128 rezultate

Faqja 1 / 11
OA Univers SQ

"Pedagogjia" e Profesor Krajës, vepër me vlera të mirëfillta shkencore

Prof. as. dr. Arian KADIU
Kohët e fundit u vu në qarkullim libri “Pedagogjia” i specialistit të njohur të kësaj fushe, Prof. Dr. Musa Krajës, autor i 33 librave social-pedagogjikë dhe botimeve didaktike dhe historike, etj. Ai është autori me “këmbë në shkollë”, me aftësi teorike dhe aplikative, që prej disa dekadash veprimta…
OA Univers SQ

"Leximi i mendjes së Muslimanit" i Dr. Hassan Hathout, një reflektim filozofik bashkëkohor

Dr. Myslim HOTOVA
Autori i këtij libri, Dr. Hassan Hathout, personalitet enciklopedik egjipto-amerikan (mjek, shkencëtar, mësues, orator, mendimtar, poet, dijtar islam), kur shkroi këtë libër po mbushte 70 vjet.Duke qenë dy kulturash dhe dy gjuhësh, ai e kuptoi se Islami njihet gjërësisht në perëndim jo për atë që ës…

Zbatimi i standardeve për tekstet shkollore në leximin letrar 6 dhe 7

Arbnesha Mexhuani
Qëllimi i këtij studimi është të pasqyrojë në mënyrë objektive se në cilat njësi mësimore të teksteve shkollore Lexim Letrar 6 dhe 7 mungon zbatimi i standardeve për tekstet shkollore. Njëkohësisht, studimi ka për qëllim që në bazë të gjetjeve në tekstet e lartpërmendura, të bëhen edhe rekomandime p…

Terminologjia në tekstet shkollore si faktor i ngarkesës dhe i rezultateve të nxënësve në mësime (Biologji 6,7,8)

Ismet Potera
Terminologjia profesionale dhe shkencore e përdorur në tekstet shkollore, Biologji 6,7,8, sipas standardeve për tekstet shkollore të hartuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, duhet të jetë në pajtueshmëri të plotë me moshën dhe nivelin e zhvillimit të nxënësve të klasës përkatëse.…
OA Optime SQ

Asistentët e inteligjencës artificiale në praktikën ligjore: rritja e produktivitetit duke ruajtur ekspertizën njerëzore

Iris Shehaj
Revolucioni industrial shënoi një ndryshim thelbësor në histori, pasi puna fizike u automatizua gjithnjë e më shumë, duke çuar në zëvendësimin e fuqisë së muskujve me makineri. Megjithatë, në epokën bashkëkohore, një revolucion i ri është duke u zhvilluar – revolucioni i fuqizuar nga IA – i cili po …
OA Optime SQ

Analizë mbi vështrimin e psikologjisë pozitive dhe dimensionet e mirëqënies sipas Martin Seligman

Arbjola Halimi
Shumë studiues dhe kërkues të sotëm në shkencën e Psikologjisë, veçanërisht në ato disiplina të cilat janë të lidhura drejtpërsëdrejti me shëndetin mendor dhe shërimin kanë kuptuar se ka pasur një vëmendje të pamjaftueshme drejt aspekteve pozitive, kapaciteteve dhe fuqisë njerëzore të njerëzve pavar…
OA Optime SQ

Qasjet e inteligjencës artificiale dhe shkencës kompjuterike për klasifikimin e sinjalit eeg: Algoritmet dhe aplikimet

Aurela Qamili, Jozef Kola
Aplikimi i inteligjencës artificiale (AI) në shkencën mjekësore, veçanërisht përmes analizës së të dhënave të elektroencefalografisë (EEG), përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt kuptimit dhe interpretimit të kompleksitetit të aktivitetit të trurit të njeriut. Përdorimi i të dhënave EEG përfshin fu…