Articles Journals Publishers Subjects

9 results

Përrallëzat “e Santorit” përkthim/krijimtari/përshtatje - motive dhe burime

Arian Leka
Pavarësisht se, në tërësinë e vet, krijimtaria e Franqisk Santorit nuk ka ende vëmendjen, vlerësimin dhe vendin e merituar në studimet filologjike dhe është përfaqësuar me zë jo të plotë e të drejtpërdrejtë autorial në tekstet shkollore, studiuesit që janë marrë në mënyrë të thelluar me krijimtarinë…

Besnikëri dhe fantazi në pasqyrimin e epokës dhe figurës së Skënderbeut në letërsinë Arbëreshe

Klara Kodra
Problemi i pasqyrimit të epokës dhe figurës së Skënderbeut në letërsinë arbëreshe është marrë në shqyrtim nga studiues të ndryshëm si Markianoi, Gualtieri, Shuteriqi, Xhaxhiu, gjithashtu edhe nga ne në artikuj, kumtesa, studime. Ky problem po shihet tani në dritë të re duke vështruar raportin midis …

Rapsodi të pabotuara të f. A. Santorit: cikli “Kënka jushtërore” (këngët e luftës)

Merita Bruci, Zeqirja Neziri
Në këtë editio princeps të ciklit të rapsodive “Kënka jushtërore” mbledhur e përpunuar nga F. A. Santori do të hedhim dritë mbi një aspekt pak apo aspak të njohur të një shkrimtari shumë prodhimtar arbëresh të shekullit XIX, kontributi i të cilit pak përmendet e mbahet parasysh: Franqisk Anton Santo…

Franqisk Anton Santori, përrallëzat

Merita Bruci
Dorëshkrimi i fabulave të Santorit nuk përmban një datë hartimi. Studimi i alfabeteve të tij na mundëson të përcaktojmë si kohë të përafërt dhjetëvjeçarin 1860-1870. Bashkëkohës të Santorit janë marrë me shqipërimin e fabulave të Ezopit, La Fontenit apo autorëve të tjerë.

Franqisk Anton Santori, përrallëzat

Merita Sauku - Bruci
Në Arkivin Qendror të Shtetit (AQSH), në morinë e fondeve personale, ruhen edhe dorëshkrime të Franqisk Anton Santorit të cilat pas përpunimit janë të mbledhura në dosjen n. 161. Kjo dosje përmban ndër të tjera edhe dorëshkrimet e më se 100 përrallëzave (fabulave) të përkthyera apo përpunuara nga Sa…

Evolucioni i sistemit alfabetik të F. A. Santorit - Çelës për përcaktimin e kohës së hartimit të veprave të tij

Merita Bruci
Trashëgimia letrare e shkrimtarit arbëresh Franqisk Anton Santori (1819-1894), në raste të rralla është botuar në gjallje të autorit. Vetëm katër vepra kanë parë dritën e botimit dhe ndër to tri1 japin të dhëna mbi kohën kur janë shkruar dhe vendin e botimit ndërsa Il Canzoniere albanese është botua…