Artikujt Revista Botuesit Lëndët

30 rezultate

Faqja 1 / 3

Në përkujtim të mâ të vlertit ndër shkrimtarë të hershëm të shqipes, Pjetër Bogdanit, në 330-vjetorin e vdekjes

Evalda Paci
Çdonjëra prej veprave të letërsisë së vjetër shqipe ofroi për studimet albanologjike dhe për kujtesën historike kombëtare një sërë linjash studimore që zënë fill me hulumtimin e një konteksti kompleks për botën shqiptare të kohës në të cilën jetuan, që vijojnë më tej me të qenit një burim i pasur or…

Q. Murati, fjalor i fjalëve dhe shprehjeve nga trojet e Shqipes në Maqedoni, Shkup, 2015

Valter Memisha
Q. Murati veçohet për prurje shkencore, që rrokin disa fusha të gjuhësisë dhe trupëzojnë një punë shkencore profesionale të kurorëzuar suksesshëm. Ai tashmë është identifikohet si një leksikograf shumë prodhimtar në një rrugëtim 35-vjeçar (të cilin e ka nisur si bashkautor me veprën Fjalor i fjalëve…
OA Univers SQ

Vizioni arsimor i Medresesë së Nâltë të Tiranës

Haki Sahitaj
Pas shpalljes së pavarësisë, Shqipëria po përballej me kriza institucionale kombëtare dhe organizimi institucional i arsimit ishte një prej tyre. Elita intelektuale myslimane shqiptare nuk shihte rrugë tjetër veç arsimit si të vetmen shpresë për Shqipërinë për të përballuar sfidat e saj dhe për të e…
OA Univers SQ

Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90

Amb. Shaban Murati
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. Ky ndryshim përvijohet në këto rrethana të reja favorizuese: U prish Federata Komuniste Jugosllave, që kishte qenë burg …

Hajri Shehu, “fjalor me fjalë e shprehje popullore nga e folmja e ujemujës”, QSA, IGJL, Tiranë, 2016, 436 f.

Jani Thomaj
Në shekullin e ri, në kushtet e reja të Shqipërisë me ndërrimin e sistemit dhe me hapjen e plotë, kur ndikimi i globalizmit është i fuqishëm në të gjitha fushat dhe kur zhvillimi modern i ekonomisë, i shkencës, i kulturës dhe i jetës përgjithësisht sjellin ndryshime të thella edhe në gjuhë, kryesish…
OA Univers SQ

Shqipëria dhe shqiptarët në tekstet e shkollave osmane

Dr. Hasan Bello
Në tekstet shkollore të Perandorisë Osmane vihet re se janë pasqyruar të gjitha etapat e modernizimit dhe ideologjia zyrtare e kohës. Kështu, në periudhën e Tanzimatit (1839-1876) në tekstet dhe programet shkollore i kushtohet rëndësi e madhe identitetit osman të nënshtetasve të perandorisë. Kjo pol…
OA Univers SQ

Kontributi i Bushatllinjve në ndërtimin e hapësirës shkodrane (shek. XVIII-XIX)

Zenepe Dibra
Bushatlinjtë e Shkodrës që nga Mehmet pashë Plaku dhe deri tek Mustafa pashë Bushati kanë qenë inisiatorë të ndërtimit dhe rikonstruktimit të shumë veprave ndërtimore duke i dhënë Shkodrës vepra arkitektonike si xhami, ura, medrese, çezme, etj., disa prej të cilave janë edhe sot monumente të kulturë…
OA Univers SQ

Viron Kona, profil i një shkrimtari

Ibrahim Hajdarmataj
Artikulli “Profili një shkrimtari” bën fjalë për personalitetin dhe rrugën krijuese të shkrimtarit shqiptar Viron Kona, autor i më se 40 vëllimeve letrare: romane, përmbledhje me tregime, novela e poezi, si dhe i qindra artikujve me karakter studimorë, letrarë, arsimorë e socialë. Autori i artikulli…

Dosja 806 dhe procesverbali 6/VII/56 në arkivin e IGJL dhe lidhja e saj me realizmin socialist

Arian Leka
Përveç teksteve që janë botuar në formë monografish, artikujsh të veçantë apo përmbledhjet e tyre në libra teorikë e doracakë si edhe sprovat për sistemimin e një Historie të Letërsisë shqipe (shqiptare), përveç referateve të publikuar në shtypin letrar e politik të kohës e përtej veprave autoriale,…

“variacioni sintaksor në të folmet e shqipes: tipare dhe treva”, tryezë e rrumbullakët, 13 Dhjetor 2017

Anila Kananaj
Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë organizoi tryezën e rrumbullakët “Variacioni sintaksor në të folmet e shqipes: tipare dhe treva”. Kjo tryezë shkencore u mbajt si një hap vijues mbas konferencës së vitit të kaluar “Variacioni sintaksor në të folmet dhe dialektet e shqipes” në rrugën drejt përga…

Pse Albanon

Tomorr Plangarica · Akademia e Studimeve Albanologjike
I dashur lexues, Me iniciativën e një grupi qytetarësh elbasanas, po nis rrugën revista « Albanon », me dëshirën për të përcjellë më nga afër shkrime e punime në vite që flasin për vlerat, kulturën, traditat e qytetarinë e këtij qyteti. Të njohësh të shkuarën, do të thotë të jetosh m…