohet si autori me stil unik, përpjekja e të cilit në këtë lëmë i paralelizon romanet shq…
OA Univers SQ

Jehona e tragjedive të Haxhiademit përmes disa kritikëve të kohës (vitet ’30 -‘40)

Gëzim Puka
Ethem Haxhiademi ishte bërë i njohur në vitet ‘30 si tragjediograf.  Ai kishte botuar disa tragjedi brenda një kohe relativisht të shkurtër. Në këtë artikull vihen në përballje kritikë të ndryshëm të këtyre viteve (‘30-’40), bëhet një qasje kritike komenti, si një formë praktike pluraliste. Përmes s…