281 results

Page 1 / 24

Vështrim përqasës i konektorëve shtesorë në veprën e Pjetër Bogdanit “Cuneus Prophetarum” dhe në veprën e Pjetër Budit “Doktrina e Kërshtenë”

Linda Mëniku
Synimi i këtij studimi është përshkrimi dhe analizimi i konektorëve të tekstit në veprën e Pjetër Bogdanit “Cuneus Prophetarum”1 në vështrim përqasës me konektorët e tekstit të përdorur në veprën “Doktrina e Kërshtenë” të Pjetër Budit. Studimet për mjetet lidhëzore në veprën e Bogdanit dhe të Budit …

Në përkujtim të mâ të vlertit ndër shkrimtarë të hershëm të shqipes, Pjetër Bogdanit, në 330-vjetorin e vdekjes

Evalda Paci
Çdonjëra prej veprave të letërsisë së vjetër shqipe ofroi për studimet albanologjike dhe për kujtesën historike kombëtare një sërë linjash studimore që zënë fill me hulumtimin e një konteksti kompleks për botën shqiptare të kohës në të cilën jetuan, që vijojnë më tej me të qenit një burim i pasur or…

Mërgimi i fjalës si 'mit' dhe evolucioni i shqipes letrare: rasti i poezisë dygjuhëshe

Blerina Suta
Poezia dygjuhëshe në traditën letrare shqiptare, sidomos ajo shqip-italisht, zhvilluar në rrethana specifike të rrezikut historik të bjerrjes, ka kryer në rrafsh të gjuhës letrare atë funksion të ruajtjes dhe zgjerimit që gjuha e folur pati kryer në vazhdimësi në zonat apo qarqet kulturore kufitare …

Përhapja rajonale e sllavizmave të shqipes dhe vendi i tyre në leksikun e shqipes standarde

Anila Omari
Huazimet sllave të shqipes kanë një veçori specifike në krahasim me huazimet nga gjuhët e tjera, që lidhet me shpërndarjen e tyre gjeografike. Huazimet nga gjuhët e perandorive të mëdha pushtuese me kohëzgjatje të rëndësishme, si latinishtja e turqishtja, kanë një shtrirje përgjithësisht mbarëgjuhës…

Përrallëzat “e Santorit” përkthim/krijimtari/përshtatje - motive dhe burime

Arian Leka
Pavarësisht se, në tërësinë e vet, krijimtaria e Franqisk Santorit nuk ka ende vëmendjen, vlerësimin dhe vendin e merituar në studimet filologjike dhe është përfaqësuar me zë jo të plotë e të drejtpërdrejtë autorial në tekstet shkollore, studiuesit që janë marrë në mënyrë të thelluar me krijimtarinë…
OA Univers SQ

Hafizët shkodranë në monografinë e Prof. Dr. Feti Mehdiut

Prof. Dr. Njazi Kazazi, Gilman Kazazi
Prof. Dr. Feti Mehdiu, i diplomuar për Filologji Orientale në Fakultetin e Filologjisë, Beograd, dhe i specializuar për gjuhë arabe, në Universitetit e Kajros, 1975-’76, ka punuar për një kohë të gjatë si pedagog në Departamentin e Orientalistikës në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Pris…
OA Univers SQ

Për një vizion më të avancuar në menaxhimin e konvikteve studentore në trojet shqiptare dhe në Ballkan

Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj
Nevoja për ngritjen e konvikteve ishte e pranishme me hapjen shkollave islame, në Shqipëri dhe në Ballkan. Normalisht, konviktet ndërtoheshin pranë çdo medreseje dhe ishin strehë për të rinjtë muslimanë, veçanërisht atyre që vinin nga zona dhe territoreve të thella rurale.    &nb…