13 results
Page 1 / 2Për ligjërimin bisedor e krahinor në gjuhën shqipe dhe shenjimin leksikografik bised.
Ligjërimi bisedor është gjuha e gjallë e përbashkët kombëtare. Vendi i tij është midis gjuhës standarde dhe dialekteve (të folmeve). Dhe kjo do të thotë, atëherë, që ai është gjithnjë nën ndikimin edhe të gjuhës standarde, edhe të ligjërimit dialektor-krahinor. Ndikon më shumë gjuha standarde apo li…
Disa tipare ruajtëse të çamërishtes
E folmja çame ka tipare ruajtëse dhe zhvillime e risi me vlera të mira studimore dhe jep dorë mjaft edhe për shqyrtime rreth gjuhëve në kontakt, mundëson për të parë se në çfarë shkalle ka qenë dhe është dygjuhësia dhe gërshetimi etnolinguistik, forca ruajtëse si dhe raportet e tjera dhënëse e marrë…
Vlerat historike dhe gjuhësore të mbishkrimeve me alfabet arab në Shqipëri
Pothuajse 450 mbishkrime me alfabet arab vijnë deri në ditët e sotme, si trashëgimi e kulturës islame të periudhës së Perandorisë Osmane në Shqipëri. Ato janë mbledhur, transliteruar dhe përkthyer me kujdes nga orientalisti i njohur shqiptar, Buharaja Vexhi. Këto mbishkrime gjenden në rrethet e Bera…
Përdorimi dhe funksionet e paskajores
Gjuhës së sotme shqipe i njihen pesë forma të pashtjelluara të foljes: bërë, duke bërë, pa bërë, për të bërë dhe me të bërë. Paskajorja analitike e tipit me punue konsiderohet si paskajore e të folmeve gege. E folmja e Rugoves i njeh të gjitha trajtat e infinitivit gegë. Në radhë të parë përdorim të…
Shqipja letrare si koine mbidialektore
Në artikull diskutohet teza e prof. A. Kostallarit se shqipja standarde përfaqëson një koine letrare sui generis dhe jo një varietet letrar që në rrethana të caktuara mori funksionet e gjuhës standarde. Autori pajtohet me këtë pikëpamje dhe përpiqet ta argumentojë më tej duke marrë në shqyrtim rreth…
Të folmet krahinore për pasurimin e leksikut të gjuhës standarde
Në metagjuhën tonë kemi termat gjuhë standarde, gjuhë popullore, e folme krahinore, gjuhë bisedore, gjuhë librore etj. Janë koncepte që na thonë se i njohim variacionet dhe simbiozën brenda gjuhës kombëtare. Brenda këtyre variacioneve e kësaj simbioze, për arsye historiko-gjuhësore, të folmet popull…
Bahri Beci, gjuhëtari me kontribute të shquara në fushën e Studimeve Albanologjike
Më 20 gusht 2023 u nda nga jeta gjuhëtari me kontribute të shquara në fushën e studimeve albanologjike, akademik Bahri Beci (lindur në Shkodër më 6 mars 1936). Profesor B. Beci ia kushtoi jetën e tij studimit të gjuhës shqipe, duke u angazhuar në fusha e kahe shqyrtimesh nga më të larmishmet. Prurje…
Të rilindet gegnishtja!
Atëherë kur, jo burrnija e rojeve, por, pafuqija e skopajve i rrinte sogje mëkateve të nji pushteti gjakatar, askurrkush nuk pati za për me çilë gojën kundër dhunës qi po i bahej kulturës shqiptare, historisë sonë e punës zelltare të qindra intelektualëve të heshtun e zamëdhaj, - tue e zhbi gegnisht…
Kolë Kamsi, fjalor Arbërisht-Shqip, Universiteti i Shkodrës "L. Gurakuqi", sektorl i albanologjisë, biblioteka e të përkohshmes kulturore Phoenix, Shkodër, 2000, 377 faqe.
Kolanës së botimeve të Seklorit Shkencor të Albanologjisë pranëUniversitetit të Shkodrës ML. Gurakuqi”, botimeve speciale të Revistës ‘Phoenix’ iu shtua tashti së fundi edhe një vepër tjetër shumë e mirëseardhur ’Fjalor arbërisht-shqip", fryt i një pune shumëvjeçare dhe tepër të kujdesshme të të ndj…
Raport paraprak mbi studimin e së folmes së Elbasanit (1901)
Siç pohon vetë në parashtresën e raportit të tij paraprak, i ngarkuar nga Komisioni Ballkanik i Akademisë Perandorake të Shkencave të perandorisë Austro-Hungareze, më 1901 Pekmezi ndërmerr udhëtimin e tij për të qëndruar për një periudhë tremujore në Elbasan, me qëllim studimin e së folmes së këtij …
Për kulturën leksikore
Kultura leksikore vjen nga metagjuha leksikore. Metagjuha leksikore është tërësia e termave të leksikologjisë dhe të leksikografisë (le të themi, leksik, frazeologji etj.). Janë terma të pranuar, që vijnë me koncepte të pranuara. Dhe konceptet e pranuara vijnë me përkufizime të pranuara.1 Por a ndod…