Articles Journals Publishers Subjects

1,624 results

Page 1 / 136

AFA “Rugova” - vatër e madhe e ruajtjes së eposit të kreshnikëve

Zymer Ujkan Neziri
"Ansambli folklorik autokton “Rugova” është një simbol artistik i kësaj krahine dhe institucion i rrallë etnokulturor kombëtar që për 74 vjet e popullarizoi edhe lahutën e lahutarët në viset tona, në Evropë e jashtë saj. Prandaj, në këtë punim shkurtimisht paraqes një pasqyrë të lahutarëve të krahin…

Përqasje gjuhësore midis së folmes së Gumenicës së Vlorës dhe të folmeve të bregut të detit

Artan Xhaferaj
Në këtë punim do të përpiqemi të trajtojmë disa përqasje gjuhësore midis së folmes së Gumenicës së Vlorës dhe të folmeve të Bregut të Detit. Synimi i këtij punimi është njohja e tipareve të përbashkëta dhe dallimet gjuhësore midis këtyre të folmeve, duke i krahasuar në disa raste edhe me shqipen sta…

Rreth disa sinonimeve në terminologjinë islame në gjuhën shqipe

Abdurrahim Maxhuni
Terminologjia islame si një nga fushat që është mishëruar në mendësinë shqiptare, e që filloi të depërtonte qysh herët në gjuhën shqipe, akoma nuk ka arritur të standardizohet. Sot gjejmë në përdorim forma të dysorëve e të tresorëve për nocione të njëjta, si: profet- pejgamber-i dërguar, Zot-Allah-P…

Interesat gjuhësorë të poliedrikut Peter Prifti (1924-2010)*

Kristina Jorgaqi
Shkrimi shqyrton interesat gjuhësorë të Peter Priftit (1924-2010) duke i konsideruar ato një anë të rëndësishme të veprimtarisë së tij intelektuale në diasporën shqiptaro-amerikane. Duke u mbështetur në veprën didaktike, publicistike e studimore të Peter Priftit, vihet në pah kontributi i tij për më…
OA Univers SQ

Pasqyrimi i faktit historik në këngët epike të shekullit XIX

Prof. as. dr. Miaser DIBRA
Artikulli synon të paraqesë një nga funksionet më të njohura të këngëve epike historike, lidhjen e tyre të pazgjidhshme me faktin historik.Gjatë shtjellimit të kësaj ideje, konkretizohet mendimi se krijimi i këngës historike është njëkohësisht pasqyrim i ngjarjeve historike dhe një fakt estetik, një…