Artikujt Revista Botuesit Lëndët

42 rezultate

Faqja 1 / 4
OA Univers SQ

Turqizmat si terminologji ushtarake në poemën epike Shqiptare

Prof. dr. Irfan MORINA
Si në gjuhët e tjera të Ballkanit, ashtu edhe në gjuhën shqipe kanë hyrë shumë fjalë nga turqishtja. Edhe pse etimologjia e tyre është e ndryshme, ne i quajmë “fjalë turke” ose “turqizma”, siç i quajnë turkologët perëndimorë, sepse ato kanë ardhur nëpërmjet turqve dhe gjuhës turke. Shumë prej këtyre…

Pluraliteti metodologjik është forcë. Forca është kualitet

Emine Sadiku
Vepra e botuar me tematikë shkencore e Tomorr Plangaricës është shumë e gjerë për nga vëllimi, shumë e thellë për nga mendimi, shumë ndikuese nga emocioni. Në rastin e këtij shkrimi nuk do të merrem me mbarë veprën e botuar të Tomorrit (që e kam lexuar me shumë interes dhe përfitim), por do të përqe…

Që bota të mos mbetet pa muzikë…Vetëdija letrare e Xhevahir Spahiut përkundrejt shformimeve të metodës socrealiste

Viola Isufaj
Ky studim synon një shqyrtim sa më të plotë të veprës letrare të Xhevahir Spahiut, duke theksuar rolin e tij në formësimin e poezisë shqipe bashkëkohore përballë sfidave ideologjike dhe brezave të ndryshëm letrarë. Studimi thellohet mbi mënyrën se si Spahiu, me energjinë dhe risinë e tij unike, sfid…
OA Univers SQ

Figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut në letërsi dhe në folklor

Gjovalin Shkurtaj
Trimëritë legjendare të heroit shqiptar, Gjergj Kastrioti, zgjatën për 25 vjet dhe ai mund të thuhet se ishte "një mburojë e fortë për Evropën". Për këtë arsye, veprat kushtuar atij vazhduan pandërprerë gjatë shekujve, duke e ringjallur heroin tonë sa herë që duhej një simbol i fortë për të mbështet…

Analiza e diskursit dhe rileximi i veprës letrare (rasti i romanit “Lumi i vdekur” i J. Xoxës)

Tomorr Plangarica · Akademia e Shkencave të Shqipërisë
Në këtë artikull, që merr nxitje nga rileximi dhe rishqyrtimi i prozës së gjatë të Jakov Xoxës shumë kohë pas kontakteve të para të saj me lexuesin e kohës kur u botua, synohet të argumentohet që vepra e vërtetë letrare ka jetëgjatësi përtej kufijve të jetës së krijuesit të saj, jo vetëm falë vlerav…

Emrat e përveçëm letrarë dhe problemet e transmetimit të tyre nga gjuha ruse

Avni Xhelili
Emrat e përveçëm (antroponimet, toponimet) janë komponent shumë i rëndësishëm i strukturës së tekstit letrar. Ata marrin pjesë në ndërtimin dhe zhvillimin e kompozimit letrar dhe ligjërimor të tekstit, përmbajnë informacion historik e kulturor për shoqërinë, së cilës i përkasin, ndihmojnë në zbërthi…

Antonimia në veprën artistike të Rexhep Qosjes

Shpresa Ismajli
Vepra letrare e Rexhep Qosjes karakterizohet nga një rrjet i gjerë raportesh antonimike, të cilat paraqesin interes të veçantë, si për shumësinë e larminë, ashtu edhe për mënyrën e aktualizimit stilistik. Qosja krijon kundërthënie e kundërvënie të shumta në rrafshe të ndryshme gjuhësore, por për pun…

Metodat dhe praktikat e përkthimit të letërsisë shqipe

Mimoza Pllana
Përkthimi i letërsisë shqipe në gjuhët europiane përfshin metodologji dhe praktika të ndryshme. Ky rezultat rrjedh nga një hulumtim empirik i realizuar nëpërmjet intervistave me përkthyes të letërsisë shqipe nga vendet si Gjermania, Austria, Mali i Zi, Rumani, Çekia, Suedia, Rusia dhe Holanda, si dh…